Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush do të fitojë. Por e paqartë është si do vazhdohet më tutje.
Koalicioni i madh që qeveris Gjermaninë, ai midis kristiandemokratëve, kristiansocialëve dhe socialdemokratëve mund të humbasë shumë në zgjedhjet europiane që pritet të mbahen ditën e dielë. Vërtet që zgjedhjet janë për parlamentin europian, por rezultati i tyre “do të ndiqet me vëmendje në nivel kombëtar,” thotë Ursula Münch, drejtoreshë e Akademisë për Formimin Politik në Tutzing. Ajo mendon se CDU, CSU dhe SPD do të pësojnë rënie. Prandaj nervoziteti është i madh.
“Këta janë ata që do të humbasin”
Sidomos socialdemokratët rrezikohen të kenë rënie tjetër. SPD pati marrë në zgjedhjet e fundit europiane 27 përqind, kësaj here në sondazhe ata kanë nivel më të ulët. Përveç kësaj, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, socialdemokratët nuk do të jenë më një nga dy partitë që marrin maksimumin e votave në zgjedhje që zhvillohen në nivel federate. Për SPD kjo do të ishte “dramë e pakrahasueshme”, thotë Ursula Münch. Partia më e vjetër e Gjermanisë do të shihet me syrin “këta janë humbësit”. Në parti do të shpërthejnë diskutimet e reja për personelin, drejtimin e partisë dhe pjesëmarrjen në Koalicionin e Madh.
Münch nuk mendon se SPD do të largohet nga qeveria. “SPD mund të nervozohet vetë ose të shohë se si mund t’i ngrejë nervat CDU-së.” Sepse edhe kristiandemokratët i ndjekin me shqetësim sondazhet. Disa prej tyre mendojnë se kursi konservator i shefes së re të CDU, dhe mbase pasardhëses së Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer është i gabuar, kurse të tjerët mendojnë se qëndrimi i gjatë i Merkelit në postin e kancelares e dëmton partinë, prandaj bëjnë thirrje për ndryshime. E sigurt është se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime në disa poste ministrash.
Ndryshim i kancelares pa zgjedhje të reja?
Pasigurinë e CDU e treguan edhe fjalët që dolën javën e kaluar. Shumë vetë mendojnë madje se Merkel mund të shkojë në Bruksel dhe postin e saj mund ta marrë Kramp-Karrenbauer. Merkel i përgënjeshtroi menjëherë këto fjalë, por Ursula Münch mendon se as SPD nuk do të pranonte ndryshimin e parakohshëm të kancelares. Pra ajo që mbetet janë zgjedhjet e reja, për t’i dhënë fund erës së Merkelit? “Nëse CDU fillon të humbasë nervat,” thotë Münch, atëherë do të ekzistonte edhe një mundësi tjetër. Në lojë do të futeshin Të Gjelbërit.
Këtë e konfirmon Ralf Fücks, drejtor i Qendrës për Modernen Liberale dhe ish-politikan i gjelbër. Në afrimin e Të gjelbërve me Aleancën liberale “Renaissance në Europë” të presidentit francez Macron, ai sheh një shanc që del nga “mënyra e moçme e të menduarit”. Kjo krijon mundësi për të patur “alternativë kundrejt Koalicionit të Madh”. Fücks mendon se si në Bruksel ashtu edhe në Berlin mund të ketë aleanca të Të Gjelbërve me liberalët dhe konservatorët ose socialdemokratët.
Fryma e kohës është e gjelbër
Presupozohet se Të Gjelbërit do të dalin shumë entuziastë nga zgjedhjet europiane, sepse për ta çdo gjë është duke ecur drejt triumfit. “Fryma e kohës i jep prioritet Të gjelbërve”, thotë Fücks. Lëvizja “Fridays for Future” e ka kthyer klimën në temë të rëndësishme të politikës në Gjermani. Të gjitha partitë kanë folur kohët e fundit për ambientin, por vetëm Të Gjelbërve u besohet se edhe do ta bëjnë atë që thonë. Münch mendon se sfida për partinë ekologjike do të jetë “të mos triumfojë dhe aq shumë”.
