Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një pije energjike e quajtur ?Cannabis? e prodhuar në Gjermani dhe Austri, ka nisur të importohet në vendin tonë me emrin ?Al Cannabis?, që nga Gushti i vitit 2017. Importuesi i këtij produkti, Agim Murati, tregon se me ngarkesën e parë që hyri në Shqipëri përmes doganës së Morinës, nuk pati probleme. Por në ngarkesën e dytë, në doganën e Qafë-Thanës, produkti u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pogradec, me dyshimin se mund të përmbante lëndë narkotike.
Përfaqësuesi i kompanisë ?Al Cannabis?, Agim Murati ka shpjeguar për emisionin ?Stop? në Tv Klan se ky produkt që prodhohet në Gjermani e Austri dhe është i certifikuar, iu nënshtrua kontrolleve edhe në Shqipëri. Gjykata vendosi që kjo pije energjike të lejohet të hyjë në tregun shqiptar pasi nuk ka asnjë efekt negativ në shëndetin e njeriut, por në përbërje ka vetëm kërp industrial, që është e lejueshme dhe pa efekte anësore.
Agim Murati, përfaqësues i ?Al Cannabis?: ?Bllokohet me sy të lirë e shprehur nga AKU e Pogradecit. Ndërhyn Prokuroria, bllokohet malli, bëhen provat, bëhen analizat në laboratorin e anti-drogës që është institucion i Policisë Shqiptare, dhe del që pija ishte OK. Çohen këto prova në gjykatë, gjykata merr vendim të formës së prerë. Ky vendim u zbatua. Shkoj në doganë, marr lejen nga AKU që jam me vendim gjykate, marr dhe lejen nga dogana dhe vazhdon biznesi me qetësi. Shitet malli me një vendim gjykate, e zbatojnë dhe janë brenda të gjitha rregullave?.
Megjithatë, kjo odise nuk u mbyll me kaq. Në ngarkesën e tretë që erdhi në Nëntor të 2017 nga Austria në vendin tonë përmes doganës së Hanit të Hotit, doli i njëjti problem. Malli u bllokua dhe AKU arsyetonte se ?presin urdhër nga lart?.
Agim Murati, përfaqësues i ?Al Cannabis?: ?Procesverbali thotë ?në dokumentet e sjella nga subjekti rezultoi se është një tregues THC, i cili në legjislacionin tonë nuk është në listën aditive dhe nuk shënohet, dhe me urdhër nga lart jemi në pritje?. Domethënë, kur të vete poshtë tek AKU-ja unë, duhet që ta lexoj mirë urdhrin. Se urdhri është thikë me dy presa. Është vërtetë urdhër, apo është paraqitje që duhet të paraqitet biznesi. Çoj dhe vendimin e gjykatës te AKU-ja, prapë ky nuk zbatohet, por rrëzohet. Dhe thonë ne nuk kemi ligj. Si Ambasada Gjermane, si ambasadorja austriake, si prodhuesit që janë me qendër në Mynih, me qendër në Vienë, deklarojnë ?DPS, që është Departamenti i Standardeve, nëse në Shqipëri nuk e ka në ligjin e ushqimit dhe sheh normat e lejuara në BE dhe kur është brenda standardit europian, menjëherë produkti merr vlerën e standardit shqiptar?. Por nuk shkoj unë atje, duhet të shkojë AKU-ja. Kam shkuar unë, kam bërë analiza unë në Amerikë, kam bërë analiza unë në Maqedoni, nuk është shprehur një laborator që ka. Por është shprehur, ?ju lutem shumë të na thotë AKU-ja, shteti shqiptar, Ministria, në kë laborator i kanë bërë analizat që thonë që ky ka THC, që ta heqim dhe ne këtë produkt nga Europa që mos të jemi vrastarë të fëmijëve shqiptarë, por të ruajmë dhe fëmijët gjermanë?.
Gazetari i emisionit ?Stop? shkoi pranë AKU për t?u interesuar për rezultatet e analizave të këtij produkti. Por, nuk u lejua nga zyrtarët e AKU, të cilët nuk dhanë asnjë shpjegim.
Gazetari? Kam bërë një kërkesë, do shkoj të marr?,përgjigje.
Roja AKU-Ok! Në rregull! Ta marrin përgjigjen, c?ke o burrë??!
Gazetari- Sepse hera e parë, që mbyllet dera, s?është se po vijmë sot këtu!
Roja AKU- E di, po cfarë të thotë vëllai jot tani, ëëë?
Gazetari- Pse e mbyll? Kush të tha ta mbyllësh?
Sekretarja AKU-Më tha: jua kam dhënë, jua kam sqaruar.
Gazetari- Jo, po s?ka?,unë këtë e di unë, kam pyetje ?Ka analizë nga AKU për këtë produkt? Kush është urdhri nga lart, që prisni?
Sekretarja AKU- Ju i keni bërë pyetjet aty, gjithsesi do vijë dikush nga lart dhe do përgjigjet?
