Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vettingu, ka nxjerrë në rrugë më shumë se gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka kaluar në filtër. Pjesa më e madhe e tyre janë shkarkuar për shkak të pasurisë së dyshimtë të krijuar ndër vite.
Por ka pasur edhe nga ata prokurorë e gjyqtarë të cilëve iu janë zbuluar lidhjet me eksponentë kriminalë.
Edhe pse në disa raste Vettingu është lëkundur nga dystandartizimi, efektet që ka prodhuar janë për t’u përshëndetur.
Po çfarë ndodh pas këtij procesi me gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. A do të hetohen ata dhe pasuria e tyre?
Janë këto pyetje që ngrihen nga mbarë opinioni publik, ndërsa njohësit e ligjeve justifikohen me argumentin se do të jetë SPAK -u që do të merret me ta. Ligjërisht në fakt, SPAK-u duhet të bëjë një gjë të tillë, po ku është SPAK-u.
Derisa të krijohet ky institucion gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar janë vet’rehabilituar. Absurditeti më i madh është se i shohim sërish në gjykata e prokurori. Me pak fjalë thjesht kanë ndryshuar punën dhe nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.
Një rasti të tillë i përket dhe ish-prokurori Adriatik Cama.
Ky i fundit u shkarkua nga Vettingu, në korrik të vitit 2018 dhe së fundmi e pamë, tek Gjykata e Krimeve të Rënda në rolin e avokatit.
Situata është e tillë. Një prokuror i shkarkuar për pasuri të dyshimtë dhe për lidhje me krimin, bëhet avokati i njërit prej grabitësve të Rinasit.
Ish prokurori i dosjes së ?21 janarit Adratik Cama është avokat i një prej të dyshuarve në grabitjen spektakolare të Rinasit, Alkond Bengasi
Pra, pavarësisht shkarkimit nga Vettingu, Cama është ende në sistemin e drejtësisë, duke e gëzuar pasurinë që ka vënë si dhe duke gjurmuar të inkriminuarit, por, jo për t’i prangosur por për t’i mbrojtur.
Shkarkimi i Camajt nga KPK
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019 , Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.
Sa i përket kriterit të pasurisë, KPK vlerësonte se subjekti kishte deklarim të pasaktë dhe kontradiktor për apartamentin me sipërfaqe 76 metra katrorë, të shlyer plotësisht në vitin 2003.
Pasi, në deklaratën e vitit 2003, subjekti e kishte deklaruar këtë pronë me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në deklaratën ?Veting? 3.4 milionë lekë.
Për më tepër, gjithnjë sipas KPK, kontrata e blerjes së apartamentit nuk përputhej me asnjërin prej deklarimeve dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradita që sipas saj ?cenojnë rëndë figurën e prokurorit?.
Një problem tjetër i evidentuar nga KPK është blerja e një pasurie të shënuar ?ish-parkim garazh? në deklaratë dhe ?dyqan? në kontratën e shit-blerjes. Sipas Komisionit, prokurori Cama nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.
Gjithashtu nga Komisioni janë konstatuar se nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e një makine, si dhe është evidentuar mosdeklarimi i një llogarie bankare dhe kreditimi i llogarisë së tij dhe të bashkëshortes në shuma të ndryshme nga persona të afërm përgjatë 10 viteve.
DSIK “nxin” Camajn
Edhe raporti i DSIK, ka qenë një tjetër shkak që është përdorur nga KPK, për shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama.
Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.
Bëhej fjalë për një denoncim të kohës kur Cama ishte drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.
Sipas DSIK, së bashku me një prokuror tjetër, subjekti ka kërkuar dhe ka marrë mito nga familjari i një personi të ndaluar për kontrabandë.
Ky detaj është evidentuar gjatë seancës dëgjimore në KPK.
Por Adriatik Cama ka thënë kundërargumentet e tij në lidhje me gjetjet e DSIK.
?Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin, jam besnik i tij. Kam pasur presione kur shteti nuk ekzistonte në vitin 1997, madje edhe për 21 Janarin, por asnjëherë nuk jam trembur. Kam bërë detyrën si prokuror i Republikës. Më lini të vazhdoj detyrën?, ka thënë Cama, gjatë seancës dëgjimore në KPK.
Mirëpo, asnjë argument nuk i bëri punë, për t’u rikonfirmuar në detyrë. Edhe pse s është më prokuror, ai është ende pjesë e sistemit të drejtësisë, thjesht ka ndryshuar vendin në sallën e gjyqit./ CNA.al
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama
Prokurori i zhytur në kredi/ Adriatik Cama përballet me Vettingun
Prokurori i zhytur në kredi/ Adriatik Cama përballet me Vettingun
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest...
Benjamin Franklin ka thënë “Ma thuaj diçka dhe unë do ta har...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një minatori dhe p...
Ndërkohë që opozita ka deklaruara se nuk do të marrë pjesë n...
Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të LSI-së në zgj...
Paul Getty është një nga miliarderët më të pasur në botë pas...
Leonard Olli, anëtari i bordit drejtues të forcës së re poli...
Kuvendi ka ndryshuar formulën për Komisionin e Reformës Zgj...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka...
I dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew, së fundmi ai u pyet nga ...
Një vit më parë revista “People” shpalli “Gruan më të bukur”...
Kryeministri ynë gjithmonë ka pasur nevojë për një ledhatar,...
Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Ish kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka ballafaqaur ...
Oriola Marashi është një nga modelet më seksi në Shqipëri.Is...
Modelja 27-vjeçare Emily Ratajkowski është fotografuar në pl...
Modelja shtatzënë Belle Lucia është kritikuar ashpër në Inst...
Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka dorëzuar sot ...
Ndërkohë që opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedh...
Pas protestës së 16 shkurtit opozita e bashkuar vendosi të d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...