web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga një pagë me 6 apartamente në bregdet/ Gjyqtarja e Apelit drejt themelimit të një banke?

29 Prill 2019, 11:08, Aktualitet CNA

Vitin e kaluar u dha alarmi se Shqipëria, rrezikon të mbetet edhe pa gjykata  Apeli, duke krijuar kështu një ngër tjetër në drejtësia, pas “shkrirjes” së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Deri më tani KPK ka  ka shkarkuar nga detyra për shkak të mosjustifikimit të pasurisë gjyqtarët e Apelit, Ervin Metalla, Fatos Qato dhe Hysni Demiraj. Ndërkaq KPK ka pranuar dorëheqjen nga detyra të gjyqtarit Metush Saraçi. I vetmi që e ka kaluar Vettingun nga gjyqtarët e Apelit është Ilir Toska, i cili është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në listën e Vettingut janë edhe gjyqtarët e tjerë të Apelit. Për gjyqtaren Edlira Petri, KPK ka kyer hetime të thelluara dhe pritet dalja në seacë.

Gjyqtarja e Edlira Petri është bashkëshortja e Drejtorit të Shkollës së magjistraturës Sokol Sadushi.  Ky i fundit ndryshe njihet edhe si asi nën mëngë i Kryeministrit Edi Rama.

Nëse e shohim në këtë aspekt, gjyqtarja Edlira Pteri e kalon Vettingun pa i hyrë gjemb në këmbë, ashtu siç ka ndodhur me gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që dyshohet se kanë mbështetjen e Rilindjes.

Gjithesi, ky është dyshim, që lakohet në opinionin publik.

Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës një prej atyre që punuan në draftimin e reformës, në një intervistë dhënë për Birn, në nëtor të vitit 2018  ka sulmuar KPK.

Ai ka thënë se kishte konstatuar ?mungesë vizioni nga KPK?, duke referuar kryesisht faktit që ishin hetuar subjekte që nuk ishin në listë prioritare.

Sipas tij ngadalësia e procesit mund të sillte mbarim të mandatit pa shqyrtuar të gjithë magjistratët gjë që do të krijonte po ashtu probleme.

Në të njëjtën intervistë ai  ka shprehur rezerva mbi interpretimin e ndryshimeve kushtetuese nga KPK e KPA, kryesisht sa i përket ?dyfishit të pasurisë? dhe elementeve të tjerë në Nenin D.

Kjo të lë të kuptosh se Sadushi ishte në panik nga Vettigu. Është i frikësuar për veten apo  për bashkëshorten, kjo gjë ende nuk dihet, derisa të konretizohet seanca nga KPK.

Kështu, nëse bëjmë një vëzhgim të pasurisë, së gjyqtares Edlira Petri, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se  ka llogari të tëra bankare dhe pasuri të patundshme në emër të bashkëshortit.

Aq sa duket seikur vetëm Sokol Sadushaj është jurist në Shqipëri, duke shtrirë aktivitetin etij, që nga Shkolla e Magjistraturës, mësimdhënia në universitete private tek SOROS-i, Komitetit i Helsinkit, GIZ, ISPL. Aq shumë llogari bankare të familjarëve, bashkëshortit dhe vajzave ka deklaruar gjyqtarja Petri, saqë duket se mendon të themelojë një bankë.

Në vitin 2012, gjyqtarja Petri ka deklaruar se bashkëshorti ka  fituar dokumentin e  pronësisë për një apartament në Golem Kavajë.

Po në të njëjtin vit ka deklaruar një shtesë kontrate për ndërtim në truallin ku është pronar bashkëshorti bashkëshorti dhe fëmijët për ndërtimin e një pallati konvertuar me parkim 47 m2, njësi shërbimi 47 m2, apartament banimi 66m2, apartament banimi 90m2, apartament banimi 89m2, apartament banimi 63m2, apartament banimi 111m2.

Në vitin 2016 gjyqtarja ka deklaruar se vajza, Kejdi Sadushaj, i ka lënë trashëgimi gjyshja 23 786 euro. Gjithashtu, thotë se në të njëjtin vit, vajza ka shitur një apartament me sipërfaqe 55.1 m2, vlera 10 000 euro të lënë po trashëgimi nga gjyshja.