Gazetari- Po të paktën, të na kishit kthyer përgjigje, se kjo është tallje me këtë. Unë këtë e di, gjithë procedurën.Thjesht pyetja ime është: ka bërë AKU një analizë për këtë produkt?
Drejtori Agron Hetoja-Cupa jau sqaroi, që cështja është në proces gjyqsor.
Gazetari? Nuk e kam për cështjen, e kam në parim. Kemi një analizë nga AKU, që të kontestojë?
Drejtori Agron Hetoja- Të lutem! Ka mundësi të dalësh jashtë?
Gazetari- Po përse? Për cfarë arsye të dal jashtë?
Drejtori Agron Hetoja- Jashtë të lutem!
Gazetari- Po për cfarë arsye? E morëm përgjigjen!
Drejtori Agron Hetoja- Për cfarë ma mban këtë kamerën kështu?
Agim Murati, përfaqësues i ?Al Cannabis?: ?AKU ngre pretendimin jemi në proces gjyqësor. Nuk thuhet jemi në proces gjyqësor kur unë të hedh në gjyq ty. Ti si AKU do më hidhje në gjyq mua. E pranon ambasada gjermane që produktet që prodhohen në Gjermani janë vrastare? Po është notë e madhe kjo proteste. Po ambasadorët nuk flasin sa të flasë gjykata. Por të habitur janë si nuk zbatohet vendimi i gjykatës i formës së prerë. Megjithatë, unë jam në proces gjyqësor në Shkodër, vendimin e gjyqit e pres dhe janë dy në emër të Republikës; një që kam fituar unë të formës së prerë dhe punonjësi i AKU-së është hequr dhe ka fituar vendimin e gjyqit, marrjen e rrogës, dëmshpërblimin dhe kthimin në vendin e punës?.
Stop bisedoi me profesorin Shuka, i cili shpjegoi se kërpi industrial që përmban kjo pije energjike ka fibra që janë të rekomandueshme, dhe jo përqindje të lartë të kanabisit apo hashashit.
Profesor Shuka: ?Është përdorur për fibrat e tij që janë mjaft të qëndrueshme dhe jetëgjata. Kurse sot ka një sërë përdorimesh, është futur dhe në industrinë ushqimore, në mjaft pjesë të produkteve ushqimore. Të dy këto të së njëjtës bimë ndarjen e kanë te principali aktiv, ose te përbërja kimike e THC, i cili te kanabisi industrial shkon deri në 0.3% ose rrallë deri në 0.5%. Kjo nuk është e dëmshme për shëndetin?.
Kurse Profesor Kapllan Sulaj, që është edhe anëtar i Bordit Shkencor të AKU-së, tha për emisionin ?Stop? se për këtë produkt ka vakum ligjor dhe ?Al Cannabis? përmban kërp industrial, gjë që e bën si të gjitha pijet e tjera energjike.
Profesor Kapllan Sulaj: ?Në këndvështrimit tim, mendoj që ka patur një ngërç ligjor. Ngërçi ka qenë tek një nen i ushqimit, i cili përshkruan që nuk lejohet prania e substancave narkotike si përbërë ushqimor. Ka patur një debat në mbledhjen e Bordit të Ushqimit, që është përbërës ose jo. Unë personalisht jam i bindur që një përbërës në ushqim, quhet përbërës kur ai është i matshëm. Dhe i kemi qëndruar këtij versioni dhe ka patur mendime të ndryshme, dhe është thënë meqënëse është vlera më e vogël se -1, është hedhur hipoteza që mund të jetë përbërës. Por, ajo që unë mendoj është sensibiliteti i pajisjes, nuk ka të bëjë me praninë e substancës. Unë kam gjetur një vendim të Komisionit Europian, ja kam servirur AKU, madje për të plotësuar këtë vakum ligjor, për ta zgjidhur problemin. Në etiketën e produktit ka qenë e shkruar që produkti është i lirë nga THC. Dhe e them me bindje që pija e futur në Shqipëri ka patur certifikata të sigurisë së BE, të cilat vërtetojnë që produkti është i sigurtë?. /tvklan.al
Policia italiane ka sekuestruar drogë me vlerë rreth 2.7 mil...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari ...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka...
Është nga ata të rinj që politikën e ka filluar qysh fëmijë....
Zv. ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka dhënë një interv...
Një qytetar është përplasur me grabitësit e parave në aeropo...
Grabitja në aeroportin e Rinasit ishte e menduar me detaje n...
Ish-deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, çuni i Fahri Bal...
Gazetari investigativ kronikës së zezë, Artan Hoxha,nga stu...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në TV “Ballkan Web”, ana...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se autorët e...
I qenë pjesë e emisionit “Opinion”, në “News24”, Andi Bushat...
Policia ka vrarë një prej autorëve të grabitjes së Rinasit. ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot ,zyrtarisht, r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Nga Kreshnik Spahiu-Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për ...
E marta e 9 prillit është një ditë normale e Shqipërisë.Asgj...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas grabitje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes pranë...
Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...