web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëzimi i Edi Ramës/ Lulzim Basha nuk lodhet së gënjyeri

12 Maj 2019, 12:39, Aktualitet CNA

Sot, gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë në Tiranës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nesër rrëzohet Edi Rama.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pasi nesër është lajmëruar protesta e pestë e Opozitës jashtë Kuvendit.

Në fakt, deklaratat e Bashës për rrëzimin e Ramës, tashmë duket se askush nuk i merr seriozisht.

Jemi mësuar që në çdo prag proteste të dëgjojmë nga Basha, se do të jetë fundi i Edi Ramës dhe në çdo përfundim proteste, të dëgjojmë frazën “Rama ka rënë”.

Risjellim në vëmendje disa nga herët kur Basha ka “rrëzuar” Ramën me daklaratat e tij.

Me 15 shkurt një ditë para protestës së 16 shkurtit, Basha me anë të një postimi në rrjetet socialiste, paralajmëroi rënien e Ramës.

?Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si çdo popull Europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg. Nuk vuan populli”, ka shkruar ndër të tjera Basha.

Pas përfundimit të protestës së 16 shkurtit, Basha bëri ftesë që protestën tjetër t’i jepnin fund Ramës.

“Mirënjohje çdo shqiptari për protestën madheshtore sot! Të enjten në orën 10:00 i japim goditjen e fundit ketij sistemi të kalbur”, deklaroi Basha.

Me 21 shkurt, kreu  demokrat Basha mbajti një fjalim të gjatë, ndërsa kërkoi ndihmën e Zotit për rrëzimin e Ramës.

“Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim do vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit: Rama ik! T?ju dëgjojë bota!  “, është shprehur Basha.

Me 13 mars gjatë një takimi me strukturat e PD  në Dibër, Lulzim Basha, i ftoi qytetarët që të vinin në Tiranë me 16 Mars për të rrëzuar Ramën.

?Duhet ta rrëzojmë një orë e më parë. Më 16 mars të rrëzojmë qeverinë e krimit? u tha Basha dibranëve.

Një ditë para protestës së 13 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një takimi  me strukturat në Kukës, Has dhe në Tropojë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestë tha se e shtuna e 13 prillit do të ishte fundi i Ramës.

“E shtuna e 13 prillit do të jetë goditja e fortë ndaj Edi Ramës, e hajdutëve dhe e oligarkëve, zgjedhje te parakohshme. Qytetarët po përgatiten për një bashkim mbarëkombëtar, për ti hapur rrugë Shqipërisë europiane, zgjidhje politike” deklaroi ai.

Pra, realiteti flet ndryshe. Rama pavarësisht protestave, dhe mënyrën se si kanë shkuar ato vijon të qëndrojë në krye të Qeverisë.

Rënia e Ramës, duket se është një përrallë që i beson vetëm Basha, pasi demokratët  dhe opozitarët e vërtetë ka kohë që nuk i besojnë më./CNA.al





Lajmet e fundit nga