Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Me 15 Prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, prokurorin Salin Hasa.
Ky i fundit, prej vitesh punon në Prokurorinë e Sarandës dhe tashmë i erdhi koha dhe që ta drejtojë.
Hasa, mori drejtimin e prokurorisë pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit.
Nuk dihet nëse Hasa do të ketë fatin e Ademit, pasi u zuri dhe vendin, por nga një vëzhgim që CNA.al ka bërë si në aspektin profesional ashtu dhe në atë të pasurisë, ka disa detaje që ngrejnë dyshime.
Kështu, në vitin 2015 në media është raportuar se prokurori Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, atëherë rrezikon të shkarkohet.
Ndërsa në vitin 2018, Prokurori Sali Hasa është bërë objekt i emisionit “Fiks Fare”. Ai është akuzuar nga qytetari Lulzim Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dhe e Apelit Gjirokastër e kishte rrëzuar dy herë prokurorinë, pasi sipas tyre hetimet nuk ishin bërë siç duhej. Ndërkohë, përgjatë viteve nga 2016 e deri më 2018 kur është bërë denoncimi publik, kanë humbur jo vetëm gjurmët, por edhe provat dyshohen të kenë shkuar për skrap.
Lulëzim Sino nga Saranda është ankuar në Fiks Fare pasi, sipas tij, prokurori Sali Hasa, në vend që të hetonte, i ka zvarritur hetimet, duke e përplasur atë në gjykata si dhe duke pushuar çështjet që ai duhet të hetonte. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej në këtë rast, apo gjithçka është harruar pas denoncimit publik.
Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se familjen e tij, prokurori e ka të punësuar në shtet. Për më tepër të gjithë i ka specialista nëpër institucione duke nisur nga gruaja, djali dhe vajza.
Të jetë rastësi, apo të qenit prokuror të jep privilegje? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje nga Vettibgu.
Gruaja, specialiste në OSSH, Sarandë, djali specialist, fillimisht në Shërbimin Kombëtar të Punësimit pas në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, ndërsa vajza fillimisht asisitente, kryetarit të AKEP, më pas specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, për të vijuar më tej, si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Ajo që bie gjatë deklarimit të pasurisë në vite, është nëj dhuratë, që iu dhënë fëmijëve të prokurorit. Dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Prokurori, nuk e ka deklaruar vlerën dhe personin që ka dhuruar këtë pasuri të patundshme.
Prokurori Sali Hasa, vërtet punon dhe jeton në Sarandë por një shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror që kushton 50 000 dollarë e ka edhe në Durrës.
Truall ndërtimi 500 metër katror, blerë, 500 000 lekë, që me 9.05.2001.
Shtëpi banimi e ndërtuar mbi këtë truall e papërfunduar, 2 000 000 lekë, pasuri kjo e vënë me 20.10.2003.
Depozitë, nga të ardhurat dhe shitja e truallit dhe banesës së papërfunduar, 2 500 000 lekë. Para të krijuara me 19.03.2004.
Paga si prokuror në Sarandë, 426 525 lekë.
Paga e bashkëshortes, si shefe e personelit dhe e administratës në KESH, Sarandë, 600 000 lekë.
Paga për vitin 2003, si shef i komisariatit të Policisë, 484 120 lekë.
Paga për vitin 2001-20012, si shef komisariariti, 996 000 lekë.
Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror, në Durrës. (Nuk e deklaron sa kushton).
Paga si prokuror, 953 865 lekë.
Paga e bashkëshortes, 264 000 lekë.
Shtëpi Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror,në Durrës.
Këtë vit ka ka deklaruar se ka kushtuar 50 000 dollarë.
Paga si drejtues i prokurorisë, Sarandë, 1 169 424 lekë.
Paga e bashkëshortes, 294 000 lekë.
Depozitë bankare, 225 000 lekë.
Depozitë bankare, 430 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, 996 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.
Një autoveturë Benz Mercedez blerë në muajin Dhjetor 2008, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga, si prokuror, 1 084 428 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit civil, i Gjykatës Tiranë, për pagën e qëndrimit në dispozicion të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, 349 170 lekë.
Depozitë bankare me afat një vjeçar, 500 000 lekë.
Kontratë huaje, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, nga data 01.01.2009 deri me datë, 31.05.2009, në shumën 332 475 lekë.
Të ardhura, nga paga si oficer i Policisë Gjyqësore, nga data 31.05.2009-31.12.2009, në shumën 333 470 lekë.
Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar, 550 000 lekë.
Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar,5 57 000 lekë.
Paga si prokuror në Sarandë, 818 060 lekë.
Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 558 000 lekë.
Paga si prokuror në Sarandë, 1 032 656 lekë.
Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 552 000 lekë.
Kredi bankare për një apartament në Sarandë, me interes 3 përqind, akorduar nga Bashkia Sarandë, në shumën 3 168 000 lekë. Kësti mujor, 17 500 lekë.
Shitje autoveture, 2 200 euro.
Blerje e një audi të përdorur A4, për djalin, viti 1997, 850 euro.
Blerje e një Opel Corsa, viti 2003, për vajzën, 900 euro.
Paga si prokuror në Sarandë, 957 257 lekë.
Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 678 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 160 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, 957 257 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 lekë
Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 240 000 lekë
Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 318 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa (nuk e thotë ku), 600 euro.
Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa në AKEP, si asistente e kryetarit, 354 000 leke.
Të dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Nuk e ka deklaruar vlerën.
Vajza ka blerë një tjetër autoveturë të markës, Forf Fusion në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, 1 628 496 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 000 lekë.
Të ardhura të pëfituara nga gjykimi i zhvilluar në Gjykatën Administrative, Tiranë,, me paditëse, vajzën Ada Hasa, dhe të paditur punëdhënësin e saj AKEP, për shkelje të kontratës, 270 000 lekë.
Të ardhura nga përfundimi i depozitës më afat një vjeçar, 800 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e autoveturës Audi, 400 000 lekë.
Gjendje cash, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, 1 408 131 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 558 324 lekë.
Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 502.140 lekë.
Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, 207.105 lekë.
Djali ka blerë një autoveturë të markës Volsvagen Golf e vitit 2005, që ka kushtuar 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror, 1 349 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 590 512 lekë.
Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 370 226 lekë.
Të ardhura nga punësimi i djalit, si specialist në Rektoratin e Universitetit të Tiranës,është 158 156 lekë.
Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në shumën 233 168 lekë./CNA.al
Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cil...
Deputeti demokrat Korab Lita, gjatë fjalës së tij sot në sea...
Familjarët e Rexhina Dovrovës, 25 vjeçares që vdiq pas lidnj...
Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK.Pas zg...
Leonard Olli, anëtari i bordit drejtues të forcës së re poli...
Gjashtë deputetë të rinj të opozitës parlamentare, janë betu...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike po zhvillon sot një prote...
Seanca parlamentare ka nisur me diskutimet mbi ndryshimin e...
Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit, ka njoftua...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Politologu bullgar, Ivan Krastev, thotë se kurrë më parë BE-...
Protestat e njëpasnjëshme të opozitës joparlamentare, të kar...
E ngarkuara me punë në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe drejtori...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima është shprehur s...
Ish-deputeti socialist, aktualisht kryetar i partisë ZGJIDHJ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita pritet që sot të ...
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të më...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...