Nga Bislim Ahmetaj/ Kjo nuk është Shqipëria që duam, kjo është Shqipëria e ëndrrave të Edi Ramës
Mbrëmë natën Tirana më ngjau me Rripin e Gazës. Qindra fëmij...
Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vet, nëse do jetë e dhunëshme, apo paqësore. Partia Demokratike e ka deklaruar paraprakisht dhe e ka mbajtur fjalën, që protesta do të jetë e dhunëshme dhe këtu nuk ka më nevojë për debat.
Është kohë e humbur të diskutojmë pse i vunë zjarrin derës kryeministrisë, ballkonit Kuvedit, apo dhe protestuesve të tyre padashje. Ata e kishin objektivin shumë më të madh se kaq. Kishin objektiv të rrëzonin qeverinë me dhunë. Prandaj nuk ja vlen të diskutojmë arsyet e dhunës. Ato janë bërë publike nga vet atorët. Ajo është një dhunë e vetëdijshme , e orientuar dhe e përdorur si instrument force për nevoja politike. Biles Basha ka shkuar deri larg, duke imituar Ku Klus Klanin dhe duke kërcënuar ambasadorin e OSBE në Shqipëri, të cilit i kanë shkuar deri në rezidencën e banimit, për ta bërë të ndjehet i pasigurtë për jetën. Ndaj nuk kemi çfarë diskutjmë për arsyet e dhunës së motivua politikisht.
Ajo që duhet të diskutojmë është ankesa nga dhuna e policisë.
Në të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës nga protestuesit, dhuna e policisë ka qenë propocionale, një shkallë me e ulët se dhuna e protestës. Protestuesit qëlluan me bomba molotov, ata me gaz lotsjellës. Bomba molotov të merrë jetën, gazi lotsjellës maksimumi nuk të lë, të këndosh Himnin e Flamurit në fund.
Protestuesit qëlluan me kapsolla të rrezikshme dhe gurë mbi policët, kurse policët rrahën vetëm një protestues, organizatorin e tyre, pas një dialogu të zgjatur mbi mos përdorimin e kundragazit dhe distancën që duhet të mbante nga policia.
Për gazetarët që u rrahën nga demonstruesit nuk u tha asnjë fjalë, biles as nga ata organizatorët e protestës kundër rojes Arta Markut, që ka pas shtyrë një ditë një reporter. Opozita jonë duket se e ka legjitime të drejtën për dhunë ndaj institucioneve, shtypit, apo policisë. Tani i gjithë debati është pse policia ka rrahur një demonstrues?
Kjo nuk është dinjitoze për opozitën, në rradhë të parë. Kur përgatit turmat që do ushtrosh dhunë, që do marrësh pushtetin me dhunë, që do rrëzosh kryeministrin me dhunë, kur kërcënon personalisht policët, kur i qëllon me molotov apo kapsolla e gurë, duhet të jesh i përgatitur që do ta kthejnë dhunën. Fati e do që kjo polici është profesionale dhe e ka dhunën, një shkallë më poshtë se protestuesit. Por mudn të ndodhte të ishte Ministër i Brendëshëm Lulzim Basha dhe sot Sahit Dollapin e kishe në varrezat e Tropojës, nën thirrjet e Sali Berishës, ?Sahit, Sahit, ti je gjallë?.
Mund të ndodhte të ishte kryeministër Sali Berisha dhe sot Presidenti dhe Kryeprokurori do shpelleshin puçist, ndërsa të vrarët (nënkupto Sahitin) do shpalleshin kokpalarë.
Pra Partia Demorkatike nuk është se nuk ka përvojë në dhunën dhe në heronjtë e dhunës. Ajo e di kush nderohet dhe kush ndëshkohet kur ka dhunë. Ndaj është pak e çuditëshme që ata ankohen për shkopinjtë e policëve, si për një fatëkeqësi që nuk e prisnin.
Një betejë e tillë e paralajmëruar si luftë, natyrisht që do pak kurriz. Do pak shtyllë kurizore, do pak nerva dhe qetësi, por mbi të gjitha do që të mbash dhe pak përgjegjësi. Për fat janë të gjithë gjallë, dhe Lulzim Basha është i lirë të kërkoj sërisht gjak dhe dhunë për të hënën në mbrëmje.
Nuk i rekomandoj të tërhiqet nga dhuna, por nga ankesat për dhunën. Shpresa e tij se do vdes patjetër dikush dhe ai nuk do jetë i vetmi ministër i brendëshëm që ka vrarë në demokraci, nuk do të realizohet. Por që dhuna do të marrë përgjigje, për këtë duhet të jetë i përgatitur. Se mbi të gjitha burrit nuk i ka lezet të ik me vrap nga fronti i dhunës që përgatit dhe kërkon vet. Ai duhet të përballet me dhunën që kërkon dhe duhet me pas respekt, nëse i reziston. Por kjo që na detyrojnë të qajmë për qaramanët, është pak si tepër. Bëhuni trima, durojeni dhunën dhe pastaj së paku tu respektojmë si të fortë. Se për sprint në 100 metra, kemi kampion, nuk ja vlen ti zbulojmë në protesta./Tema
Mbrëmë natën Tirana më ngjau me Rripin e Gazës. Qindra fëmij...
Avokati i njohur Sartak Ngjela ka reaguar përmes një postim...
Ditën e sotme, moderatorja Fiori Dardha ka bërë një dedikim ...
Negociatat traumatike për Presidentin e Republikës rrëfehen ...
Psikologia Denada Toçe ka reaguar pas deklaratave të kryemin...
Policia e Shtetit ka goditur dy grupe të trafikut të drogës ...
Pas konferencës së dhënë në Kosovë ku u pyet në lidhje me ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për ngjarjen e 21 janarit...
Modelja Karrueche Tran është një nga modelet dhe aktoret më ...
Gjatë konferencës për media, kryeministri Edi Rama ka rikthy...
Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka folur pa dorashka ...
Mëngjesin e sotëm, Kryeprokurorja Arta Marku është takuar me...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot ka pasur një takim me ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij lidhur me protest...
Kryeministri, Edi Rama ka folur sot në një takim me gazetarë...
Ish deputeti demokrat Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratë...
Kryeministri Edi Rama nga konferenca për media i ka dërguar ...
Sot, gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë në Tiranës,...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat lidhur me prot...
Ish Miss-i shqiptar Valbona Selimllari ka publikuar mbrëmjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...