Paralajmëron Presidenti/ Kriza politike drejt përshkallëzimit
Kriza politike në vend dhe një përzhkallzim i mundshëm i saj...
Fjola Graçi
-Në këtë univers, në këtë Shqipëri të vogël e me shqiptarë të mirë, padyshim që ka kohë për gjithçka. Një kohë për të dashur, një kohë për të urryer, një kohë për heronjtë, për qëndrestarët, e me shpresë?ka një kohë edhe për të mbajtur peshën e turpit.
Featured image of article: Gëzimi nga Treblova dhe Xheison Bafti, 2 rastet kur TV vrau dinjitetin e qenies njerëzore Alketa Vejsiu dhe Xheison Bafti, Arbana Osmani dhe Gezim Treblova 30 Prill, 2019 20:25
Fermerët në Prizren janë përballur këtë pranverë me kapriçot e motit dhe hakmarrjen e një ariu. Mediat dixhitale gëlojnë nga pamjet e ariut që hyn në qytet dhe më pas shqyen delet në stallë.
Shkak për këtë dyshohet se është bërë vrasja e 3 arinjve të vegjël, që mendohet se janë të kësaj kafshe. Instikti prindëror ka zbatuar ligjet e xhunglës dhe ariu, shqyen dele e qingja?
Fermerët i vranë të vegjëlit, e kafsha hakmarret me atë që di të bëjë më mirë, të shqyejë e çajë.
E nisim jo rastësisht këtë shkrim me këtë ngjarje, ndoshta nga më të çuditshmet e muajve të fundit.
Shqiptarët e lodhur, e konsumuar, të pashpresë nga politika, të ?pangopur? me ekranin nga natyra, konsumojnë ndoshta kohën e tyre më të madhe duke ndjekur programet që janë kthyer njësoj si kërpudha.
Ndjeshmëria dhe nostalgjia për kohën kur të gjithë nuk kishin, e i përlot jo pak prej tyre, kur shohin thërrimet që pronarët e mediave, moderatoret, gazetarët, biznesmenët, hedhin për ta.
Xheison Bafti, është rasti më i fundit ku dinjiteti i një fëmije kthehet në mall konsumi për audiencën.
Profili: Perfekt! Fëmijë, i dashur, i zgjuar, me një shkathtësi natyrale. Masa ekzaltohet kur sheh në ekran një fëmijë që del dhe sfidon varfërinë e tij me armën më të madhe që ka: Zgjuarsinë.
Çfarë bën programacioni?
Premton zgjidhje të menjëhershme të hallit përmes lëmoshës që mblidhet në çdo lloj burimi.
Imazhi i një moderatoreje me zë të ëmbël dhe buzëqeshje ndritëse shpaloset në çdo portal, në çdo hapësirë të mundshme virtuale. Bamirësja kujdeset për të përzgjedhurin, për ?markën?. Të drejtën për të patur një shtëpi si çdo njeri, ia shet si një favor, dhe këtu metodat nuk mungojnë.
Familja, është e distancuar në këtë rast.
Rasti i Xheisonit është një pasqyrë e thyer për një tjetër ngjarje të shfaqur në një televizion kombëtar.
Ishte 3 mars 2018 kur Arbana Osmani, e rikthyer në televizion pasi u bë nënë, në emisionin e saj ?Dua të të bëj të lumtur?, prezantoi rastin e Gëzim Abdulajt.
Babai nga Treblova u ftua në emision për të dhuruar dy vajzat e tij tek një familje protestante.
Alfred dhe Djana Zike treguan për shqiptarët se kishin zbuluar vajzat e vogla, në një jetimore në Sarandë, aty ku Gëzimi i kishte lenë pasi nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për t?i rritur vetë në shtëpinë e tij.
Teatri ishte i hidhur. Babait të nxirë nga dielli, të veshur me një xhaketë të vjetër, në një shtëpi me mure të krisura, iu kërkua publikisht që të hiqte dorë ligjërisht nga vajzat e tij, dhe ato t?i kalonin pastorit dhe gruas së tij.
Argumenti: Ata kishin para. Ti s?ke. Je thjesht biologjik.
Gëzimi, i heshtur, me mjekrën që i dridhej nuk u dorëzua. Pranoi për çdo pyetje se ishte i varfër, ndërkohë që programacioni dhe vetë drejtuesja Arbana Osmani ia bënë gjyqin publik sepse ishte i varfër?
?A i keni pyetur ndonjëherë vajzat se mos ndoshta janë më të lumtura në familjen e pastorit sesa në jetimore??-pyeste moderatorja babain.
Përballë gjeti një burrë të varfër, por me dinjitet, që nuk ka çek të bardhë që e blen.
Gëzimi refuzoi për disa herë të lëshonte vajzat, ndërsa përballë çdo përgjigjeje ?Jo?, shigjeta e mbushur me helm mbante vulën ?Varfëri?.
Perdja ra, dhe babai u largua krenar. Nuk pranoi t?i lëshonte të bijat e tij, pavarësisht se joshja iu kthye në imponim, dhe e drejta e tij e shenjtë si baba iu shit një favor në togfjalëshet: ?As ligji dhe as e drejta e Zotit nuk ia pengon që të jetë babai i tyre biologjik.?
Rasti i Treblovës, është rasti i parë në Shqipëri kur rrjetet sociale mundën median tradicionale dhe emisioni i datës 3 mars 2018 u fshi nga Televizioni ?Top Channel?.
Një stuhi mendimesh xhiron në kokë, kur imagjinon për një çast një tjetër nocion për botën ku jemi.
Nëse e drejta për të patur një fëmijë, përkthehet në mundësitë materiale për t?a rritur, atëherë pse ndihma nuk kanalizohet pa bujë në veshin e atij që do të bjerë.
Fjala bie, nëse stafi i Top Channel pati keqardhje për Gëzimin që la vajzat në jetimore, pse nuk e ndihmoi atë por deshi që t?ja heqë nga duart? Dhe e bëri fajtor sepse ai nuk pranoi?
Fjala bie, nëse Alketa Vejsiu pati keqardhje për Xheisonin, pse nuk drejtoi apelin aty ku duhet, në institucionet e këtij vendi, që kanë për detyrë të krijojnë mundësi për një shtet social?
Në këtë univers, në këtë Shqipëri të vogël e me shqiptarë të mirë, padyshim që ka kohë për gjithçka. Një kohë për të dashur, një kohë për të urryer, një kohë për heronjtë, për qëndrestarët, e me shpresë?ka një kohë edhe për të mbajtur peshën e turpit./Dosja
Kriza politike në vend dhe një përzhkallzim i mundshëm i saj...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli rreth mungesës së Gj...
Me një status në rrjete sociale ish-kryetari i LSI Petrit Va...
Zyrtari i lartë i CDU-së gjermane, Johann Wadephul në një p...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli rreth takimit të tij...
Policia e Shtetit në një postim në rrjetet sociale ka publik...
Ditën e sotme 5 shqiptarët e arrestuar në Gjermani 1 vit me ...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.7 në q...
Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të...
Pas dy javësh këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë në E...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një ...
Fiks Fare denoncoi një skandal në Lushnje, ku në landfillin ...
Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha në një video direkt...
Avokatja Eni Çobani ka rrëfyer një nga ngjarjet më të tmerrs...
Partia Socialiste zyrtarizoi ditën e sotme koalicionin e saj...
Partia Socialiste zyrtarizoi ditën e sotme koalicionin e qua...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Em...
Nga Bledi Mane1./Shiu kishte pushuar dhe qyteti po harbohej ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli rreth kërkesave të tij d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...