web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Hetoja, miliarderi i AKU/ Kursen para në Kanada dhe "bllokon" bankat në Shqipëri

4 Maj 2019, 10:23, Aktualitet CNA

Me 28 janar 2019, Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku i preu “kokën”, Drejtorit të  KESH-it, Agron Hetos, ndërsa emëroi në vend të tij Benet Becin.

Hetoja drejtoi KESH-i, më shumë se 5 vite që, që nga viti 2013.

Gjatë kohës që ka qenë në krye të KESH-it, nuk kanë munduar akuzat për korrupsion dhe skandale,

Në media, është dhënë alarmi për korrupsion në tendera, por për hetime nuk fol asnjëherë. Në këtë mënyrë, Hetoja ka shpëtuar nga llogaridhënia para drejtësisë.

Emri i Hetos është lakuar për keqmenaxhimin e të ardhurave, nëpërmjet manipulimit të tenderave dhe depozitimit të energjisë, duke favorizuar dy kompani, shqiptaren GSA dhe atë serbe EFT.

Gjashtë muaj më parë nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, u hodhën hije dyshimi të forta se tenderat shumëmilionëshe të korporatës shqiptare kanë qenë të trukuar për të favorizuar dy kompani private, një vendase dhe një serbe.

Kujtojmë se në vitin 2018, mediat raportonin se Drejtori i KESH-it, Agron Hetoja shiti lirë dhe e bleu shtrenjtë në bursë energjinë.

Sipas të dhënave, Korporata Elektroenergjetike shqiptare ka shitur më shumë se 400 mijë megavat/orë energji tek tregtarët privatë. KESH e shiti energjinë tek tregtarët me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT.

Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë.

Nuk janë të pakta skandalet ku lakohet emri i Hetos, i cili tashmë mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së.

AKU, ka qenë institucioni më i përfolur në lidhje me sigurinë ushqimore.

Në media u raportua se perimet me hormone që dëmtojnë rëndë shëndetin e njerëzve janë hedhur në treg, por edhe produkte të tjera ushqimore, tek të cilët përdorej pluhur tulle apo allçi.

Deri më tani nga AKU, gjithçka është mohuar. Por derisa  asgjë nuk faktohet  me analiza, dyshimet bien mbi AKU -në, por automatikisht edhe mbi Agron Heton.  Nëse vërtet ka në treg produkte që rrezikojnë jetën e qytetarëve, atëherë kemi të bëjmë me gjenocid, ku përgjegjësi të drejtpërdrejtë ka dhe AKU.

Prokuroria e shtetit ka lajmëruar se ka nisur hetimet për këtë skandal, ndërkohë që Agron Hetoja nuk duhej të kishte heshtur, por të kishte dalë dhe sqaruar qytetarët.

CNA.al ka ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë deklaruar nga Hetoja i heshtur, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ndërkohë që Hetoja punonte në KESH, gruaja e tij punonte në OST, pra, familjarisht në një kompani.

Në vitin 2013, sëbashku me bashkëshorten ai ka deklaruar tetë llogari bankare, madje deri në Kanada, në shumat 18 005 euro,  28 125.47 euro, 41.61 euro, 10 965 CAD, 18 005 euro, 18 619.85 euro dhe 18 085.85 euro.

Ndërsa në vitin 2014, llogaritë e tij bankare janë shtuar, duke shkuar në 18.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagënsi administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh.a. shuma 2 786 043 lekë, të ardhura të përfituara si shpërblim nga funksioni si anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2015, shuma 102 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare, 2 340.62 euro, të ardhura nga paga e bashkëshortes, Anila Heto nga  puna në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST, shuma 1 041 082 lekë si dhe të ardhurat nga interesat bankare në emër të bashkëshortes,1 521.9 euro.

Po në vitin 2015, ka deklaruar 16 llogari bankare.

Ndërsa në vitin 2016, përveç pagave dhe interesave bankare, ka deklaruar edhe 18 llogari bankare, përfshirë edhe vajzën.

