web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish drejtori i Policisë/ Dyshime për vrasjen e grabitësit të 10 milion eurove

9 Prill 2019, 20:53, Aktualitet CNA

Përveç fakteve të publikuara, deri tani, grabitja e sotme e 10 milion eurove, brenda Aeroportit të “Rinasit “Nënë Tereza”, ka provokuar dhe dyshime e pandehma. Kjo për vetë faktin se ende ngjarja nuk është zbërthyer plotësisht nga hetimi dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Një të tillë dyshimi ka artikuluar dhe ish drejtori i Policisë së Tiranës. Mit’hat Havari, i cili është pjesë e emisionit “Dritare me Rudinën”, ku temë diskutimi është pikërisht supervjedhja 10 milion euro.

Ndërsa diskutantët e mëparshëm përmendën vrasjen e njerit prej grabitësve , lidhur me autorësinë e këtij ekzekurimi Havari u shpreh skeptik.

?Unë dyshoj se e ka vrarë Policia. Kjo do zbulohet nga ekspertët, që do identifikojnë se nga cila armë ka dalë plumbi. Në qoftë se e ka vrarë policia, makina e saj do ketë qenë pas furgonit të grabitësve”,- ka thenë Havari, që në krijim të skenës së grabitjes ka vijuar:

” Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët grabitës: ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda, ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse “lumi fle, hasmi s?fle”, thotë populli. Për ditë të tëra ata mund të kenë kontrolluar aeroportin.?, – tha Mit’hat Havari./CNA.al





Lajmet e fundit nga