Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka një kod të pashkruar të të gjithë mashtruesve profesionisë (përjashto këtu delirantët, të sëmurët apo mitomanët): mos e shpërdoro gënjeshtrën kur nuk ke nevojë.
Pikërisht këtë ?urdhër? theu Edi Rama, të enjten, me paraqitjen e tij në ?Opinion?. Ai doli përpara publikut për të rreshtuar një seri të pavërtetash të frikshme.
Gazetarët i nxorën përpara dokumentet zyrtare të prokurorisë, të pranuara edhe vetë nga Vangjush Dako, ku ai dëgjohet duke bashkëpunuar për grabitjen e votave me trafikantë droge, Rama tha se kjo është thjeshtë një ?sallatë fjalësh?. Ata insistuan se pse prokuroria e përgjithshme po e varros këtë dosje, Rama u përgjigj se Arta Markun nuk e ka zgjedhur ai. Ata i kërkuan se përse nuk reflektonte së paku politikisht me shkarkim, Rama tha se nuk bëhet politikë me përgjime. Ata këmbëngulën se ai pati bërë të njëjtën gjë me videon e Metës në 21 janar, Rama lëshoi një pasthirmë të gjatë?
Por, ky nuk qe i vetmi episod, ku kryeministri u detyrua të gënjente rëndshëm.
Historia u përsërit dhe me shkrimin e tabloidit më të madh gjerman ?Bild?, që e etikentonte regjimin e tij si gangster dhe e implikonte vetë kryeministrin në përgjimet e dosjes 184. Ai u rrek të bindte publikun shqiptar se shtypi gjerman qenkësh aq i paaftë, sa artikujt t?ia diktonin kundërshtarët e vet shqiptarë. Madje shkoi edhe më tej. Kur iu përmend akuza e Blerina Gjylamentit se ky artikull ishte i blerë, ai u justifikua se ajo e kishte thënë këtë në kokë të vet.
Sikur të mos mjaftonin mashtrimet për Dakon, Arta Markun, përgjimet dhe Bild-in, ai i shtriu ato deri në Kosovë. Ai gënjeu edhe njëherë tjetër kur pretendoi se Ramush Haradinaj e kishte shpikur fabulën e presionit për heqjen e taksës. Megjithëse tashmë në shtyp kanë dalë edhe dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje, ai këmbënguli me kokfortësi në versionin e tij.
Natyrisht, askush nuk priste që Edi Rama të thoshte të vërtetën qoftë edhe për një nga këto tema që do të kishte qenë e mjaftë për të përligjur dorëheqjen e tij.
Ai nuk mund të pranonte as impikimin e trafikantëve në vjedhjen e zgjedhjeve, as akuzat e rënda të shtypit gjerman dhe as dyfytyrësinë epike që po tregon për Kosovën.
Por, është logjikisht e pakuptueshme se pse ai nuk iu përmbajt kodit të vjetër të mashtruesve: të mos gënjente pa pasur nevojë. Ta shmangte daljen në ?Opinion? për të mos u përballur me ato pyetje që do ta nxirnin zbuluar.
Në të gjitha vendet normale të rruzullit, nuk ka shef qeverie apo kryetar shteti, që shfaqet në një intervistë aq të gjatë, për të mos dhënë asnjë mesazh, për të mos përcjellë asnjë ide, për të mos shpalosur asnjë vizion për të ardhmen.
Rama bëri pikërisht këtë: Hapin e panevojshëm të paraqitjes publike për të mashtruar. Dhe fatkeqësisht ky ves i doli dy fish në pah, tani që shpallja e paqes për mos denigrimin e gazetarëve, nuk e mbron dot si më parë.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka kaluar gjysmëfinalen e Eurovizio...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Nga Klodian Tomorri * Katër vjet më parë qeveria shqiptare p...
Lorik Cana dhe Monika janë një nga çiftet më të komentuara d...
Gazetari Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një ironie therëse ka rera...
Festivali i Eurosong ka nisur me një tragjedi të rëndë.66-vj...
Disa ditë më parë, Arben Malaj, i cili ka qenë për disa kohë...
Ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij “Nocturn”, publiku...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme i ka drejt...
Kryeministri Edi Rama teksa fliste për çështjen e Kosovës dh...
Pasuria e politikanëve shqiptarë kap shifra të çmendura. Mi...
Akademiku, Artan Fuga ka akuzuar qeverinë për puç institucio...
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoli...
Kualifikimi i Jonida Maliqit në finalen e Eurovision i lumtu...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Astrit Patozi ka deklaruar sot se kandidatët e Bindjes Demok...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar mazhorancën ...
Astrit Patozi ka deklaruar sot se Bindja Demokratike është p...
Astrit Patozi ka komentuar vendimin e PD dhe LSI-së, për të ...
Të dhënat e 4 viteve tregojnë se 1 në 7 shqiptarë kanë vlera...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...