Denoncimi i Fiks Fare/ Përgjegjësi i shërbimeve ndërtoi shtëpinë dhe mbetjet i hodhi buzë lumit
Të gjithë banorët e fshatit Leshnjë e hedhin plehun organik ...
Bashkë me thellimin e krizës politike, po vihet re një ankesë në rritje nga shumica në pushtet, se kriza po dëmton negociatat dhe turizmin në vend. Ka disa sinjale se disa rezervime janë anuluar, kryesisht nga turistë lindorë, për shkak të imazheve të protestave të dhunshme në Shqipëri, ashtu sikundër ka sinjale se hapja e negociatave, mund të bëhet më e vështirë.
Nuk bëj dot debat sa reale është kjo prirje, por e besoj që dikush dhe mund të trembet, kur shikon imazhe të tilla, dhe mund të kthejë mendje për pushimet në Shqipëri, ashtu si plot eurodeputetë mendojnë se Shqipëria erret e gdhihet nën flakët e molotovëve të Berishës.
Por detyra e shumicës në pushtet, dhe sidomos vet politikanëve përgjegjës të saj, përfshi dhe Edi Ramën, nuk është të vërë kujën për këtë gjë, por ta minimizojë si efektin, ashtu dhe mitin rreth këtij efekti.
Të bësh kauzë tënden si zyrtar i lartë i qeverisë, faktin që kundërshtari po të dëmton turizmin me protesta, do të thotë t?i hedhësh benzinë zjarrit, pasi kundërshtari nuk ka dalë në rrugë për të të rregulluar imazhin dhe as për të bërë Shqipërinë një vend të begatë. Ka dalë ekzaktësisht për atë që bën, për t?i vënë zjarrin.
Dhe nëse disa bomba molotov nuk djegin dot derën e blinduar të Kryeministrisë, mund të bëjnë dëme sporadike më tej, siç është puna e turizmit apo negociatave.
Detyra e qeverisë nuk është të vërë kujën për këto efekte, edhe pse nuk besoj se janë reale dhe të ndjeshme për industrinë e turizmit. Detyra e qeverisë është t?i kundërvihet kësaj prirje qaramane, për efektet negative të protestave në ekonominë shqiptare.
Është anormale që ministra, deputetë dhe vet kryeministri, të sillen si djem qaramanë në televizione, që ky Lulzim Basha po lë shqiptarët pa turizëm dhe pa hapje negociatash.
Ëndrra e Lulzim Bashës si krye-opozitar është pikërisht kjo. Ai nuk e fsheh që kërkon të dëmtojë Shqipërinë për të gjunjëzuar qeverinë.
Ndaj ky gjunjëzimi i qeverisë dhe qarja e saj në kor, për këto që po u bën Lulzim Basha, është shërbimi më i mirë që i bëjnë thellimit të krizës dhe vazhdimit të bombave molotov mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë.
Qeveria duhet të çmitizojë efektin e protestave, pasi realisht ky është më shumë mit, se sa realitet.
Ndërsa të shtunën para Parlamentit hidheshin molotov, në restorantin ngjitur tek ?Delano?, një grup turistësh zvicerianë bënin selfie me molotovët, pa e prishur terezinë, ndërsa të tjerë shëtisnin ose pinin në baret e Bllokut.
E vërteta është se protestat nuk janë popullore, nuk kanë prekur shoqërinë, nuk janë pjesë e shqetësimit të familjeve shqiptare. Ato janë një detyrë shtëpie e disa militantëve ekstremë të opozitës dhe objekt qarje nga disa politikanë të shumicës.
Mitizimi i tyre sikur ato po bëjnë namin mbi ekonominë shqiptare, është një gënjeshtër që buron nga dembelizmi i shumicës për të përballuar krizën dhe akoma më keq, nga gomarllëku i tyre për ta trajtuar Lulzim Bashën si një njeri që i dhimbset vendi dhe që po dëgjoi se po dëmtohet turizmi, nuk do hedhë më bomba molotov.
Mirë që turizmit i prishni punë kot pa arsye, po të paktën mos trimëroni kot Lulzim Bashën, se ai vet është më i dëshpëruar se çdo turist që vjen këtu, pasi është i vetmi turist që nuk i hapin derën askund.
Të gjithë banorët e fshatit Leshnjë e hedhin plehun organik ...
Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cil...
Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i ka konsideruar...
Ish presidenti i Republikës, Bamir Topi ka folur rreth libri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ndodhur në Br...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago SHBA, ku një 19-vje...
Pak orë më parë Enca Haxhia dhe Muharrem Ahmeti kanë publiku...
Këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një performancë të shkëlqy...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar sërish për zgjedhjet që po ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi menjëherë pas kthimit n...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar fshehjen e një ng...
Në vlerësim të sulmit të protestuesve të opozitës ndaj fasad...
Menaxheri i njohur Met Elshani është përfshirë ditën e sotme...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu në një postim në ...
Në Shqipëri zhvillimet politike vazhdojnë të mbeten të acarr...
Edhe pse nuk i përket botës së artit dhe u bë e famshme vetë...
Lideri demokrat, Lulzim Basha ka qenë i gatshëm për të negoc...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes n...
Pas fjalimit të ashpër të mbajtur në seancën e fundit Plena...
Bindja Demokratike do të kandidojë në zgjedhjet lokale me 27...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...