Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje ka thënë së...
Prokuroria e Krimeve të Rënda, vijon të jetë në “luftë” me Policinë.
Situata ka mbetur e njëjtë si në kohën kur ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, raportonte në analizat vjetore.
Edhe drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka akuzuar Policinë se ka qenë jo bashkëpunuese me Prokurorinë.
Kujtojmë se edhe ish-paraardhësi i Prelës, Besim Hajdarmataj pati vënë alarmin në raportin vjetor, se Policia nuk ka bashkëpunuar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, edhe pse ka patur kërkesa të vazhdueshme prej tij.
Madje, raporti i vjetor 2018, që mban poshtë emrin e Donika Prelës, thuajse është i njëjti me raportin vjetor të 2017 të përpiluar nga Hajdarmataj, sa i përket bashkëpunimit me Policinë.
Sipas Prelës, ka një mungesë bashkëpunimi konstruktiv mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe strukturave të policisë, të sektorëve përkatës në nivel qëndrorë si dhe me disa drejtori të policisë vendore.
“Mungesë e referimeve serioze për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale, vepra penale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve etj. Mos krijimi i kushteve dhe kapaciteteve njerëzore,(Punonjësve të policisë) për aplikim të metodave speciale të hetimit, për veprime simuluese dhe infiltrimit në përbërjen e grupeve kriminale ku evidentohen vetëm dy raste për vitin e kaluar, çfarë e bën të vështirë hetimin e aktivitetit të këtyre grupeve, ku e vetmja mënyrë e marrjes së të dhënave ngelet përgjimi i telefonave dhe me aq sa është e mundur përgjimi në vende publike dhe ndonjë rast në vende private”, shkruan Prela në raportin vjetor të vitit 2018.
Bëhet fjalë për raportin që u prezantua pak ditë më parë, kohë kur Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku iu përvesh prokurorëve të Krimeve të Rënda.
Sipas drejtueses së Krimeve të rënda, referemi i veprave penale të korrupsionit për zyrtarët e lartë është në shifra të ulta. Madje edhe ato raste që janë referuar ka pasur mangësi.
Në këtë pikë, Prela ka bërë fajtore policinë, pasi sipas saj, mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit.
“Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër ketij fenomeni mjaft shqetësues.
Për këtë kategori subjektesh mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proaktive”, shkruan më tej ajo në raport.
Mos bashkëpunimin me Policinë, Prela thotë se e ka diskutuar dhe me drejtues të Policisë së Shtetit, por nuk ka pasur asnjë ndryshim.
“Megjithëse e kemi ngritur si shqetësim në të gjithë analizat e punës, takime me drejtues të policisë shtetit deri tani nuk është krijuar një seksion i veçantë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të drejtësisë, e cila do i përgjigjej dhe organizimit të seksionit përkatës që ka kjo prokurori për veprat penale të korrupsionit, strukturë e cila do të sillte një bashkërendim më të mirë dhe identifikimin e rezultateve konkrete për këto vepra penale duke pasqyruar rezultate vetëm për këtë kategori veprash penale”, shkruan më tej Prela në raport.
Prokuroria për Krime të Rënda, duket se edhe me prokuroritë e rretheve është në konflikt edhe me prokuroritë e rretheve.
“Edhe në drejtim të hetimit pasuror evidentohen problematika të ndryshme, pasi aktet referuese nuk plotësojnë kushtet e referimit pasuror dhe nga verifikimi nuk rezultojnë pasuri si dhe në rastin e referimeve pa u kryer paraprakisht verifikimet e nevojshme që mund të kryhen nga prokuroritë e shkallës së parë në rrethe. Nuk ka një koordinim të mirë me prokuroritë e shkallës së parë në rrethe, nga të cilët pritet raportimi në kohë i rasteve që mund të jenë të suksesshme si hetime pasurore, duke raportuar në kohën e duhur rastet e vendosjes së sekuestrove preventive”, shkruan ndë të tjera Prela në raportin vjetor./CNA.al
Krimet e Rënda u sabotuan/ Zbulohet kush ia shkatërronte hetimet Hajdarmatajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje ka thënë së...
Gazetari investigativ, referuar vrasjes së dy vëllezërve në ...
Një nga motorët kryesorë të kërkimit të fluturimit në botë, ...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar në li...
Shqipëria me paqëndrueshmëri politike në rritje përpara zgje...
Në vijim të turit të tij “Për Bashkinë që duam”, ditën e dje...
Zv.kryeministri Erion Braçe, ishte i pranishëm sot në aktivi...
Lëkundje tërmeti janë ndier në orët e para të mëngjesit të s...
Anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gazetari Ylli Dylgjeri, i njohur për ironinë therëse ndaj ak...
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila nuk ...
Edhe për ditën e sotme, në territorin tonë do të dominojnë v...
DASHI 21. mars – 20. prill Çiftet ka rrezik te kalojnë vësh...
Avokat Spartak Ngjela, nga studio e lajmeve në TV “Ora News”...
Kryeministri Edi Rama, në disa qytete ku ka zhvilluar turin ...
Sikurse raportojnë mediat e huaja, Princ Harry ka hatërmbetj...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e disa institucioneve gjatë ndër...
Kryetarja e LSI-së nuk i ka ndalur ofendimet për kryeministr...
Radioja “Zëri i Amerikës” i ka kushtuar një kronikë, në edic...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...