web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së

6 Prill 2019, 09:28, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje ka thënë së kandidatët që do garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme do ti zgjedhim online.

Por,  kjo është e shtata herë që Lulzim Basha thotë gjëra të ndryshme, për të njëjtën çështje.

E ka thënë dy herë para zgjedhjeve të 2017-ës, dhe dhe prap listat i bëri vetë natën, fshehtas dhe është akuzuar se ka shitur mandate deputetësh.

Nxori një listë me një grup parlamentar qesharakë, sharlatanë dhe të paaftë, të cilët i tërhoqi zvarrë më pas, për të djegur dhe mandatet. Ka folur shtatë herë për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshyme.

Një herë thotë do ta bëjmë sipas modelit amerikan, pastaj thotë me stil britanik, pastaj me të gjermanëve, pastaj do ta bëjmë me votim online, apo me një anëtar një votë.

Pra, vetëm thotë njëmijë e një gënjeshtra. Kjo tregon sa serioz dhe sa vlen Lulzim Basha.

Së pari, votimi online është totalisht i pasigurtë dhe i pakontrollueshëm. Nuk ka asnjë garanci që kalon në duart e duhura dhe rezultati nuk manipulohet.

Një votim të tillë Lulzim Basha e bëri online dhe dështoi 100%.  Tani ka zgjedhur t?a rikthejë dhe t?ua ?shesë? shqiptarëve si risi, megjithëse kur e bëri në PD dështoi.

Njeriu që ka gjashtë vjet dhe nuk përfundon dot zgjedhjet brenda partisë ka dhënë shtatë versione për zgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Ende sot me gati 15 degë të PD-së nuk është përfunduar procesi zgjedhor. Pa folur më tej se në të gjithë Shqipërinë nuk ka përfunduar ristrukturimi i partisë në zgjedhjet në bazë. Ka seksione të pangritura, ka struktura inekzistente. Ka kryetar grupseksionesh të emëruar, ka anëtar kryesie të emëruar dhe kryetar degësh të emëruar. Ka gjashtë vite që nuk bën dot zgjedhjet në parti dhe na ka dhënë shtatë versione për të zgjedhur kandidatët për deputetë.

CNA.al sjell me data të gjitha qëndrimet e Lulzim Bashës në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve të PD-së për deputet.

Fillimisht kujtojmë këtu një deklaratë të Lulzim Bashës, të bërë me 11 dhjetor 2016.

Basha premtoi se kandidatët e Partitë Demokratike, që do të garojnë për deputetë, do të zgjidhen nga anëtarsia e PD në qarqe.

?Deputetët do të zgjidhen përmes vendimmarrjes me anëtarësinë dhe votuesit, që nesër ata të jenë përfaqësues në radhë të parë të qytetarëve dhe jo të partisë.?-tha Lulzim Basha.

Gjithashtu ai tha se ? ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vjet. në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion apo një alternativë tjetër, do të ketë mundësinë të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të bëhet vizioni i partisë.?

Por, ndërkohë vetë Lulzim Basha ka gjashtë vite që është në krye të PD-së dhe po punon fort që ta shkatërrojë dhe përçajë atë parti. Zhvilloi vetëm një process farsë për kryetarin e PD-së në korrik të 2017-ës.

Me 23 janar 2017, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

?Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse?, thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.

Më tej, në prag të zgjedhjeve të qeshorit 2017, me 5 Shkurt 2017, Lulzim Basha premtoi para demokratëve se ?Kandidatët e Partisë Demokratike, lista e kandidatëve të cilën unë do të kem nderin t?i kryesoj në këtë betejë për një Shqipëri ndryshe dhe për një ndryshim në Shqipëri, do t?i nënshtrohet një proçesi vetingu, kontrolli të imtësishëm, sipas standardeve më strikte dhe praktikave më të avancuara amerikane, me ekspertë të cilët kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me mua dhe përmes këtij bashkëpunimi, dhe në bashkëpunim me Komisionin e Kontrollit të Integritetit dhe Etikës drejtuar nga Dr.Halim Kosova, do të bëjmë të mundur që çdo demokrate dhe demokrat, anëtar kartëmbajtës i Partisë Demokratike, të flejë i qetë, dhe të jetë i qetë dhe ballëlart, se kandidatët e Partisë Demokratike, janë të pastër si kristali.?

Por, pas marrëveshjes së 17 majit me kryeministrin Rama, Basha përgatiti një listë kandidatësh i vetëm, i mbyllur në zyrën e tij, i shkaktoi një humbje katastrofike Partisë Demokratike dhe doli me një grup parlamentar kllounësh dhe qesharakësh.

17 nëntor 2018, në përfundim të një takimi me një delegacion nga Britania, Basha tha se kandidatët e PD-së do të zgjidhen sipas modelit britanik.

?Po merret përvoja më e mirë në kontinentin europian, ajo e seleksionimit të kandidaturave përpara se ato t?i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësisë, që është përvoja e Britanisë së Madhe, ajo e konservatorëve britanikë të kryeministres Theresa May.?

Me datë 4 mars 2019, Basha ka thënë se ?Sot unë kam pasur vizita të rëndësishme nga partnerët tanë. Unë do të sjellë një model perëndimor brenda partisë sime, ku deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të zgjidhen nga anëtarësia e PD-së dhe për këtë kemi ndihmën amerikane, britanike dhe CDU-së gjermane.?.

Ndërkohë, me 6 mars 2019, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat deklaroi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.

?Kam vendosur të sjell standardet e demokracisë perëndimore në Partinë Demokratike dhe për këtë kam mbështetjen e të gjithë botës, kandidatët e ardhshëm për deputetë të PD do të zgjidhen me parimin ?një anëtar, një votë? nga anëtarësia?-tha Lulzim Basha.

Nga ana tjetër një ditë më parë, me datë 5 prill 2019, Basha premtoi votim online, për kandidatët e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

?Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për mata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë.?-tha Lulzim Basha.

Pra, një njeri i hapur dhe transparent nuk gënjen me shumë versione, por bën një akt dhe veprim konkret. Së pari zgjedhjet në parti dhe pastaj edhe zgjedhjen e deputetëve.

Por, Basha nuk ka për ti bërë kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Mjafton që ai të jetë në krye të listave dhe pastaj produkti që jep Luli dihet nga të gjithë./CNA.al





Lajmet e fundit nga