Por, çfarë do të bëjnë Të Gjelbërit në politikën e brendshme gjermane kur të marrin një rezultat të mirë në zgjedhjet europiane? Fücks beson se Të Gjelbërit do të marrin më shumë mbështetje për temat e tyre, të cilat duhet t’i fusin në axhendën politike. Por që vërtet të venë diçka në jetë, ata duhet të marrin pjesë në qeverisje. Sipas Ralf Fücks nuk mund ta imagjinojë që Të Gjelbërit “të kthehen në ndihmësa për të marrë shumicën në rast se do të ndryshohet kancelarja, pa zhvilluar zgjedhje të reja.”
Faktikisht në zgjedhjet europiane, Të Gjelbërit mund ta dyfishojnë rezultatin e marrë në zgjedhjet e fundit gjermane më 2017, prej 8,9%, duke lënë mbase mbrapa edhe socialdemokratët. Por meqenëse të gjitha partitë e tjera do të kenë rezultate më të këqija se 2017, Ursula Münch thotë shkurt dhe saktë: “Të Gjelbërit janë të interesuar të ketë zgjedhje të reja, por asnjë nga partitë e tjera.” As populistët e djathtë të Alternativa për Gjermaninë (AfD), që doli me fitim më 2017.
AfD është njollosur shumë
Dy vjet më parë përfituesi i frymës së kohës ishte AfD. Politika ndaj refugjatëve e Angela Merkelit, diskutimet për terrorizmin dhe sigurinë e brendshme përcaktuan atmosferën politike. Tema e refugjatëve, që ka qenë temë kryesore e AfD, ka humbur rëndësinë në Gjermani për shkak të rënies së numrit të migrantëve. Po ashtu AfD ka probleme të tjera si afera e sponsorizimeve të partisë, afërsia me ekstremistët e djathtë, “partia thjesht është njollosur shumë”, thotë politologia Münch. Kjo largon shumë zgjedhës.
Por zhvillimet e temave për AfD duhet të jenë mësim edhe për Të Gjelbërit, mendon Münch: “Pak kohë më parë ne nuk patëm menduar se tema e refugjatëve do binte kaq shumë.” Ralf Fücks mendon se Të Gjelbërit duhet të kenë kujdes që pas zgjedhjeve të justifikojnë “kthimin e tyre historik në urë lidhëse” midis “lëvizjeve për klimën dhe institucioneve politike”. Edhe pas zgjedhjeve është shumë e rëndësishme që brezi i ri të tregojë “aftësinë për të vepruar në demokraci parlamentare.”/ DW
Një makinë është përfshirë nga flakët, gjatë natës në qyteti...
Nga Bernd Borchardt, ambasador i OSBE * Këtë javë, Shqipë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 kWh energ...
Edhe e marta paraqitet një ditë e ngrohtë, por e lagësht.Mot...
DASHI 21. mars – 20. prillVenusi, perëndesha e dashurisë do ...
Një aksident i rëndë rrugorë ka ndodhur, pak minuta më parë,...
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqy...
Data 25 Maj është paralajmëruar për të qenë dita e protestës...
“Shpresa e të rinjve është vrarë!” Kjo ka qenë deklarata e i...
Kryeministri i “rilindjes”, Edi Rama, në këtë moment është p...
Pedagogu dhe gazetari Erion kristo ka reaguar ashpër ndaj Mi...
Mosmbajtja e fjalës nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe rev...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimi e një...
Moderatorja Dojna Mema është një nga personazhet e ekranit q...
“Qeveria vazhdon të ketë kontroll të plotë mbi universitetet...
Baby G është një nga reperet që ka qenë e përfshirë në shumë...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë ...
Në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më...
Moderatorja Almeda Abazi ka publikuar foton e parë si familj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...