Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Politologu bullgar, Ivan Krastev, thotë se kurrë më parë BE-ja nuk ka qenë në një krizë kaq të thellë. Ai thotë se Bashkimit Evropian i nevojitet më shumë kurajë dhe më pak druajtje gjermane ndaj riskut.
Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?
Ivan Krastev: Libri im shprehte mospajtimin tim me ata që e marrin të mirëqenë BE-në. Nuk them se BE-ja do të shpërbëhet, por nuk do të jetë ajo BE siç e kemi njohur në këta 20-30 vjet. A është ky një këndvështrim pesimist? Jo, sepse BE-ja ka pësuar një transformim shumë të madh gjatë dekadave të fundit. Argumenti im drejtohet pikërisht kundër atyre që janë të bindur se asgjë nuk ka ndodhur, se kriza aktuale është e zakonshme dhe se ajo nuk do ta ndryshojë BE-në. Por jo, kriza e ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit. Bashkimi Evropian do të qëndrojë dhe kriza aktuale është normale. Jo, është një krizë më e thellë se çdo krizë tjetër që kemi përjetuar deri tani.
Shumë vende në Evropën Lindore janë të zemëruar me BE-në. Përse?
Unë i përkas brezit evropianolindor të vitit 1989. Deri atëherë me “Evropë” ne nënkuptonim Evropën Perëndimore. Pra, utopia e vitit 1989 ishte utopia e normalitetit: Ne donim të ishim normalë dhe të bënim një jetë normale si evropianoperëndimorët. Transformimi që u bë, bazohej në idenë e imitimit të Perëndimit. Disa nga krizat aktuale që shohim në Evropën Lindore janë tani shprehje revolte ndaj imitimit. Kjo mund të vrojtohet sot edhe në Hungari ose Poloni, ku vihet re një kthim te tradita. Ai ngjason me atë lloj pakënaqësie që vihet re te brezi i dytë i imigrantëve, që fillon të vërë në pyetje identitetin e vet. Kjo po ndodh tani në shumë shtete të Europës Lindore.
Por evropianolindorët janë mësuar me ndryshime politike, apo jo?
Po, kjo është shumë e rëndësishme. Të kujtojmë utopinë e komunizmit, në vitet ’30 e ?40, që u përpoq të ndërtonte një shoqëri që ekzistonte vetëm nëpër libra. Por kjo është pikërisht ajo çka e shpjegon vazhdimësinë. Paradoksalisht, evropianolindorët nisën t?i imitonin shoqëritë perëndimore vetëm pas rënies së komunizmit. Por në këto 30 vite perëndimi ka ndryshuar.
Le të kujtojmë këtu një polak konservator që në vitin 1985 ëndërronte për perëndimin që sipas tij ishte ?normal?. Nga perspektiva e tij, “normale” ishte një shoqëri që respektonte kishën, ndryshe, pra, nga shoqëritë komuniste. Por më pas ai zbuloi se ky perëndim, të cilin po e imitonte ai, ishte shumë skeptik ndaj fesë. Pra, në një farë mënyre evropianolindorët u bënë viktima të një ideje skicofrene për “normalen”. Tani pyetja është: Ku ta gjejmë utopinë sot?
Po njerëzit në Evropën Perëndimore, a po kërkojnë edhe ata utopinë?
Le të kujtojmë këtu ?Gilets James? në Francë. Ata veshën jelekët e verdhë që të binin në sy. Nga ky këndvështrim ka mjaft njerëz që nuk e shohin veten të përfaqësuar në jetën publike. Ata janë të bindur se vendimet që merren në Bruksel nuk reflektojnë problemet e tyre të vërteta. Në një farë mënyre jelekët e verdhë përfaqësojnë të gjithë njerëzit jashtë qyteteve të mëdha që mendojnë se qeveria dhe Komisioni Evropian nuk i kuptojnë. Këta njerëz nuk kanë frikë nga fundi i botës, por nga fundi i muajit. Një grup tjetër përbëhet nga njerëzit, që unë i quaj, “të padëgjuarit”. Ata janë të dukshëm, dhe kryesisht të rinj. Le të marrim si shembull protestuesit kundër ndryshimit të klimës. Mesazhi i tyre është: Ne vërtet që mund të jemi një pakicë, por ne duam të dëgjohemi, sepse kemi nevojë për politika për të ardhmen tonë pas 30 vjetësh, dhe jo vetëm pas tre vjetësh. Pastaj është grupi i tretë, ai i imigrantëve. Ndryshe nga dy grupet e para, këta nuk duan të jenë kaq të dukshëm. Ndërsa jelekë-verdhët vuajnë se askush nuk i sheh, imigrantët vuajnë se gjithkush i ka sytë nga ata, ndërkohë që ata vetë duan vetëm t?i lënë rehat për ca kohë.
Disa evropianë duket se i kanë humbur shpresat krejt. Për shembull, ata që jetojnë në zonën e Brexit-it.
Unë isha shumë i palumtur që Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, por tani shtroj pyetjen se a do të jetë në gjendje Bashkimi Evropian të mbijetojë në rast se Britania e Madhe dëshiron të kthehet? E kjo nuk është një pyetje retorike, sepse Britania e Madhe që do të dëshirojë të futet në BE nuk do të jetë e njëjta me atë që donte të largohej nga BE-ja. Është një shoqëri shumë e përçarë dhe e pakënaqur. Gjithsesi, asnjë parti e madhe politike në BE nuk është sot për të dalë nga BE-ja. Në këtë kuptim, Brexit-i ka pasur edhe një efekt tjetër, përveç atij destablizues, al ka sjell stabilizimin e Evropës dhe BE-së.
Po Gjermania ? A do të mundej ajo ta drejtonte BE-në?
Në Gjermani kufiri më pak i mbrojtur është ai ndërmjet partive kryesore të establishmentit dhe partive ekstremiste. Njerëzit po lëvizin në të gjitha drejtimet, jo vetëm nga partitë e establishmentit në partitë populiste, por edhe anasjelltas. Ky nivel konfuzioni, kjo frikë për të ardhmen pasqyrohet njëherazi edhe në mentalitetin e një shoqërie të vjetruar. Mënyra se si Gjermania e sheh botën, të kujton këndvështrimin e pensionistëve dhe fondeve të pensioneve. Gjermania duket se është shumë e qendrueshme dhe e suksesshme, por ajo është edhe konservatore ndaj riskut. Ta shohim nëse ajo do të mund të drejtojë BE-në me këtë qëndrim kaq të druajtur ndaj riskut.
Ivan Krastev është një studiues bullgar. Ai është drejtor i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, dhe permanent fellow në Institutin e Shkencave Humane në Vjenë./ DW
Protestat e njëpasnjëshme të opozitës joparlamentare, të kar...
E ngarkuara me punë në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe drejtori...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima është shprehur s...
Ish-deputeti socialist, aktualisht kryetar i partisë ZGJIDHJ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita pritet që sot të ...
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të më...
Policia ka bërë të mundur prangosjen e dy të rinjve, të cilë...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave k...
Teksa në muajt e parë të këtij viti në portin e Maltës janë ...
Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor...
Dite mjaft e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata...
Astrit Patozi, themelues i partisë Bindja Demokratike, foli ...
Astrit Patozi nga studio e emisionit “Opinion” sqaroi se Bin...
Ish kryetari afatshkurtër i LSI-së, deputeti mandardjegur, P...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postimm në rrjetet soci...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, sq...
Një prej themeluesve të partisë Bindja Demokratike, Astrit P...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spir...
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar, vet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...