Kujtojmë se në deklarimin fillestar në vitin 2003, Edlira Petri ka deklaruar vetëm paga si gjyqtare në Berat, ndërsa shohim që në vitin 2016, ajo prezanton një pasuri marramendëse që disponon familja e saj.

Në Shqipëri vetëm gjyqtarët e prokurorët na kanë dalë njerëz që u lënë trashëgimi pasuri të tërë apo japin dhurata milionëshe.

Viti 2003 (Deklarimi fillestar)

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, 75 000 lekë/muaj bruto.

Viti 2004

Paga vjetore Edlira Petri 951 500 lekë.

Depozitë bankare me afat në vlerën 2 230 euro.

Llogari rrjedhëse në vlerën 30 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 500 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Edlira Petri 795 610 lekë.

Depozitë bankare me afat në vlerën 5 230 euro.

Veturë tip Renaul në vlerën 330 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 300 000 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore Edlira Petri 798 270 lekë.

Llogari bankare në vlerën 400 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 400 000 lekë.

Viti 2007

Paga vjetore Edlira Petri 1 243 989 lekë.

Viti  2008

Paga vjetore Edlira Petri 1 317 800 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore Edlira Petri 1 287 096 lekë.

Shpenzime personale në vlerën -300 000 lekë.

Viti 2010

Paga vjetore Edlira Petri 891 152 lekë.

Llogari bankare pakësuar me 30 000 lekë.

Llogari rrjedhëse çelur më 31.12.2010 në vlerën 537 879 lekë

Detyrime të papaguara në vlerën 30 000 lekë për një overdraft.

Viti 2011

Paga vjetore Edlira Petri 362 679 lekë.

Bashkëshorti paga në vlerën 1 588 637 lekë.

Bashkëshorti paga suplementare në vlerën 416 160 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 4 800 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 144 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 81 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga Komiteti Helsinkit në vlerën 1 450 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga shitjet e librit në vlerën 1 200 000 lekë.

Raporte lejelindje në vlerën 387 923 lekë.

Shtohet në deklarim bashkëshorti zoti Sokol Sadushi.

Paga e bashkëshortit janar gusht 2011 si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vlerën 1 588 637 lekë.

Bashkëshorti paga suplementare për shtator dhjetor 2011 në vlerën 416 160 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në UET në vlerën 4 800 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës në vlerën 144 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin ?Luarasi? vlerën 81 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga Komiteti Helsinkit në vlerën 1 450 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga shitjet e librit ?E drejta Administrative 2? për 2011 në vlerën 1 200 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -30 000 lekë për një overdraft.

Mobilim shtëpie në vlerën -2 000 000 lekë.

Viti 2012

Paga vjetore Edlira Petri 1 160 057 lekë.

Bashkëshorti paga suplementare në vlerën 1 248 480 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 10 200 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 182 700 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 123 420 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 144 450 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga konsulenca ligjore në vlerën 3 350 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga bashkëpunimi me GIZ në vlerën 275 458 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga projekti me ISPL në vlerën 2 250 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 580 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga pjesëmarrja në projektin e SOROS në vlerën 350 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga shitja e librit në vlerën 500 000 lekë.

Llogari bankare shtuar me 1 010 662 lekë.

Fituar dokumenti i pronësisë më 15. 06. 2012, për një apartament në Golem Kavajë, fituar për shkak të ndërtimit në truallin ku është pjesëtar bashkëshorti.

Llogari bankare e bashkëshortit pakësuar me 404 782 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit shtuar me 295 880 lekë.

Shtesë kontrate për ndërtim në truallin ku është pronar bashkëshorti zoti Sadushaj dhe fëmijët e tij sjell ndërtimin e një pallati konvertuar me parkim 47 m2, njësi shërbimi 47 m2, apartament banimi 66m2, apartament banimi 90m2, apartament banimi 89m2, apartament banimi 63m2, apartament banimi 111m2.

