Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një sondazh i IPR Marketing, një kompani italiane dhe një televizioni lokal me titra është publikuar mbrëmjen e djeshme dhe ka dhënë shifra apo të dhëna surprizuese.
Janë vërtetë shumë kontradiktore po t?i krahasosh dhe llogarisësh me njëra-tjetrën dhe që ngrenë të gjitha dyshimet se mund të jenë të vendosura me dorë por gjithsesi vlejne per tu komentuar dhe analizuar.
Por, përtej dyshimeve dhe aludimeve, me tej shikojmë çdo të ?zezë? që na jep ky sondazh, dhe çdo përfundim që nxjerr ai.
Në sondazh thuhet se mbi 60% e shqiptarëve duan të ikin. Ndoshta kjo shifër mund të ishte më e madhe, ndoshta më e vogël, por një e vërtetë.
Nga ana tjetër liderët politikë, të tre urrehen. Pra, e gjithë politika shqiptare, përfshirë edhe presidentin, nuk kanë asnjë përqindje pikë pëlqyeshmërie nga publiku shqiptar.
Presidenti Meta perceptohet si një president i keq, Monika Kryemadhi merr një katër si kryetare e LSI-së, Lulzim Basha merr një dysh si kryetar i PD-së. Edi Rama merr një katër apo pesë si kryeministër, e me radhë.
Pra, po të shohim sondazhin, elita politike merr një goditje nga opinioni publik shqiptar, vendi nuk ka shpresë, por në fund del një çudi.
Edhe pse Edi Rama mund të ketë pëlqyeshmëri më shumë se Basha dhe Kryemadhi, ai del me 44% dhe PS-ja merrte po kaq vota.
Ndërsa Partia Demokratike ka një rritje me 30% nga zgjedhjet e vitit të kaluar dhe LSI-ja është rreth 14%.
Që PD-ja të ketë një rritje të lehtë për shkak të djegies së mandateve dhe bashkimit të militantëve rreth kryetarit Basha, apo një lloj rritje të tensionit në opinionin publik mund të ishte normale, por jo kaq sa e jep sondazhi, me një total të vlerës afërsisht 30% më shumë se në 2017, ç’ka duket të jetë një shifër e çuditshme. Për shkak se PD-ja është me një rritje diku rreth 30% dhe ndërkohë Basha me aksionin e tij politik vlerësohet thuajse zero.
Nga ana tjetër qëndron Monika Kryemadhi, e cila ka marrë një katër vetë si politikane, por LSI-ja merr rreth 14%. Ndërkohë që shumica e kësaj partie është shkërmoqur, gjuha e saj është mjaft e ashpër, a thua se është gazeta 55 dhe flet Fahri Balliu dhe jo një forcë politike. Por, kur? Fahri Balliu flste dje, se sot nuk flet për askënd.
Pra, duket se sondazhi përtej shifrave që godasin çdo personazh politik dhe klasën politike në Shqipëri, në fund thekson se opozita e bashkuar, pra Basha dhe Kryemadhi, që të dy janë me nota jo kaluese dhe të papëlqyeshëm në opinionin publik, në sondazh del se mund të fitojnë zgjedhjet ndaj një kryeministri që ka rreth 44%. Pra, një shifër sërish shumë e lartë, po të kemi parasysh konsumin që ka pësuar ai pas dy viteve në qeverisje i vetëm, me tepsi në dorë dhe pas gjashtë viteve në total që drejton vendin.
Ndërkohë, ka edhe një tjetër detaj. Kur e pyeten të ftuarit, administratorin e IPR Marketing, Antonio Noto se kur do të ishte sondazhi i radhës, ai tha se nuk ka një datë. Nuk është vendosur. Ç’ka tregon se ky nuk është një sondazh i porositur për zgjedhje, që do përsëritet çdo javë, që do ta shohim në shifra etj.
Por, është një sondazh i porositur vetëm për dje, vetëm për një ?hall? të caktuar që kanë pagatorët e sondazhit për një qëllim që duket të mos jetë thjeshtë raporti i shifrave.
Prandaj, shifrat e dhëna kanë kontradikta dhe duken të pabesueshme, përjashtuar këtu disa rubrika që janë lënë në standard apo duken në strandarde, për shkak se askush nuk mund t?i besojë ndryshe.
Por, përtej këtyre sondazheve dhe shifrave qëndrojnë edhe katër dosje HEC-esh. Pra, hidrocentrale që kërkojnë të ndërtohen nga e njëjta kompani apo media, e cila ka porositur sondazhin. Pra, katër HEC-e në Ministrinë e Transporteve dhe Energjitikës që presin firmën.
Ndërkohë, në mënyrë të beftë, pa u njoftuar kush dhe shumë diskret, njoftohet një sondazh dhe shpallet një rezultat. Me disa shifra dhe disa kampione që ishin me rreth 10% nga çdo qytet, me rreth 2 mijë vetë.
Pra, me rreth 200 vetë në Elbasan, apo 200 vetë në Fier, me të cilët matet perceptimi dhe nëpërmjet të cilave na thuhet se 44% e shqiptarëve duan Ramën dhe Rilindjen dhe 39% e tyre do të votonin Lulzim Bashën dhe PD-në.
Shifra këto aq qesharake sa edhe katër HEC-et nuk i luajnë dot nga vendi.
Gjithësesi mund të kenë ndikuar për diçka këto HEC-e. Që shifrat të luhen pak mjatas apo djathtas është një presion i mundshëm që nesër ato të mund të ndryshojnë në favor të njërës palë apo palës tjetër. Fundja kërkesa për katër licensa HEC-esh janë.
Kush i firmos HEC- mund të marrë dhe fitoren dhe sondazhin e tij me vete./CNA.al
Ish-prokurorja Rovena Gashi ka dalë sot para Kolegjit të Pos...
Një sasi eksplozivi është vënë në depon e Ujësjellësit në fs...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar sot një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 37 mjete të bli...
Nga Zef Zefi* Në komisionin e Kuvendit monist, Spartaku i di...
Sipas një sondazhi të realizuar ne nivel kombëtar, Partia So...
Në disa zona të Tiranës, sot dhe nesër përgjatë orarit nga o...
Besimi i shqiptarëve ndaj klasës aktuale politike në vend du...
Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rr...
Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Që nga koha e kaluar në kafene deri te sporti, përdorimi i i...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë g...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do bëjnë çdo gjë ...
IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë...
Artur Zheji dhe Dritan Hila janë përplasur së studion e emis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sëbashku ...
Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale ka k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...