Ditë historike/ Presidenti i PE përshëndet grushtin e shtetit në Venezuelë
Bashkimi Europian ka reaguar pas thirrjes së liderit të opoz...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ndërsa ka komentuar Samitin e djeshëm në Berlin, është shprehur se në qershor nuk do të hapen negociatat me Shqipërinë.
Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se ky ishte rezultati i Samitit në Berlin, ndërsa përgjegjësi kryeaor sipas tij është kryeministri Rama.
?Shqiptarëve nuk do t?i hapen negociatat në qershor. Nga Samiti i Berlinit përgjigja ishte shumë e qartë. Ky është një moment absolutisht shumë delikat, shumë i vështirë dhe dramatik për vendin. Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një shkaktar, një fajtor dhe një përgjegjës. Ky është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij.?-tha Vasili.
Më tej, ish-deputeti i LSI-së, akuzoi Ramën se ?sot sërish në vend të reflektimit të thellë, të përgjegjshëm, kokulur, nga kuvlia e tij në Tëitter, praktikisht kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza vijnë prej tij, u mundua t?ia hedhë fajin shqiptarëve dhe të identifikojë veten e tij me Shqipërinë.?.
Sipas Vasilit, sot është koha që të ndajmë me shqiptarët përfundimisht një gjë shumë të qartë.
?Sot nuk ka humbur Shqipëria. Sot ka humbur Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive. Sot nuk ka humbur as Shqipëria dhe as Kosova, por Edi Rama dhe Rilindja e tij, që u munduan të gatuanin një dialog kundër Kosovës dhe tërësisë së saj territoriale, sepse e vërteta është që do të vazhdojë por mbi premisa të reja politike, parimore ku si yll ndriçues, yll polar do të ketë integrimin evropian dhe do të ketë paprekshmërinë e territoreve të shenjta të Kosovës së martirizuar për ato territore?, deklaroi Vasili.
Sipas tij, sot nuk ka humbur Shqipëria por është ndëshkuar përfundimisht korrupsioni i shfrenuar i Edi Ramës edhe Rilindjes.
?Sot nuk ka humbur Shqipëria por ka marrë një grusht ballor kriminalizimi i votës së lirë dhe i ekonomisë nga Rilindja e Edi Ramës. Sot nuk ka humbur Shqipëria por politika e jashtme antishqiptare dhe anti-integrim e Edi Ramës. Nuk mund të harrojnë shqiptarët që sot nuk kanë humbur ata por mashtrimet e Edi Ramës i cili pacipësisht një vit më parë deklaroi, po e citoj fjalë për fjalë çka ka thënë një vit më parë pikërisht në 29 qershor 2018: ?Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar! Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë! Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon!?.
Ky ka qenë mashtrimi i pacipë, me të cilët Edi Rama u përball me shqiptarët për të fshehur dështimin e tij, një dështim që peshon mbi të gjithë shqiptarët, por që përfundimisht shqiptarët e kanë shumë të qartë që sot kanë vetëm një pengesë, kanë vetëm një armik, kanë vetëm një kundërshtar në rrugën e Integrimit Europian dhe ai ka vetëm një emër është Edi Rama dhe Rilindja e tij?, deklaroi ai.
Vasili theksoi se prandaj shqiptarët në çdo rrugë dhe në çdo shesh do të protestojnë kundra kësaj pengese, për të hapur rrugën e Europës, rrugën e lirisë, rrugën e zhvillimit, të ekonomisë, të punësimit dhe të mirëqenies, do të protestojnë gjithashtu edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët penalizohen nga politikat e Edi Ramës.
?Pasi skeptikët Europian paraqesin politika shumë të gabuara të Edi Ramës që mundësuan, detyruan, imponuan një emigracion të shfrenuar, rritje të azilkërkuesve dhe kjo penalizon ata dhe i bën të jenë skeptikë edhe për ti dhënë liberalizimin e vizave aq të shumëpritur dhe të mirëpritur të vëllezërve tanë në Kosovë. Prandaj të gjithë së bashku qytetarë për të hequr këtë pengesë të fundit për rrugën tonë drejt integrimit që quhet Edi Rama dhe qeverisja e tij, për veten tonë, për shqiptarët, por edhe për vëllezërit tanë në Kosovë?, përfundoi Vasili.
Bashkimi Europian ka reaguar pas thirrjes së liderit të opoz...
Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido ka bërë thirrje ...
Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në emision...
Ragip Hajdini, 50 vjeçari i nga Kosova, i arrestuar për grab...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar Samitin e mbajtur...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Qyteti i Sarandës ka pasur sot një “mysafir” të veçantë. Në ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest...
Rindërtohet qendra shëndetësore Velipojë plazh, duke sigurua...
Partia Socialiste ka zyrtarizuar koalicionin me aleatët për ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi akuzon pol...
Krimi i rëndë goditi sërish sot në familjen shqiptare ku në...
Gjyqtarët dhe prokurorët e kanë nisur me një pagë dhe ndër v...
Presidenca ka zbardhur takimin e sotëm që kreu i shtetit ka ...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin, ka zhvilluar ...
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra ...
Dy nga autorët e dyshuar, për vrasjen e ndodhur dy ditë më p...
Alkiviades David sipërmarrësi miliarder grek biznesi i të ci...
I lindur në Los Angeles, John Singleton u konsiderua ndër re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...