Viti 2013

Paga vjetore Edlira Petri 1 171 015 lekë.

Bashkëshorti paga suplementare në vlerën 728 280 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 3 170 200 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 1 865 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 249 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 162 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si anëtar bordi në revistën ?Avokatia? vlerën 45 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga projekti me ISPL në vlerën 2 004 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga pjesëmarrja në projektin e SOROS në vlerën 2 709 dollar.

Bashkëshorti të ardhura nga shitja e librit në vlerën 400 000 lekë.

Llogari bankare pakësuar me 870 682 lekë.

Depozitë bankare çelur më 08.02.2013 në vlerën 1 192 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 200 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit pakësuar me 320 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit shtuar me 2 423 euro.

Llogari bankare e bashkëshortit pakësuar me 458 257 lekë.

Bashkëshorti para kesh (cash) 1 000 000 lekë.

Bashkëshorti para kesh (cash) 5 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 218 357 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në trajnim në Shkollën e Magjistraturës, 18 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 579 687 lekë.

Gjendja e depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 46 123 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 33 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 216 938 lekë neto.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare 6-mujore në një bankë të nivelit të dytë, 23 829 lekë.

Të ardhura si pagesë dëmi Kasko më 19.01.2015 nga Shoqëria e Sigurimit “Sigma Interalbania Vienna Insurance”, 11 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 729 253 lekë, gjendja më 31.12.2015 është 1 638 258 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në bankare 6-mujore në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2015 është 1 291 744lekë.

Gjendja e depozitës bankare me afat në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë pasi janë tërhequr 6 441 euro dhe depozita është mbyllur.

Viti 2016

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 218 306 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 16 004 lekë.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, të ardhura nga paga për periudhën 21.06.2016 – 19.07.2016, si juriste pranë misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, si përfaqësuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, 60 874 lekë.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, të ardhura nga paga për periudhën 20.07.2016 – 30.11.2016, si juriste pranë misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, si përfaqësuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, 4 213 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016 është 1 307 748 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 416 995 lekë nga pagat, gjendja më 31.12.2016 është 2 055 253 lekë.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë më 30.12.2016 është 23 786 euro, trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011, pjesa takuese 50 %.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, të ardhura nga shitja e një ap. me sip. 55.1 m2, vlera 10 000 euro si pjesë e vlerës totale të shitjes prej 20 000 eurosh, pjesa takuese 50 %. Pjesa e mbetur e shumës do të likuidohet më 15.03.2017. Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj e ka përfituar këtë ap. si trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011. Trashëgimlënësja e ka përfituar ap. nga privatizimi i banesave.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 29.12.2016 është 337 070 lekë, trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 502 euro, trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë hapur në vitin 2002 si llogari ‘Futura’, 3 779.39 dollarë.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë më 30.12.2016 është 23 786 euro, trashëgimi nga gjyshja, sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011, pjesa takuese 50 %.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, të ardhura nga shitja e një ap. me sip. 55.1 m2, vlera 10 000 euro si pjesë e vlerës totale të shitjes prej 20 000 eurosh, pjesa takuese 50 %. Pjesa e mbetur e shumës do të likuidohet më 15.03.2017. Vajza, Znj. Evi Sadushaj e ka përfituar këtë ap. si trashëgimi nga gjyshja së bashku me Znj. Kejdi Sadushaj, me vendim të dt. 31.03.2011. Trashëgimlënësja e ka përfituar ap. nga privatizimi i banesave.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 30.12.2016 është 10 008 euro, përfituar sipas kontratës së shitblerjes dt. 29.12.2016.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 29.12.2016 është 122 322.81 lekë, trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011.

Vajza, Znj. Kejdi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 523 euro, trashëgimi nga gjyshja sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 31.03.2011.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë hapur në vitin 2002 si llogari ‘Futura’, 3 575.57 dollarë.

Vajza, Znj. Evi Sadushaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë bankës Societe Generale, Strasbourg, France më 29.12.2016 është 576 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga