web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLP e baxhanakëve/ Vatë Staka tërhiqet nga gara për SPAK

25 Prill 2019, 08:45, Aktualitet CNA

Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK.

Pas zgjedhjes në KLP, Staka, nuk mund të garojë më për të qenë pjesë e SPAK-ut.

“Komisioni Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK njofton se prokurori Vatë Staka ka ndërprerë garën për SPAK, për shkak të emërimit si anëtar në KLP”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Kujtojmë se Staka u zgjodh në KLP, mes debatesh, por duke pasur mbështetjen e prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe klanit të saj.

Tashmë në KLP, janë anëtarë dhe dy baxhanakë, Besnik Cani dhe Vatë Staka./CNA.al





Lajmet e fundit nga