Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zv. ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka dhënë një intervistë pa dorashka në lidhje me situatën politike në vendin tonë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka realizuar një intervistë ekskluzive me zotin Matthew Palmer, gjatë së cilës zoti Palmer i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të vazhdojë penalizimi amerikan me heqje vizash në kuadër të mbështetjes së luftës ndaj korrupsionit dhe krimit.
Intervista e plotë:
Palmer, çfarë përfaqëson Reforma në Drejtësi për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe çfarë ndihme ka në plan për hapat e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi?
Falemnderit për mundësinë dhe falemnderit për pyetjen. Reforma në Drejtësi për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, një të ardhmeje europiane, një të ardhme të paqes dhe begatisë, e një marrëdhënie llogaridhënieje midis popullit dhe qeverisë së tyre. Është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjeve për reforma këtu. Është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qëndrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
A mendon qeveria e Shteteve të Bashkuara se situata e tensionuar politike ka lidhje me Reformën në Drejtësi? Në vend që t?i hyj analizës politike, mendoj që ajo që duhet nënvizuar është interesi që kanë të gjitha palët për të ndjekur reformat, për të ndjekur llogaridhënien, për të ndjekur transparencën, pavarësisht se cila parti është në pushtet në një kohë të caktuar. Cilado qoftë, do të dojë të drejtojë një vend që është i fortë, një vend që është i qëndrueshëm, një vend që është i begatë, një vend ku marrëdhënia midis popullit, qytetarëve dhe qeverisë së tyre, është e tillë që ka mbështetjen e publikut shqiptar, që kontribuon për një të ardhme pozitive për vendin.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka qenë e qartë në deklaratat se ?Reforma në Drejtësi nuk do të ndalet?. A ka shqetësime për përdorim politik të Reformës në Drejtësi?
Mendoj se ka gjithmonë shqetësim se personat që përfshihen në praktika korruptive, persona që përfitojnë nga një sistem që është i shtrembër, do të punojnë kundër përpjekjeve për reforma, do të punojnë për të mbajtur, për të ruajtur një sistem nga i cili, me përkufizim, përfitojnë. Por, mendoj se me kalimin e kohës, ajo që do të shihni është përparimi në frontin e reformave, përparim në ndjekjen e vettingut në gjyqësor, përparim në Reformën Zgjedhore, përparim në luftën kundër korrupsionit publik dhe krimit të organizuar. E ndërsa njerëzit shohin përparim do të investojnë gjithnjë e më shumë në atë proces drejt synimeve të qeverisë së pastër, transparente dhe llogaridhënëse, e do t?u kërkojnë llogari udhëheqësve të tyre të zgjedhur.
Fokusi dhe pritshmëritë e publikut janë përqëndruar te prokurorët antikorrupsion dhe gjykatat antikorrupsion. Çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara që ata të kenë sukses?
Mendoj se ka nja dy gjëra që mund të bëjmë. Kemi kontribuuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, duke investuar dhe trajnuar për profesionalizmin e zyrtarëve në sektorin gjyqësor në Shqipëri. Do të vazhdojmë ta bëjmë. Do të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete, të forcojmë aftësitë që individët sjellin në institucione, e të forcojmë integritetin e vet institucioneve. Po ashtu do të punojmë për t?i bërë zyrtarët, sidomos zyrtarët e zgjedhur, përfaqësuesit e lartë të qeverisë të japin llogari; llogari ndaj popullit të tyre dhe llogari ndaj procesit të integrimit europian. Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE. Ky është një proces i gjatë dhe i vështirë, që do të kërkojë reforma themelore. Disa prej tyre do të jenë të vështira, disa prej tyre do të jenë të dhimbshme politikisht. Por ne do të punojmë për të theksuar për popullin shqiptar se çfarë pritet, e do të punojmë me udhëheqësit e zgjedhur për t?u siguruar që do të japin rezultate për ato angazhime që marrin.
Ka pretendime dhe akuza për standarde të dyfishta në procesin e vettingut, më i rëndësishmi i të gjithë Reformës në Drejtësi. A jeni dakord?
Mendoj se ajo që ka rëndësi në procesin e vettingut ? dhe jam dakord me ju që vettingu ka rëndësi qendrore në këtë proces ? është që duhen njerëz në poste me autoritet dhe përgjegjësi që të jenë të pastër dhe që sillen në mënyrë transparente. Jemi të përkushtuar për të punuar për t?i forcuar këto institucione dhe për t?u siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i largohet llogaridhënies, e se pavarësisht çfarë burimesh përdorin dhe sa parà kanë, ligji do të aplikohet në mënyrë të barabartë, që ligji do të aplikohet drejt dhe të gjithë japin llogari.
Shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve iu janë mohuar vizat amerikane. A ka në plan qeveria e Shteteve të Bashkuara që t?iu mohojë vizat deputetëve të opozitës që kanë braktisur mandatet?
Nuk mund të flas mbi aspektet specifike të ndonjë rasti konkret vize, por ajo që mund të bëj është të theksoj angazhimin e SHBA-ve për të përdorur të gjitha mjetet që kemi për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Kjo përfshin autoritete të caktuar vizash, sipas përkufizimeve në ligj.
Sipas jush, kush e ka radhën?
[Qesh] Nuk kam ndërmend të bëj parashikime për të ardhmen, por do të them se të gjithë zyrtarët publikë që janë përfshirë në praktika korruptive, që janë përfshirë në shkeljen e besimit që iu kanë dhënë qytetarët shqiptarë, të gjithë duhet të kenë frikë.
Një qytetar është përplasur me grabitësit e parave në aeropo...
Grabitja në aeroportin e Rinasit ishte e menduar me detaje n...
Ish-deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, çuni i Fahri Bal...
Gazetari investigativ kronikës së zezë, Artan Hoxha,nga stu...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në TV “Ballkan Web”, ana...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se autorët e...
I qenë pjesë e emisionit “Opinion”, në “News24”, Andi Bushat...
Policia ka vrarë një prej autorëve të grabitjes së Rinasit. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot ,zyrtarisht, r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Nga Kreshnik Spahiu-Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për ...
E marta e 9 prillit është një ditë normale e Shqipërisë.Asgj...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas grabitje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes pranë...
Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhe...
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 15....
Grabitja e përgjakshme e Rinasit, ku u vodhën rreth 2 milion...
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit nuk ofron siguri as për vet...
Zv. Ndihmës Sekretarit Mattheë Palmer bëri një prononcim për...
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ngjarjes të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...