web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatët online, gënjeshtra e radhës nga Lulzim Basha

8 Prill 2019, 10:04, Aktualitet CNA

Në janar të vitit 2017, demokratët priten me entuziazëm faktin se do të votonin online, apo do të propozonin kandidatët e tyre të mundshëm për deputetë, të cilëve do t?ju bëhej edhe Vettingu dhe më pas do të shqyrtoheshin sipas statutit, nga degët, kryesia e PD-së dhe më tej deri në listën përfundimtare.

Të njëjtën tezë, Lulzim Basha e përsëriti edhe së fundi. Por, këtë herë me një ndryshim. Nuk do të propozohen vetëm kandidatët, por do të përzgjidhen kandidatët dhe më pas do të kalojnë në një Vetting, e të tjera e të tjera.

Duke qënë një proçes për zgjedhjet lokale, seleksionimi i tyre ka një proçedurë tjetër.

E për të gënjyer dhe për ta shitur, ?sikur ç?po bën?, Lulzim Basha, ka sjellë dy konservatorë anglezë, me të cilët po mashtron demokratët dhe opinionin publik se po bën Vettingun e deputetëve.

Në fakt Vettingu i deputetëve është bërë, atë e bëjnë strukturat e PD-së, sepse i njohin mjaft mirë në bazë, kush ka reputacion dhe kush jo. Kush mbledh vota dhe kush jo.

Por, problemi qëndron tek fakti se Basha nuk e dëgjon bazën e Partisë Demokratike. Ashtu siç bëri në zgjedhjet e 2017-ës, kur vendosi një listë skandaloze, me një tufë palaçosh e sharlatanësh, të cilëve iu dogji mandatet, pasi një pjese të tyre iu mori edhe paratë, për t?i vënë në krye të listave.

Në 2017-ën askush nuk e mendonte se do të ndodhte një skandal i tillë, por ja që ndodhi. Dhe sot, Lulzim Basha për të nxjerrë jashtë vetes përgjegjësitë e shitjes së kandidatëve, që listat përgatiteshin në zyrat e familjarëve të tij, do të bëjë një tjetër proçedurë.

Do të bëhen propozimet online. Por, çështja është se për këto propozime, ku do të jetë serveri, ku do të mblidhen këto të dhëna, cili është database, për të cilat ai pretendon se do të ngrejë një komision?

Pra, kush garanton se këto të dhëna nuk manipulohen dhe nuk shkon sërish serveri tek kunati?

Prandaj, Lulzim Basha po përdor një skemë tjetër, që të nxjerrë ata që do ai, si do ai dhe kur do ai.

Në fakt nuk ka asgjë ndryshe nga kreu i PD-së, ai nuk ka ndryshuar sepse për këtë do të duhej të shkonte në bazën e PD-së, do të duhej që pas gjashtë vitesh të përfundonte zgjedhjet në bazën e PD-së, të riorganizonte degët, të cilat nuk i ka përfunduar ende.

Të zgjidhte kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve, të krijonte një PD solide me struktura në çdo qendër votimi, të ishte një parti dhe ky vetë një lider që të dëgjonte bazën. Të shkonte poshtë dhe të nxirrte emra dhe më pas t?ju bënte Vettingun, bashkë me kryesitë e degëve, ç?ka do të ishte shumë herë më e mirë sesa ajo që bëri në 2017-ën, duke u mbyllur në zyrë dhe nxjerrë një listë të turpshme.

Dhe ajo që po bën tani, duke përdorur skemën e 2017-ës, por në një formë ndryshe. Do përdorë gjoja një filtër nga konservatorët anglezë, pasi të votohen online. Në fakt, filtri dhe gjithçka duket qartë që do jetë e njëjta skemë si në 2017-ën, ku emrat do të kalojnë nëpërmjet familjarëve të tij.

E Basha nuk po bën gjë tjetër, thjeshtë po gënjen demokratët, me një gjoja votim online për kandidatët, por listat, një pjesë janë mbyllur, një pjesë janë duke negociuar pazarin e tyre, por edhe një skenar i tretë, që të gjitha këto të jenë gati apo të duket sikur Basha po punon me listat e kandidatëve për të bërë të mundur një gënjeshtër të madhe. Nxitjen e strukturave në bazë, për gjoja zgjedhje të parakohshme, të cilat ai shpreson t?i mbajë së bashku me zgjedhjet lokale.

Por, mesa duket në ato zgjedhje ai nuk do të marrë pjesë, dhe duke qënë se do jetë në bojkot, për të ndalur presionin e ndërkombëtarëve që ai të futet në zgjedhje, ka gjetur një skemë tjetër, që gjasme po përgatit kandidatët dhe për këtë po përdor proçedura votimesh online.

Thjeshtë një skemë mashtruese e kryetarit të PD-së, i cili nuk është se ndryshon shumë nga Edi Rama. Thjeshtë dhe vetëm e kopjon atë keq dhe përdor disa mënyra qesharake, të cilat tashmë ia kanë kuptuar të gjithë për shkak të inproduktivitetit që ai ka dhe paaftësisë epike si politikan./ CNA.al

Si Basha përsërit veten, pas dy vitesh





Lajmet e fundit nga