web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiropali ironizon protestën/ Do merrni vetëm ngushëllimin e Berishës

13 Prill 2019, 19:43, Aktualitet CNA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e opozitës në ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se i vetmi ngushëllim që PD-ja do të marrë është mesazhi ngushëllues i Berishës, për protestën më të madhe në botë.

?Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!?- shkruan Spiropali. /CNA.al





Lajmet e fundit nga