Në vitin 2017, se ka blerë apartament dhe garazhe, por nuk thotë vlerën në total dhe sipërfaqet. Vetëm deklaron se ka përdorur për pagesat e kësaj pasurie të patundshme fondet në shumat 19 241.01euro, 18 378 euro, 17 859.26 euro, 17 994.49 euro, 10 000 euro, 28 799.93 euro, 21 000 euro.

Hetoja ka deklaruar ndryshime gjendje depozite për shkak të pagesave për një Kontratë Sipërmarrje, por nuk kanë përshkruar Objektin e Sipërmarrës, Vlerën e të Drejtave Reale dhe palën Kontrakture në Sipërmarrje.

Por, sërish nuk kanë mbetur pa llogari bankare. Heton deklaron të tjera shuma në banka. Kështu, gjendja e depozitës bankare në Societe General është 17 906.14 euro, gendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 42.2 euro, gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank of Canada është pakësuar në 15 628.8 CAD, gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 1 641 280.38 lekë.

Gjithashtu, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 30 000.43 euro si rrjedhojë e pagesës pjesore për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe). Gjendja më 31.12.2016 ishte 43 828.6 euro).  Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, ka në llogari 17 863.77 euro.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Pronar i një apartamenti në Tiranë me sip. 143.45 m2 blerë me 39 000 dollarë kursime nga puna në FAO për periudhën 1995-2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 në vlerën 25 000 000 lekë. Vlera 5 460 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 18 592.53 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Credins, kursime nga puna, është 17 500.27 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, kursime nga puna, është 17 500 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Societe General, kursime nga puna, është 17 500 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank, kursime nga puna, është 17 501.17 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat (e përbashkët me mbesën), në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 18 988.48 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), kursime familjare, është 27 458.44 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), kursime familjare, është 21 680 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank, kursime nga puna, është 41.55 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë RBC-Royal Bank of Canada, kursime nga puna, është 10 360.03 CAD.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank, kursime nga puna, është 17 501.17 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins, kursime familjare, është 18 051.29 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, kursime familjare, është 17 502.75 euro.

Pronar i një veture tip ‘BMË 211 E 220 CDI’ blerë në qershor 2010 me kursime nga puna, vlera 4 000 000 lekë

Viti 2013

Të ardhura nga marrëdhënia e punës me Komisionin Europian (Bruksel, Belgjikë), në funksionin e Menaxherit për Shqipërinë të Fondit të Projekteve të Infrastrukturës (IPF-së), shuma 6 408 920 lekë.

Të ardhura nga paga neto dhe shpërblime si administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH sh.a për periudhën 30.09.2013-31.12.2013, shuma 602 622 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga paga neto dhe shpërblime në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST, shuma 168 899 lekë.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank pas shtesës me 503.83 euro interesa, është 18 005 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), pas shtesës me 667.03 euro interesa, është 28 125.47 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank, është 41.61 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë RBC-Royal Bank of Canada, është 10 965 CAD.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank pas shtesës së interesave, është 18 005 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins pas shtesës me 568.56 euro interesa, është 18 619.85 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank pas shtesës me 583.1 euro interesa, është 18 085.85 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga neto dhe shpërblime si administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH sh.a për 2014, shuma 2 202 820 lekë.

Të ardhura neto të përfituara si shpërblim nga funksioni si anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2014, shuma 108 000 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesat bankare për vitin 2014, shuma 2 499.1 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga paga neto dhe shërblime nga puna në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, OST, për vitin 2014, shuma 1 138 079 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga interesat bankare për vitin 2014, shuma 1 349 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank pas shtesës me 363.23 euro interesa, është 18 996.03 euro.

Gjendja depozitës bankare me afat në Credins është 17 500.87 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2014 prej 535 eurosh është tërhequr.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, e pandryshuar 17 500 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2014 prej 567.1 euro është tërhequr.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Societe General Bank, e pandryshuar 17 500.85 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2014 prej 457 euro është tërhequr.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank është pakësuar në 17 500 euro pas tërheqjes së 940 eurove.

Gjendja e depozitës bankare me afat (e përbashkët me mbesën) në Intesa Sanpaolo Bank pas shtesës me 368.87 euro interesa, është 19 398.33 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), pas shtesës me 442.98 euro interesa, është 28 568.45 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), pas shtesës me 843 euro interesa, është 22 523 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank, është 41.69 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank Of Canada, është 10 966.62 CAD.

Gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanapaolo Bank, është – 65 282.21 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank, llogari e krijuar për shlyerjen e një borxhi nga një person i dytë, është 13 000 euro.

Gjendja cash, tërhequr nga llogaria rrjedhëse e pagës, 696 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credit Agricole Bank, është 17 500 euro. Llogaria është pakësuar pas tërheqjes së 940 eurove.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins Bank është 19 022.04 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank është 17 503.64 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2014 prej 409 euro është tërhequr.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanpaolo Bank më 31.12.2014 është 103 986.05 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna si administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh.a për vitin 2015, shuma 2 786 043 lekë.

Të ardhura neto të përfituara si shpërblim nga funksioni si anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2015, shuma 102 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare për vitin 2015, 2 340.62 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST, për vitin 2015, shuma 1 041 082 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga interesat bankare 1 521.9 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank pas shtesës me 209.61 euro interesa, është 19 205.64 euro.

Gjendja depozitës bankare me afat në Credins, e pandryshuar 17 500.87 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2015 prej 282.82 eurosh është gjendje në bankë.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank pas shtesës me 342.82 euro interesa, është 17 842.82 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Societe General Bank pas shtesës me 267.84 euro interesa, është 17 768.25 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve (ish Credit Agricole Bank), pas shtesës me 152.25 euro interesa, është 17 652.25 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat (e përbashkët me mbesën) në Intesa Sanpaolo Bank, pas shtesës me 214.05 euro interesa, është 19 612.38 euro, pjesa takuese 50 %.

7) Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), pas shtesës me 146.5 euro interesa, është 28 714.95 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), është pakësuar në 21 000 euro pasi nga kjo llogari janë tërhequr 1 810 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është 3 541.69 euro, shtesa ka ardhur pas një pagese borxhi prej 3 500 eurosh të bërë nga personi I.M.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank Of Canada, është 16 224.52 CAD.

Gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanapaolo Bank, është 1 250 844.3 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është 16 000 euro. Llogaria është shtuar me 3 000 euro pas shlyerjes pjesore të borxhit nga një person tjetër.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve (ish Credit Agricole), pas shtesës me 152.25 euro interesa, është 17 652.25 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins Bank, pas shtesës me 242.53 euro interesa, është 19 264.57 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank, pas shtesës me 148.87 euro interesa, është 17 652.51 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank, kursime familjare, është 18 025.95 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna si administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh.a për vitin 2016, shuma 3 386 412 lekë.

Të ardhura neto të përfituara si shpërblim nga funksioni si anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2016, shuma 102 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare për vitin 2016, shuma 746.32 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, për vitin 2016, shuma 1 300 735 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga interesat bankare, shuma 293 euro\

Gjendja e depozitës bankare me afat në Intesa Sanpaolo Bank, pas shtesës nga interesat, është 19 229.93 euro.

Gjendja depozitës bankare me afat në Credins Bank nuk ka pandryshuar, është 17 500.87 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2016 prej 298.07 eurosh është gjendje në bankë.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank pas shtesës me 151.67 euro interesa, është 17 994.49 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Societe General Bank pas shtesës me 137.15 euro interesa, është 17 905.84 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve (ish Credit Agricole Bank), nuk ka ndryshuar, është 17 652.25 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat (e përbashkët me mbesën) në Intesa Sanpaolo Bank pas shtesës me 24.84 euro interesa, është 19 637.22 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e depozitës bankare me afat në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), pas shtesës me 84.98 euro interesa, është 28 799.93 euro.

