web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagimi i fortë i Arben Malajt/ Ky është momenti, shqiptarët duhet të ulërasin

18 Maj 2019, 07:43, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media, sipas të cilit Shqipëria duhet t?i paguajë 110 milion euro biznesmenit italian Francesco Bechetti.

I ftuar në RTV Ora, Malaj tha se ?Nëse është e vërtetë që qeveria brenda një kohë të shkurtër është dënuar dy herë nga arbitrazhi ndërkombëtar, njëherë 50 milion euro për Bankers dhe 140 milion euro për një televizion ky është momenti që shqiptarët duhet të ulërasin. 200 milion euro është gati 80% e buxhetit që ka një vend me burimet e tij për investime.?.

Gjithashtu ai theksoi se nëse paguajmë këto gjoba, i bie që një vit të mos bëjmë asnjë investim publik. Është dëm jashtëzakonisht i madh.

Më tej, ish-ministri u shpreh se përplasja kokë më kokë e politikanëve kur duan të ruajnë karriget e tyre, i bën dëm popullit dhe se marrëveshja mes tyre është detyrim ndaj qytetarëve.

?Çfarë faji kanë shqiptarët? Kompromisi nuk i bën dëm vendit, por përplasja kokë më kokë e politikanëve kur duan të ruajnë karriget e tyre. Marrëveshja është e domosdoshme si detyrim ndaj shqiptarëve. Por duhet të jetë marrëveshje për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Një reformë politike që i jepet si mandat qeverisë tranzitore që ta implementojë sepse do të kemi shtyrje të zgjedhjeve, kjo do të ndodhë pavarësisht deklaratave kokëforte. Zgjedhjet lokale do të shtyhen shumë pak, por mandati i qeverisë do të jetë më i gjatë për të afruar dhe zgjedhjet e përgjithshme.?-tha Malaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga