web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojaxhi nuk kursen akuzat/ Qeveria e korruptuar, Opozita pa alternativë

2 Maj 2019, 07:13, Aktualitet CNA

Kreu i partisë ?Sfida për Shqipërinë?, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, por nuk ka kursyer as opozitën.

I ftuar në emisionin ?Byro Politike? me Juli Xhokaxhi, Gjergji Bojaxhi është shprehur se qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë qeveri të korruptuar, por sipas tij edhe opozita nuk ofron asnjë alternativë.

?Mirë është të ritheksojmë kontekstin se shumica e shqiptarëve nuk ka dyshim se sa qeveri të korruptuar Shqipëria.

Shqetësimi i qyetarëve është që duan një ndryshim dhe opozita nuk ofron zgjidhje ka të njëjtët njerëz është i njëjti model që ka PS dhe PD në kohën e Berishës?, tha Bojaxhiu.

Gjithashtu Bojaxhi ka komentuar edhe vendimin e opozitës për të bllokuar akset kombëtare, ndërsa theksoi se  ?Në këtë kontekst problemi ynë nuk është se po protestohet ngaqë nuk e dimë, problemi është që qytetarët nuk kanë alternativë politike dhe këto lloj protestash janë të militantëve të partive dhe jo popullore.

Janë të organizuara nga strukturat e partive. Në kushtet ku jemi po harrojmë të diskutojmë pse partia kryesore opozitare nuk arrin të ndryshojë dhe të ofrojë alternativë ndryshe ekzekutive dhe kur nuk e bën tani që shtë opzitë nuk do e bëjë në pushtet.?

Ai theksoi më tej se është e drejta e çdo qytetari të protestojë, por taktikat e bllokimit të rrugëve janë një mënyrë për të treguar që nuk është mbështetje masive.

?Është një taktikë dhe shqetësimi im është konteksti, thelbi që nuk po zgjidhet?, përfundon Gjergji Bojaxhi.





Lajmet e fundit nga