web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim të një mandati tjetër/ Fatos Tushe me pasuri nga Durrësi në Velipojë

12 Maj 2019, 10:12, Aktualitet CNA

Partia Socialiste ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar bashkish dhe komunash.

Për Bashkinë Lushnje do të kërkojë një mandat tjetër, kryetari aktual, Fatos Tushe.

Tushe ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje edhe përgjatë vitet 2007?2009, më tej ai është zgjedhur deputet në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Më pas dorëheqjen sepse kandidoi për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku edhe arrititi të fitonte.

Gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Lushnjës ai shenjëstruar nga Opozita.

Në vitin 2016 Tushe iu bë pjesë e një ngjarje të pakëndshme me një tregëtare, të cilën u tha se e kërcënoi, për shkak se ajo nuk pranonte të largohej nga vendi ku shiste.

Më pas në media u raportua se ai e ftoi në zyrën e tij, gruan që kërcënoi .

Për ngjarjen pati reagime edhe nga Avokati i Popullit dhe Partia Demokratike, ndërsa kryebashkiaku në atë kohë u shpreh i penduar për veprimet e tij.

CNA.al do të hedhë dritë mbi pasuritë e të gjithë kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash.

Kandidati socialist për Bashkinë e Lushnjës, Fatos Tushe rezulton se në vitin 2010, kohën kur ka qenë deputet kishte në pronësi një shtëpi banimi 2-katëshe me sipërfaqe 118 m2, një apartament me sipërfaqe 60 m2 në Durrës, një tjetër apartament 70.38 m2 në Lushnjë.

Gjithashtu ai rezulton bashkëpronar me 50% i një toke me sip. 500 m2 në Voskopojë, blerë më 26.04.2006, në vlerën 1 500 000 lekë, pronar me 100% i një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 1 720 590 lekë, pronar me 100% i një lokali me sip. 79 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 4 752 680 lekë, pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, blerë më 23.01.2006, në vlerën 850 000 lekë. Për më tepër rezulton se ka dhënë hua 70 000 euro një personi.

Më vonë ka deklaruar se dy prej lokaleve dhe makinave i ka shitur.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Fatos Tushe, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Pronar me 100% i një shtëpie banimi 2-katëshe me sip. 118 m2 në Lushnjë e hipotekuar, në vlerën 3 500 000 lekë.

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 60 m2 në Durrës, blerë më 10.04.2004, në vlerën 1 900 000 lekë.

Pronar me 100% i një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 1 720 590 lekë.

Pronar me 100% i një lokali me sip. 79 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 4 752 680 lekë.

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 70.38 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 2 822 731 lekë.) Bashkëpronar me 50% i një toke me sip. 500 m2 në Voskopojë, blerë më 26.04.2006, në vlerën 1 500 000 lekë.

Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, blerë më 23.01.2006, në vlerën 850 000 lekë.

Dhënë hua në vlerën 70 000 euro një personi fizik nëpërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 31.12.2009 për shumën 40 000 euro dhe një kontrate tjetër huamarrje nënshkruar më 12.03.2010 për shumën 30 000 euro.

Kredi bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.

Viti 2010

Paga dhe shpërblime neto si Kryetar i Bashkisë Lushnje në vlerën 1 998 429 lekë.

Interesa në vlerën 7 200 euro nga kontrata e huasë dhënë një personi fizik nepërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 31.12.2009 për shumën 40 000 euro.

Interesa në vlerën 4 050 euro nga kontrata e huasë dhënë një personi fizik nepërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 12.03.2010 për shumën 30 000 euro.

Bashkëshortja paga dhe shpërblime në vlerën 151 840 lekë.

Të ardhura në vlerën 1 767 566 lekë nga shitja e një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnje.

Të ardhura në vlerën 400 000 lekë nga shitja e një veture tip Mercedes Benz.

Të ardhura në vlerën 1 767 566 lekë nga shitja e një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnje.

Të ardhura në vlerën 400 000 lekë nga shitja e një veture tip Mercedes Benz.

Detyrime të paguara në vlerën -12 650 euro për një kredi bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.

Detyrime të paguara në vlerën -800 euro për sigurimin e një kredie bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën -467 219 lekë.

Viti 2011

Paga dhe shpërblime neto si Kryetar i Bashkisë Lushnje në vlerën 610 365 lekë.

Bonuse për transportin në vlerën 180 000 lekë.

Bonuse për telefonin në vlerën 60 000 lekë.

Shpërblime si anëtar i KRRT në vlerën 5 400 lekë.

Interesa në vlerën 7 200 euro nga kontrata e huasë dhënë një personi fizik nepërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 31.12.2009 për shumën 40 000 euro.

Interesa në vlerën 5 400 euro nga kontrata e huasë dhënë një personi fizik nepërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 12.03.2010 për shumën 30 000 euro.

Bashkëshortja paga dhe shpërblime në vlerën 151 200 lekë

Detyrime të papaguara në vlerën 161 175 euro për një kredi bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.

Detyrime të paguara në vlerën -9 721 euro për një kredi bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 904 582 lekë.

Të ardhura nga bonusi për transportin si Kryetar Bashkie 300 000 lekë.

Të ardhura nga bonusi për telefonin si Kryetar Bashkie 100 000 lekë.

Të ardhura nga interesat për 1 800 euro dhe 1 350 euro për dy kontrata huaje përkatësisht në vlerat 40 000 euro dhe 30 000 euro.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga 201 600 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 14 582 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 12.2.2008

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 122 325 lekë.

Të ardhura nga bonusi për transportin dhe telefonin si Kryetar Bashkie 517 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 23 760 lekë.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga 151 200 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 15 772 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 4.03.2008.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 1 115 742 lekë.

Të ardhura si bonus për shpenzime telefoni, 119 000 lekë.

Të ardhura si bonus për shpenzime transporti, 360 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, Fier, 83 160 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste laboratori në klinikën ?Nertila?, 94 259 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 183 000 euro, me afat 20 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 140 353 euro.

Shpenzime për sigurim prone dhe jete, 767 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Lushnje, 1 238 754 lekë.

Të ardhura nga shpenzime të rimbursueshme për telefon dhe transport, 480 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerta Tushe, të ardhura nga paga, 56 968 lekë.

Të ardhura nga shitja e veturës tip Daimler Chrysler, 3 500 euro.

Shlyer në vitin 2016 -15 560 euro për kredi bankare marrë më 04.03.2008 me principal 183 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe këst mujor 1 256 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 125 736 euro.

Viti 2017

Të ardhura neto të vitit me vlerë 1 301 796 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Lushnje

Të ardhura me vlerë 120 000 Lekë nga rimbursimi i shpenzimeve për telefon.

Të ardhura me vlerë 360 000 Lekë nga rimbursimi i shpenzimeve për transport.

Është shlyer shuma prej 15 800 Euro për kredinë e marrë pranë NBG Bank, me principal 183 000 Euro, me këst mujor 1 256,12 Euro dhe afat 20 vjeçar. Kredia është marrë në datë 04.03.2008 dhe gjendja e mbetur e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 116 765,11 Euro./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga