Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Teksa në muajt e parë të këtij viti në portin e Maltës janë kapur katër herë ngarkesa me kokainë brenda kontenierëve, që transportonin mallra nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë, të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se tregtia zyrtare me këto vende, sidomos me Kolumbinë, është shumëfishuar.
Shifrat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e para të këtij viti, nga Kolumbia u importuan në Shqipëri mallra me vlerë 670 milionë lekë, me një rritje prej rreth 60% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që nga viti 2017, është konstatuar një rritje e ndjeshme e importeve nga shteti i largët i Amerikës së Jugut, i njohur si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë. Për periudhën janar-mars, në krahasim me 2016-n, importet nga Kolumbia në Shqipëri janë rritur me 13 herë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia janar-mars). Për tre mujorin e parë të këtij viti, Kolumbia u rendit në partnerin e 33 tregtar të Shqipërisë, sa i përket importeve, nga partneri i 104 që ishte në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.
Fillimisht, produkti që njohu rritje të lartë nga Kolumbia ishte banania. Sipas INSTAT në tre muajt e parë të 2018-s, importet e bananeve u katërfishuan, në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s, duke arritur në 115 milionë lekë. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.
Kapja e kësaj sasie, duke se ?stepi? importuesit e bananeve, teksa për gjithë vitin importet e këtij produkti ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.
Teksa importet e bananeve u ngadalësuan (për tremujorin e parë 2019, importet e frutave-bananave ranë me 68% me bazë vjetore), një tjetër produkt gjeti rrugën drejt Shqipërisë. Sipas INSTAT, bëhet fjalë për ?Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre? dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit ?Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar?. Ky produkt filloi të importohet për herë të parë në 2017-n dhe në tre muajt e parë të 2019-s ai arriti në 553 milionë lekë, ose 83% e importeve totale nga Kolumbia. Paletet e qymyrit janë një tjetër mjet i preferuar i trafikantëve në Europë. (Psh në 2015-n në Spanjë është kapur një prej sasive më të mëdha të drogës, 1.4 ton kokainë. Autoritet britanike kanë arritur të identifikojë një anije në brigjet e qytetit të Valencias në Spanjë, e cila transportonte drogën nga Kolumbia. Kokaina ishte e kamufluar si qymyr dhe dru- Spain cocaine seizure: Drug disguised as wooden pallets.
Autoritetet malteze kanë kapur katër herë gjatë këtij viti, kontenierë që vinin nga Amerika e Jugut dhe kishin si destinacion Portin e Durrësit. Nga ngarkesa e fundit që u kap në Maltë të shtunën e kaluar, dy kontenierë përmbanin 20 pako me kokainë secili, me peshë 48 kg dhe me një vlerë tregu 5.4 milionë euro, shkruan Malta Today.
Kokainë e hapur në maltë në 15 prill me destinacion final Shqipërinë, foto e publikuar nga Malta Today
Po sipas Malta Today në 15 prill zyrtarët e doganës Malteze kapën 27 pako me kokainë që peshonin 91.25kg, me një vlerë tregu prej 10.3 milionë eurosh. Dy kontenierë kishin mbërritur tranzit në Maltë nga Amerika e Jugut, me destinacion final Durrësin në Shqipëri, shkruajnë mediat e Maltës. Në 8 prill ishte kapur një ngarkesë tjetër me vlerë 2.7 milionë euro me destinacion final Shqipërinë dhe më herët në 25 mars u kapën dy kontenierë që transportonin fruta dhe ishin tranzit përmes Maltës nga Amerika e Jugut në Shqipëri.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet nga 5 shtetet e Amerikës së Jugut, të njohura si vende origjinuese të drogave të forta, Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë, u rritën me 40% në tremujorin e parë 2019, me bazë vjetore (shih grafikun: Importet nga vendet e Amerikës së Jugut (Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Peru, Venezuelë), por ndikimin kryesor e ka dhënë Kolumbia, që ia ka kaluar dhe Ekuadorit, që ka qenë partneri më i madh nga këto vende (shih grafikun: Importet nga disa vende të Amerikës së Jugut).
Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë të fundit për ?Monitor? ka pohuar se grupet shqipfolëse që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës për Europën. Duket se disa nga këto grupe që flasin shqip kanë vendosur tashmë linja direkte komunikimi me kartelet e drogës në vendet e Amerikës Latine, që janë prodhuese. ?Kjo potencialisht po ndryshon dinamikën e tregut, sepse së pari, do të thotë se këto grupe kriminale shqipfolëse shkojnë dhe komunikojnë direkt në Amerikën Latine me prodhuesit. Në këtë mënyrë, ata mund të rrisin ndjeshëm normën e fitimit nga trafikimi i kokainës dhe kjo përfaqëson një mundësi të madhe korruptimi?, ka pohuar ai.
Ai shtoi se kjo është diçka e vëzhguar dhe dokumentuar jo vetëm nga EMCDDA, por edhe nga Europol dhe forcat e tjera policore. Kjo është diçka që duhet monitoruar dhe duhet të kuptohet më mirë se si funksionojnë të gjitha këto grupe të organizuara, cilat janë lidhjet e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse në çdo rast, tregu i tyre i synuar janë vendet e Bashkimit Europian./ Monitor
Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor...
Dite mjaft e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata...
Astrit Patozi, themelues i partisë Bindja Demokratike, foli ...
Astrit Patozi nga studio e emisionit “Opinion” sqaroi se Bin...
Ish kryetari afatshkurtër i LSI-së, deputeti mandardjegur, P...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postimm në rrjetet soci...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, sq...
Një prej themeluesve të partisë Bindja Demokratike, Astrit P...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spir...
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar, vet...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e aeroportit të Ri...
Ish presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i qenë preze...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, e pyetur rreth partisë së...
Fiks Fare në vazhdën e investigimeve mbi sigurinë ushqimore,...
Ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari i këtij dikasteri ...
Nga letërkëmbimi me Zike PallaskënMë fal, o byrazer, po u bë...
Agron Tufa i cili mban postin e Drejtorit të Institutit të K...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...