Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë vit. Sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar dje dhe sot eshte marrë rezultati përfundimtar. Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.
Në studion e programit “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Administratorit të IPR Marketing, Antonio Noto, analistëve dhe opinionistëve të njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit.
Në sondazh 62 % e shqiptarëve nëse do u jepej mundësia do të largoheshin nga Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.
34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht, por kur flitet për zgjedhjet e parakohshme, protesta dhe djegien e mandateve shumica e te anketuarve ka votuar kundër. Gjithashtu për dy liderët e opozitës, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) shumica e të anketurve, vlerësojnë negativisht punën e tyre.
61 % nuk mbeshtesin djegien e mandateve
Pyetjes: ….A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve?
61.1% e qytetarëve shqiptarë janë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. 18.7% e qytetarëve pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.
51% Jo zgjedhje te parakohshme
Pyetja: … Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, a jeni në favor apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?
Nisur nga situata politike në vend, ku opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, 51.9% e shqiptarëve janë shprehur kundër këtij qëndrimi. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë shprehur 28.9% e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa 19.2 janë shprehur se nuk e dinë.
Shumica kunder protestave te opozites
Pyetje: Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Basha po proteston kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për mashtrim zgjedhor dhe për bashkëpunim me krimin dhe narko trafikantët. A ndani ose nuk pajtoheni me arsyet për protestën e opozitës?
Sondazhi i IPR Marketing i publikuar në RTV ORA thotë se 18.9 % e qytetarëve mbështesin opozitën dhe kreun e PD Lulzim Basha në protestë. 21.3% e shqiptarëve ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa 38.1 % e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me Bashën dhe opozitën për organizimin e protestave të tyre. 21.7 % janë përgjigjur “nuk e di”.
40 % e mendojne negative veprimtarine e Metes
Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta?
Sipas sondazhit, 18.1% e shqiptarëve mendojnë se veprimtaria e Presidentit Ilir Meta është pozitive, 40.9% mendojnë se veprimtaria e kreut të shtetit është negative. 29.6 % e qytetarëve mendojnë as pozitivisht as negativisht. Ndërsa 11.4% janë shprehur se nuk e dinë.
57% e vleresojne negativisht punen e Monika Kryemadhit
Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?
Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.
49% gjykojne negativisht punen e Bashes
Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?
Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.
Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?
29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.
Sondazhi: 62 % duan te ikin nga Shqiperia
Pyetjes: Nëse do të jepej mundësia, a do të largoheshe nga Shqipëria?
Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.
Pyetjes: Sipas jush, në 3 vitet e fundit kriminaliteti në Shqipëri është…
Krimi si një çështje që ka trazuar shoqërinë, por edhe klimën politike vazhdon të jetë problem për qytetarët shqiptarë. Krahasuar me 3 vitet e fundit, 53.4% e shqiptarëve mendojnë se krimi në vend është rritur. Të paktë janë ata që mendojnë të kundërtën, ku 17.0% mendojnë se ky fenomen ka pësua rënie. Janë 23.6% e shqiptarëve që mendojnë se krimi është po në të njëjtat nivele si para 3 vitesh. Ndërsa 5.9 % thonë se nuk e dinë nëse është rritur apo ka rënë.
Pyetjes: Sipas jush në 3 vitet e fundit ekonomia e Shqipërisë është…
Shqiptarët mendojnë se ekonomia shqiptare nuk është përmirësuar në 3 vitet e fundit. Sipas sondazhit të IPR Marketing, 20.9% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia është përmirësuar, ndërsa 43.3 % mendojnë se ekonomia shqiptarë është përkeqësuar. 34.7% e qytetarëve mendojnë se ekonomia është njësoj si para 3 vitesh. Ndërsa 1.1% janë përgjigjur nuk e di.
Pyetjes: Cilat janë 3 problemet më urgjente për tu zgjidhur në Shqipëri?
Nga sondazhi i IPR, rezulton se shqiptarët janë të shqetësuar për papunësinë. Me 60.1% ata e kanë renditur papunësinë si problemin urgjent që duhet të zgjidhet.
Më pas vjen korrupsioni, ku 53.2% e shqiptarëve mendojnë se kjo çështje është urgjente për tu zgjidhur. Në vendin e 3-të si problem për tu zgjidhur shqiptarët kanë renditur varfërinë me 45.4%.
Pyetjes: Sipas jush Shqipëria po shkon…: 49 % po shkon ne drejtim te gabuar
Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.
Pyetjes: Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet…40 % jetohet njesoj
Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur “nuk e di”.
Pyetjes: -Sipas jush sot në Shqipëri jetohet? 59.7 % mendojne se ne Shqiperi nuk jetohet mire
Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.
Kampioni i sondazheve
Antonio Noto: Sondazhi është në nivel kombëtar. Intervistat janë zhvilluar javën e kaluar dhe janë përpunuar dje dhe sot kemi rezultatin prëfundimtar. Është kampioni që kemi përdorur gjithmonë. Rreth 2000 zgjedhës në Shqipëri dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.
Sondazhet sulmohen nga humbesit
Antonio Noto: “Jemi mësuar me sulmet kudo në botë. Sepse ne shihemi edhe si magjistarë por nuk jemi në të vërtetë, bëjmë një punë shkencore dhe jo magjie. Sondazhet sulmohen nga humbësi dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por kudo. Por me kalimin e viteve është rritur besimi i sondazheve.”
Kush është IPR Marketing – Rikthehet në Shqipëri me sondazhin e parë për këtë vit mbi situatën në vend në bashkëpunim me RTV ORA. IPR Marketing, një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar ne kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, me përvojë të suksesshme ndërkombëtare.
Tradita 12 vjeçare – Kjo është traditë e konsoliduar 12 vjeçare e prezantimit të sondazheve, që masin opinionin publik para e përgjatë fushatave zgjedhore. Kulmon me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.
Suksesin e kësaj tradite dëshmojnë sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, 2013 dhe 2017, si dhe ato lokale të vitit 2015 së bashku me exit-pollet përkatëse.
Artur Zheji dhe Dritan Hila janë përplasur së studion e emis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sëbashku ...
Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale ka k...
Pak më parë u raportua për një automjet “BMË” i cili u dogj ...
Myslim Murrizi, deputeti që theu urdhërin e Lulzim Bashës pë...
Ditën e sotme protesta e opozitës është shoqëruar me disa in...
Në qytetin e Fierit është djegur një makinë e tipit “BMW”.Si...
Ish zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, në një postim n...
Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar mosveprimin e policisë ...
Deputeti i cili nuk iu bashkua vendimit të opozitës për djeg...
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi i cili pranoi mand...
I humb mushka në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës dhe e ...
Një fjalim i fortë në Parlament, një apel ndaj “senatorëve” ...
Pavioni i maternitetit në Spitalin e Kurbinit prej dy javësh...
Deputeti, Myslim Murrizi, i qenë prezent në studion e emisio...
Ngjarja ku një e moshuar vrau në mënyrë makabre 7-vjeçarin m...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur për problemin kryesor që...
Megjithë dhënien fund të grindjes për emrin, midis Greqisë d...
Protesta e opozitës gjatë ditës së sotme është shoqëruar me ...
Policia e Kosovës arrestoi të Mërkurën pesë persona në Prish...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...