web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja, Qeveria "zhvishet" nga përgjegjësitë/ Murrizi kap mat Lleshajn

18 Prill 2019, 09:16, Aktualitet CNA

Deklaratat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se grabitja e Rinasit nuk është ndonjë ngjarje apokaliptike, ka çuar në reagimin e deputetëve të Opozitës.

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka thënë se priste tjetër gje nga Lleshaj, ndërsa  ka kritikuar për mungesën e investimeve në komisariate.

“E dimë që në fillim se çfarë ka qenë prioritet për mazhorancën. Para se të jepni 20 milionë euro në autostradë duhen rregulluar komisaritatet”, ka thënë Murrizi, duke i  kërkuar më tej llogari Lleshajt për Autoritetin e Aviacionit Civil.

“Autoriteti i Aviacionit Civil , i cili është në varësi të Ministrisë së Transportit është arrogant si koncensionari. Nëse thoni se ju nuk keni përgjegjësi, kujtoj se Autoriteti i Aviacionit Civil është në varësi të Qeverisë”, i është drejtuar Murrizi, ministrit Lleshaj, i cili hoqi përgjegjësit ngë Qeveria për grabitjen e Rinasit./CNA.al





Lajmet e fundit nga