Djali i sëmurë në burg/ Nëna i lutet Berishës ta ndihmojë
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Nga Ilir Levonja
– Ky turi i fushatave për bashkinë që duam nuk është asgjë tjetër por ato kopjet e shëmtuara nga koha kur Berisha përpiqej të bindte masat për referendumin e tij për ndryshimet kushtetuese më 1994. Ose më saktë rasti kur lideri sfumon vokacionin e masave, nuk ka stetoskopin e duhur të dëgjoj, të ndjejë dhe për më tepër të imponohet.
Kësisoj nuk ndodh asgjë tjetër veç trysni karrikesh që transportohen sa nga një vend në një tjetër, trysni mbi ata që duhet të mbledhin sa më shumë njerëz për të dëgjuar të njëjtin ligjërim idjot propogande karshi një realiteti që ka marrë udhët.
Më mirë se kushdo këtë gjendje e dinë ata që janë pranë Ramës, ata që suportojnë duke telefonuar papushim kë dhe kujt i ofruan një vend pune që të nxitoj e të sjelli sojin e sorollopin. Kjo në përgjithësi çon në disa përfundime që koha ministrore është më shumë kohë fushatash se sa qeverisje vendi.
Që klima politike është gjithë kohën një vatër zjarri dhe shmangia nga realiteti përbën krim social. Që arroganca dhe imponimi janë tashmë vetvrasje e mirëfilltë politike.
Pas këtij viti Rama nuk ka për të bërë asgjë tjetër, por ka për të arshivuar emrin e tij në atë që tashmë konsiderohet si faqja e zezë e politikanëve tanë. Pra është një strategji tashmë bajate që përsëritet e përsëritet, sidomos kur shikon edhe disa detaje të tjera, organizimi në ushtri i sondazheve me rezultate kontradiktore, sondazhe që është lehtë e kuptueshme të provohet se si manipulohen me inat. Qofshin në drejtimin e votës, qofshin në shifrat ekonomike dhe të tjera indicje nga e përditshmja.
Shkurt, pushtimit prej politikanëve të keq, pushtimit më brutal të historisë sonë, pushtimit shqiptar duket se po i vjen fundi. Dhe një shtysë të madhe dha edhe djegia e mandateve. Le ta quajnë kushdo si një tradhti apo një braktisje karshi votuesit etj., efekti domino e bëri të vetën.
Lërini këto pallavra me opozitë të re, tashmë aty nuk ka asgjë tjetër veç një estradë nga koha e socializmit kur të gjithë prisnin ardhjen e atasheut të partisë që t’i vinte vulën shfaqes. Eshtë kuvendi më delirant dhe që do mbahet mend për fiqtë e shartuar dhe mufkat e atyre që më në fund u hyri dëshira për të recituar.
Nuk ka më asgjë legjitime dhe përpos të gjitha atyre aludimeve me opozitë të re, vdekje të PD apo opozitës, margjinalizim etj., janë broçkulla radhe. Nuk vdes opozitarizmi, mund të vdesi karriera politike e një individi, por jo opozitarizmi.
Djegia e mandate ishte veprimi i duhur sfida e vërtetë politike që ka shkrirë tashmë akujt midis shoqërisë dhe opozitës, qofshin këto Pd a Lsi. Se nuk ka se si shpjegohet ndryshe ca rezultate idjote pranë Ramës që thonë se, qytetarët kundërshtojnë djegien e mandateve, megjithatë numrat e Pd dhe Lsi janë rritur. Kushedi sa janë kanë shtuar vrullin e të sharave, Ramës karshi atyre që i bëjnë këto gërmime për të nxjerrur sytë.
Rama tashmë nuk është asgjë tjetër por ajo grahma e humbjes së 1994-ës, kopja e shëmtuar e fushatave me dhunë. Por është sfida më e madhe opozitare, më e domosdoshmja, aq më tepër që tashmë nuk po mungojnë edhe vërejtjet e forta nga jashtë kundrejt qeverisjes. Në një farë mënyre Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi qenkan me fat.
E para shoqëria shqiptare nuk prodhoi dot një opozitë të re, sidomos me pranverën studentore vitin që shkoi.
E dyta franksionet brenda partiake janë akoma të brishtë, kemi parasysh rastin Blushi, protestat sporadike të minatorëve, fermerëve nuk arrijnë të prodhojnë opozitë a një lider të ri.
E treta, ikja në masë që ata po shfrytëzojnë si armë kundër Ramës, është në të njëjtën kohë një zjarr po aq përvëlues edhe për ta, pasi shifrat në rënie janë alarmante, dmth, Shqipëria në vitin 2030-të mund të ketë 2 milion banorë dhe moshë mesatare do jetë mbi atë të mesmen.
Një shifër që na shpie në vitet 1980-të veçse me një ndryshim thelbësor atëherë dominonte mosha e re. Pra nga 3 milion banorë shumë shpejt do jemi në 2… A do munden këta ta rikuperojnë rrjedhjen e humbjes? Kjo mbetet për tu parë.
Megjithatë duhet të kuptojmë se e mira e Shqipërisë fillon pikërisht nga sfidat e mëdha. Në rastin konkret si Basha dhe Kryemadhi nëse bëjnë marrëveshje apo do nënshkruajnë ndonjë gjë me Ramën, do nënshkruajnë edhe fundin e tyre politik. Dhe nuk ka më asnjë dyshim që shqiptarët duhet të ngrihen jo më për të festuar çlirimin nga turqit, italianët a gjermanët etj., por nga vet shqiptarët.
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka në një postim në rrje...
Avokat Altin Goxhaj, ka folur rreth modeleve që propozohen p...
Deklarata e bërë nga drejtori për Euroazinë në “Zërin e Amer...
Sfidat e Konsolidimit të Demokracisë ShqiptareNga Dr. Elez B...
Presidenti, Ilir Meta, ndodhet sot në Durrës për të bërë hom...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim m...
Pas emërimit të Ilir Metës si president, në Prill të vitit 2...
Një qytetar shkon në një “Exchange” për të kthyer paund në l...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një aksident ka ndodhur, disa minuta më parë, në aksin Durrë...
Partia Demokratike ka vendosur të mbajë protestën kombëtare ...
Sot është 7 Prilli, date kjo që na kujton pushtim fashist të...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi shoferi ...
Nëna e një të burgosuri në burgun e Rrogozhinës ka denoncuar...
Ilir Meta i ka blerë këpucë të shtrenjta gazetarit Çim Peka?...
Kur Donika njohu bashkëshortin mbi 20 vite më parë nuk i’a m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...