Protestat/ Eksperti për CNA: Mund të jenë dhimbje koke për qeverinë por jo për turistët
Megjithëse ditët e fundit është diskutuar për ndikimin që ...
Megjithëse ditët e fundit është diskutuar për ndikimin që ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike.
Luan Rama në fjalën e tij theksoi se vendi është në krizë parlamentare, kushtetuese dhe institucionale.
Gjithashtu ai tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohenm zgjedhje fasadë.
?Kryesia e LSI-së ka zhvilluar sot një mbledhje të posaçme për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Kriza politike vijon të jetë më e rëndë.
Vendi është në krizë politike, kushtetuese, parlamentare, institucionale dhe krizë besimi.
Do të vazhdojmë aksionin me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë zgjedhje farsë, zgjedhje që komandohen dhe blihen nga grupe kriminale për të zgjedhur qeverinë që ju shërben?-tha Luan Rama.
Më tej, ai bëri të ditur se kryesia ka vendosur mandatimin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për të finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me PD dhe frontin opozitar.
?Në këtë kontekst, Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit.?, u shpreh ai.
Deklarata e plotë e Luan Ramës:
Më lejoni t?ju informoj që Kryesia e LSI-së, e mbledhur sot në mënyrë të posaçme për të analizuar situatën politike dhe zhvillimet e pritshme në vend, përkundrejt farsës dhe butaforisë së shëmtuar që ofron Kuvendi i votave të vjedhura nga bandat kriminale, konkludon se:
situata politike vjen gjithnjë duke u rënduar dhe se kriza politike vazhdon të jetë gjithnjë e më rëndë.
Vendi gjendet përballë një krize tërësore politike, kushtetuese, është përballë një krize parlamentare, institucionale dhe mbi të gjitha përballë një krize besimi të qytetarëve ndaj qeverisjes dhe institucioneve të vendit. Shqipëria është një shtet i kapur, një shtet i kapur nga strukturat kriminale që kanë imponuar vullnetin e tyre në zgjedhjet që kanë prodhuar maxhorancën që është në shërbim të krimit dhe mbi bazën e këtij realiteti, aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë, për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje që komandohen dhe blihen nga grupet kriminale, për të zgjedhur pushtetin dhe qeverinë që u shërben atyre.
Në këtë kontekst, Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjitha partitë e FrontitOpozitar, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit, është vetëm një shenjë më shumë e krizës në të cilën gjendet vetë qeverisja e vendit, është një shenjë më shumë e dëshpërimit të saj, që vjen sa nga rezistenca, revolta dhe protesta qytetare aq edhe nga moria e një pas njëshme e skandaleve, të cilat me këtë qeveri janë të lidhur pazgjidhshmërisht.
Dhe këtu kam parasysh jo thjesht dhe vetëm një mori skandalesh të ditëve të fundit, por edhe qëndrimin e vendeve partnere, pasi Shqipëria për fat të keq është në qendër të fokusit të kontestit dhe të vëmendjes së tyre.
Dëgjova kryetarin e qeverisë të flasë në Kuvend për të ashtuquajturën kënaqësi të opozitës në lidhje me votimin më të fundit të Parlamentit të Hollandës, i cili ka kërkuar rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Më parë se të akuzojë opozitën dhe më parë se të nxjerrë zëdhënësit e vet mjeranë për të justifikuar atë që nuk justifikohet, ky moment ka nevojë për reflektim.
Ka nevojë për reflektim dhe përgjegjshmëri serioze, për të parë realisht situatën e kriminalitetit, situatën e trafiqeve, situatën e korrupsionit.
Sepse në tërë palcën e sistemit politik shqiptar aktual nuk ka gjë tjetër përveç se krim, korrupsion dhe shpërdorim kriminal të përgjegjësive dhe të besimit.
Prandaj problemi i madh që duhet të zgjidhë shoqëria shqiptare është mbi të gjitha, reformimi tërësor i sistemin politik, sepse sistemi aktual politik rezulton i dështuar, i kalbur , i kriminalizuar.
Për fat të keq Shqipëria është rikthyer në kushtet e realitetit politik të viteve 90-91, kur Kuvendit apo Parlamentit të atëhershëm të Partisë së Punës, i mbeti vetëm një detyrë; ë çonte vendin në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri.
Ndaj dhe sot kjo mazhorancë ka vetëm një detyrë; të pranojë ofertën e opozitës që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, për të garantuar një proces zgjedhor, të lirë të ndershëm, të barabartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, jo vetëm të votojnë, por mbi të gjitha të kenë të drejtën të zgjedhin.
Të zgjedhin në liri të plotë dhe jo si në zgjedhjet e vitit 2017, kur vota e tyre u ble, u vodh dhe u kriminalizua për të prodhuar këtë qeverisje, këtë mazhorancë që është bërë një me krimin dhe që ka krijuar jo vetëm kosto të mëdha për imazhin e Shqipërisë, por mbi të gjitha ka vënë në risk, interesat kombëtare të Integrimit Europian të Shqipërisë.
Tre kandidatë për deputetë, të cilë janë aleatë të PD, kanë...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka replikuar me kryeminis...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar mb...
Kryeministri Rama ka reaguar pas fjalës së deputetes demokra...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ëshë shoqëruar me de...
Ka sjellë reagime të forta deklarata e deputetes Rudina Hajd...
Në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit, Krimet e Rënd...
Sot, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se nuk cënohet...
Kryeministri Edi Rama është treguar i sinqertë sot gjatë fja...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish sot akuzat në ...
Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Albana Vokshi, ka ...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar në...
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman po zhvillon një...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga foltorja e Kuvendit...
Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznes...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ka shkark...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse du...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka r...
Një ditë më parë në qytetin e Durrësit policia arrestoi një...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...