Foto-Elisa sheh me admirim “Skënderbeun”/ Çfarë nuk u pa sot në parlament
Kuvendi i Shqipërisë vijon seancën plenare, prej orës 10:00....
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur dy ditë më parë, ku siguaria kombëtare është cënuar. Një nga zonat që do të duhej të konsiderohej nga më të sigurtat në vend, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, persona të armatosur kanë shkuar deri në barkun e avionit, kanë grabitur disa miliona euro dhe janë larguar. Një prej tyre ka mbetur i vrarë, pas përplasjes me policinë.
Por, lekët janë zhdukur pa gjurmë dhe siguria kombëtare është cënuar. Ky tashmë është një fakt.
Por, ajo që ka ndodhur dhe që është me qesharakja është se qeveria dhe kryeministri Rama po përpiqen që përgjegjësinë ta kalojnë tek koncesionari. Pra, t?ia lënë kinezëve, të cilët kanë marrë Aeroprtin me koncesion, pasi e kanë blerë nga një kompani gjermane.
Por, fakti është se qeveria shqiptare para disa vitesh tha se do të ndërhynte në kontratën koncesionare për të ulur tarifat dhe për të rritur sigurinë në Aeroport.
Por, çfarë ndodhi realisht?
Në fakt ajo që ka ndodhur është se kontrata u shty edhe tre vjet, pra nga 25 u bë 28 dhe u hoq vetëm perimetri që kishtë të drejtën e fluturimit Rinasi, prej 100 km dhe asgjë më shumë se kaq.
Koncesionari përfitoi edhe 3 vite më shumë, tarifat nuk u ulën, siguria nuk u rrit, pasi kemi faktet se në 2-3 vjet, kemi të paktën tre grabitje.
Nga ana tjetër, qeveria na thotë se fajin e kanë kinezët, në një vend ku cënohet siguria kombëtare, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.
Në fakt, qeveria të njëjtën gjë bëri edhe me studentët në dhjetor, kur ata dolën në protestë, ajo nuk e shikonte përgjegjësinë tek vetja.
Sipas saj fajin e kishin pedagogët, e kishin rektoratet, e kishin dekanatët dhe vetëm qeveria nuk kishte asnjë faj, megjithëse ashtu si në rastin e mësipërm, ku kishte rishikuar kontratën koncesionare, ishte po kjo qeveri dhe po ky kryeministër që kishte përgatitur Ligjin për Arsimin e Lartë.
Nga ana tjetër, është kjo qeveri e cila thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjet kriminale që ndodhin në Shkodër, dhe për më tepër, kryeministri thotë ?hëngshin kokat e njëri-tjetrit?, duke nxitur më shumë gjakmarrjen në atë vend.
Më tej, risjellim në vëmendje situatën e tensionuar në kryeqytet dhe përplasjet e forta me opozitën, për të cilën sërish qeveria nuk e njeh përgjegjësinë, por gishtin e drejton drejt opozitës.
Për gjithçka që ndodh në Shqipëri, që nga grabitja e Aeroportit, që nga protestat e studentëve, që nga ngjarjet kriminale në Shkodër apo situata e krimit në Elbasan, që nga përplasjet e forta me opozitën, apo dhe shumë e shumë argumente të tjera, vetëm qeveria nuk e ka fajin.
Në gjashtë vite nuk është përfunduar asnjë projekt madhor rrugor, që të fillohet nga qeveria Rama dhe të përfundojë në këtë hark kohor 6-vjeçar. Dhe për më tepër edhe rruga Tiranë-Elbasan, e cila ishte pothuajse e përfunduar, sot e kësaj dite për të dhjetën apo pesëmbëdhjetën herë, sipas Edi Ramës nuk përfundohet sepse fajin e kishte projekti. Rruga ishte lënë rrugëve dhe fajin e kishte qeveria e djeshme.
Por, që të korrigjosh një projekt nuk do më shumë se gjashtë muaj dhe që të përfundonte ajo rrugë nuk donte më shumë se 18 muaj, me çfarëdolloj ndërhyrje që të kishte nga qeveria shqiptare.
Por, ne jemi sot pas gjashtë vitesh dhe rruga ende nuk ka përfunduar megjithë premtimet e kryeministrit.
Gjithmonë fajin e kanë ose kinezët, ose universitetet vetë, ose opozita ose vetë krimi.
Qeveria shqiptare, e cila ka një mazhorancë solide në parlament me rreth 80 deputetë, qeveria shqiptare e cila ka një kryeministër prej gjashtë vitesh dhe ka ndërhyrë në çdo ligj të shtetit shqiptar dhe që ka pëgjegjësinë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, e cila përgatiti ligjin e Arsimit të Lartë, e cila e ka për detyrë bashkëpunimin me opozitën, thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi.
Në vendin tonë të gjithë kanë faj, vetëm qeveria nuk ka asnjë faj. Dhe këtë e thotë kryeministri, këtë e thonë ministrat e tij dhe të gjithë papagajtë që i dalin në ekrane apo ata që i rrijnë pranë për të bërë propagandë.
Duke dashur ti hedhë hi syve shqiptarëve dhe për të thënë se për gjithçka që ndodh në vend, fajin ose e ka Saliu ose e ka opozita, ose e kanë ata që protestojnë apo kundërshtojnë qeverinë në veprimet e saj.
Vetëm qeveria nuk e ka fajin, vetëm qeveria nuk e ka fajin, vetëm qeveria nuk e ka fajin, vetëm qeveria nuk e ka fajin. Të gjithë jemi tashmë të bindur se për gjithçka që ndodh në këtë vend vetëm qeveria nuk ka faj, fajin e ka populli/ CNA.al
Kuvendi i Shqipërisë vijon seancën plenare, prej orës 10:00....
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është vënë nën hetim ng...
Për të disatën herë, dje kryetari i Partisë Demokratike, Lul...
Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta drejtuar shtabit të Pë...
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar policinë,...
Të dhëna të reja kanë dalë nga grabitja e Rinasit. Ka qenë i...
Deputeti, Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të djegë mandati...
Kreu i KQZ-së Klement Zguri ka komentuar aktet e institucion...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k...
Një ngjarje e rëndë kriminale, është regjistruar këtë të mar...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për me...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar, në lidhj...
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, ka degj...
Ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë ditën e sotme vendimin p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër, pas vendimi...
Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka sulmuar kryeministr...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar menjëherë pas fjalës së ...
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalë...
Cënimi i sigurisë kombëtare, pas grabitjes në aeroportin e R...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...