Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Akademiku, Artan Fuga ka akuzuar qeverinë për puç institucional ndaj Akademisë së Shkencave.
Fuga ka folur sot në një deklaratë për mediat duke iu drejtuar ambasadorit të BE-së në Tiranë, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreut të kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Sipas Fugës ka dyshime se Akademia e Shkencave është bërë monedhë shkëmbimi midis disa grupeve politikanësh dhe burokratësh në pushtet dhe grupit uzurpator të Akademisë të Shkencave.
Fuga shprehet se dyshimet i mbështet në fakte objective dhe dokumenta shkresore.
DEKLARATA E PLOTË E FUGËS
Skandal: Politika pushton Akademinë e Shkencave me puç institucional!
Komunikatë për median 17 maj 2019
Për njoftim: Komunitetit shkencor të vendit
Kryetarit të delegacionit të BE në Tiranë: z. Luigi SORECA
Presidentit: Z. Ilir Meta
Kryetarit të Këshillit të ministrave: Z. Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit: Z. Gramoz Ruçi
Kryetarit të opozitës: Z. Lulzim Basha
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton zyrtarisht se në datën 24 maj do të kryhen zgjedhjet për kryetar dhe ekipin e ri drejtues të saj.
Pa u ndaluar aktualisht te fakti që zgjedhjet atje bëhen si gjithmonë pa kandidatura konkurrente, dhe realizohen sipas parimit të qëmotit, si farsë, ku kryetarit bëhet nënkryetar dhe nënkryetari ribëhet kryetar, veçoj se kandidatura e vetme për kryetar të Akademisë të Shkencave është paraqitur ajo e z. Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate, e shpallur në 30 prill si parti aleate në koalicionin ASE të forcave politike qeveritare, një politikan karriere prej disa dekadash.
Kam dyshimin e arsyetuar dhe mbështetur në fakte objektive e dokumente shkresore zyrtare se Akademia e Shkencave është bërë monedhë shkëmbimi midis disa grupimeve politikanësh dhe burokratësh në pushtet dhe grupit uzurpator të Akademisë të Shkencave.
«Na jepni drejtimin e Akademisë të Shkencave, t?ju japim mbështetje për zgjedhjet e ardhshme politike për pushtetin lokal të 30 qershorit 2019!»
Është fare e qartë që në kushtet e degradimit të plotë të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të dështimit të procesit të reformimit të saj, politika ka vënë dorë, po merr drejtimin, po pushton duke uzurpuar edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë !
Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika ! Ndarja e pushteteve si vlera bazë e demokracisë po dhunohet aq fort saqë nuk do të ketë më asnjë dallim midis drejtimit politik dhe gjykimit shkencor!
Brenda javës që vjen ky kob shpallet fakt i kryer me mbështetjen e atyre akademikëve që e pranojnë këtë për të ruajtur thjesht interesat e tyre egoiste, në kundërshtim të plotë dhe të hapur me parimet dhe vlerat e shkencës, sidomos me moralin e saj.
Eshtë një ngjarje e paprecedent që nga koha e themelimit të kësaj akademie ! Edhe në periudhën e diktaturës, qoftë edhe formalisht, kurrë Akademia e Shkencave nuk ka pasur në krye të saj një njeri politik, madje as anëtar partie, por personalitete shkencore, madje të parreshtuara hapur me pushtetin e kohës!
Politizimi i shkencës nëpërmjet kapjes nga politika e Akademisë të Shkencës është një parametër që mat shkallën e politizimit të institucioneve dhe përbën një puç institucional, duke anashkaluar të gjitha ligjet dhe parimet demokratike, duke i treguar grushtin e politikës të gjithë komunitetit shkencor të vendit.