Gjendja e depozitës bankare me afat në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili), nuk ka ndryshuar, është 21 000 euro. Interesi i përfituar gjatë vitit 2016 prej 160.65 euro është tërhequr.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank pas shtesës me 0.47 euro, është 3 542.16 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank Of Canada, është pakësuar në 15 725.15 CAD.

Gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanapaolo Bank, është shtuar në 1 967 655.88 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është shtuar në 43 828.6 euro. Shtesa prej 28 000 eurosh është si rrjedhojë e 16 000 eurove të përfituara nga shitja e makinës dhe 12 000 eurove nga shlyerja pjesore e një borxhi.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve (ish Credit Agricole) nuk ka ndryshuar, është 17 652.25 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Credins Bank pas shtesës me 98.26 euro interesa, është 19 362.83 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Veneto Bank pas shtesës me 71.92 euro interesa, është 17 724.43 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank në emrin e vajzës, është 10 548.12 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së pagës në BKT është 231 258.52 lekë.

Vajza, Znj. Arnela Hetoja, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është 10 619.05 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna si administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh.a për vitin 2017, shuma 3 480 153 lekë.

Të ardhura neto të përfituara si shpërblim nga funksioni si anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2017, shuma 102 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare për vitin 2016, shuma 0.3 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga paga neto dhe shpërblime nga puna në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, për vitin 2017, shuma 1 347 280 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, të ardhura nga interesat bankare, shuma 311.52 euro.

Depozita bankare në Intesa Sanpaolo Bank është prishur dhe fondi 19 241.01 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Depozita bankare në Credins Bank është prishur dhe fondi 18 378 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Depozita bankare në Veneto Bank është prishur dhe fondi 17 994.49 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Gjendja e depozitës bankare në Societe General është 17 906.14 euro.

Depozita bankare në ABI është prishur dhe fondi 17 859.26 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Depozita bankare në Intesa Sanpaolo Bank është prishur dhe fondi 10 000 euro që ishte si pjesë takuese prej 50 % e depozitës + shtesa nga llogaria rrjedhëse po në këtë bankë, është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Depozita bankare në BKT (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili) është prishur dhe fondi 28 799.93 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Depozita bankare në Union Bank (e përbashkët me bashkëshorten, 50 % secili) është prishur dhe fondi 21 000 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 42.2 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në RBC-Royal Bank of Canada është pakësuar në 15 628.8 CAD.

Bashkëshortët kanë deklaruar ndryshime gjendje depozite për shkak të pagesave për një Kontratë Sipërmarrje, por nuk kanë përshkruar Objektin e Sipërmarrës, Vlerën e të Drejtave Reale dhe palën Kontrakture në Sipërmarrje.

Gjendja e llogarisë së pagës në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 1 641 280.38 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është pakësuar në 30 000.43 euro si rrjedhojë e pagesës pjesore për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe). Gjendja më 31.12.2016 ishte 43 828.6 euro).

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e depozitës bankare me afat në Bankën Amerikane të Investimeve është 17 863.77 euro.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, depozita bankare në Credins Bank është prishur dhe fondi 19 362 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, depozita bankare në Veneto Bank është prishur dhe fondi 17 873.78 euro është përdorur për pagesa pjesore, për kontratë sipërmarrje (apartament + garazhe).

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së kursimit në Intesa Sanpaolo Bank në emër të vajzës, Znj. Ardea Hetoja është 10 693.27 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Anila Hetoja, gjendja e llogarisë së pagës në BKT është 286 354.87 lekë.

Vajza, Znj. Arnela Hetoja, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa Sanpaolo Bank është 10 646.14 lekë./CNA.al

Korrupsioni në KESH/ Pse fshihet dosja e abuzimeve të ish-drejtorit Agron Hetoja





Lajmet e fundit nga