Nuk është rastësi pushtimi i pritshëm i shkencës shqiptare nga politika. Ai po kryhet në kushtet kur rrugën ja ka hapur vetë ministrja e arësimit qytetarja Besa Shahini duke lënë në mes të rrugës detyrën e vet institucionale dhe duke shpalosur platforma personale antiinstitucionale të pambështetura në asnjë ligj, ja ka hapur rrugën grupi i deputetëve socialistë kryesuar nga deputetja qytetarja Eglantina Gjermeni, që duke shpërfillur komunitetin shkencor të vendit shpall si iniciativë ligjore të vetën faktikisht dokumentin e formuluar nga grupi i kryesuar nga z. Skënder Gjinushi dhe me komplicitetin e drejtueseve të Komisionit parlamentar për edukim dhe mjetet e informimit publik, ku spikat përfaqësuesja e shumicës, qytetarja deputete Milva Ekonomi, ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, e opozitës së re, as nuk ndihet ta ndalojë farsën që bëhet nën hundën e saj.
Pas pushtimit të Akademisë të Shkencave nga ana e politikës, Kryetari i ri i kësaj akademie mund edhe të shpalli largimin nga kryesia e partisë së tij në aleancë me qeverinë, por kjo është tanimë pa asnjë vlerë edhe nëse ndodh !
Të gjitha procedurat e ndjekura prej muajsh kanë privilegjuar këtë akt pushtimi !
Duke qenë edhe kryetar i grupit reformues, caktuar po me urdhër politik nga ana e ministres të arsimit, Kryetari i pritshëm i Akademisë të Shkencave është në konflikt të hapur interesi që vetëm të marrët dhe uzurpuesit nuk do të duan ta shohin.
Reforma dhe marrja e pushtetit në Akademi bëhen kështu njësh !!! Kjo pikërisht e dështoi reformën e vërtetë të Akademisë të Shkencave në Shqipëri !
Në këto kushte, i angazhuar deri në fund për ta shpëtuar Akademinë e Shkencave nga rrënimi përfundimtar, pa interes të veçantë personal të asnjë lloji, pa konflikt interesi, u bëj thirrje krerëve të shtetit shqiptar që ta ndalin këtë aventurë fatkeqe,
i bëj thirrje opozitës ta denoncojë politikisht këtë akt të paprecedent në asnjë nga akademitë e shkencave të Europës a të Botës,
i bëj thirrje zotit Lugi Soreca si përfaqësues i BE në Tiranë të ngrejë zërin kundër kësaj katastrofe që po ndodh në mes të ditës kundër vlerave europiane të marrëdhënieve mes shkencës dhe politikës,
i bëj thirrje komunitetit shkencor të vendit :
Ngrihuni më këmbë për të mbrojtur jo thjesht dinjitetin tuaj, por për të bërë detyrën për të cilën na paguan shoqëria dhe i detyrohemi kombit !
Për sa më takon, në ditët në vazhdim do të publikoj faktet e pakundërshtueshme të këtij pushtimi fatkeq të politikës ndaj simbolit të rrënuar të shkencës dhe dijes kombëtare !
Me respekt,
Artan Fuga. / CNA.al
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoli...
Kualifikimi i Jonida Maliqit në finalen e Eurovision i lumtu...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Astrit Patozi ka deklaruar sot se kandidatët e Bindjes Demok...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar mazhorancën ...
Astrit Patozi ka deklaruar sot se Bindja Demokratike është p...
Astrit Patozi ka komentuar vendimin e PD dhe LSI-së, për të ...
Të dhënat e 4 viteve tregojnë se 1 në 7 shqiptarë kanë vlera...
Një elektricist ka humbur jetën në orarin e punës.Elektrici...
Gjatë kësaj të premteje do të keni mundësi që ta jetoni me m...
Me këngën “Ktheju Tokës” Jonida Maliqi u kualifikua dje për ...
Zinxhir njerëzor për të kujtuar fëmijët e humbur në Shqipëri...
A e dini se çfarë ndodh brenda avioneve aq luksozë që ne sho...
Reperja kosovare Loredana Zefi disa ditë më parë u përfshi n...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka qenë ...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot nga qytet...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka...
Bindja Demokratike ka dhënë alarmin sot se procesi zgjedhor ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...