E rëndë/ Gjendet e vetëvarur në banesë 57 vjeçarja
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në zo...
Nga Xhovan SHYTI
– Situata politike, që zotëron terrenin e rënduar të jetës shqiptare, është nga temat më stresuese dhe më të diskutuarat aktualisht.
Është nga më të diskutuarat pasi 30 vitet, pas premtimit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, kanë sjellë një sistem demokratik hibride, ku sunduesi i vetëm periodik është kriza. Por kanë sjellë edhe një jetë mizerabël për pjesën dërmuese të taksapaguesve dhe të begatë për një pakicë të shumëreduktuar.
Përqindje kjo që përfshin racën e vetë politikanëve e pushtetarëve, sojsorollopin e tyre dhe oligarkët e bërë të tillë falë përfitimeve dhe përqindjeve që derdhin në xhepat e pushtet-politikanëve.
“I palidhur me politikën në këtë vend je i vdekur!”
E përmenda këtë sentencë, të thenë në kofidencialitet nga një politikan në funksion përfitues, pasi ajo e shpreh shumë qartë përmbajtjen e katrahurës që ka gatuar klasa politike në këto tre dekada.
Por situata zotëruese është stresuese pasi, edhe pse kanë kaluar tre dekada nga lënia pas e kohës së komunizmit, në tenxheren e politikës vijojnë të pluskojnë veç të njëjtët emra. Të lidhur me ato parti historike, që kanë përgjegjësi tepër të rendë për mosdaljen nga situata e stanjacionit dhe krizës disavjeçare. Që janë përgjegjëse për manipulimin dhe vjedhjen e votës, për korrupsionin galopant, për manipulimin e drejtësisë dhe degjenerimin e shtetit për nevoja të pushtetit individual e klanor etj.
Gjatë këtyre viteve të shkuara, falë mbjelljes së veseve dhe jo virtuteve, politika i ka katandisur në atë farë feje shqiptarët sa, për të mbijetuar, detyrohen të zgjedhim të keqen më të vogël. Ti thonë amin e ti bëjnë temenara pushtetit të ?rilindjes?, që në fakt, pas fitimit të një milion votave më shumë, që e shpallën fitues pushteti, rezultoi se është i ?rivdekjes?.
Nga që pushteti i “Republikës së re” opozitare lindi i vdekur, shqiptarët preferojnë të vijojnë të qeverisen nga Edi Rama, edhe pse janë të bindur se ai është miku i oligarkisë dhe armiku i vegjëlisë. Preferojnë Ramën kryeministër, pasi opozitarët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë pothuajse njësoj si ky i fundit, ndaj është i pavlerë ndryshimi…
Fakti që ndjehemi të paaftë për ta ndryshuar këtë situatë, me ndryshim të “karrocerëve” politik, është arsyeja që na streson më shumë, ndaj dhe zërave për krijimin e një force të re politike i përgjigjemi me mosbesim, me heshtje, pasivitet e mosmiratim.
Ndjehemi besimpakët nga që, me plotë të drejtë, na tremb fakti se edhe partia e re ka shumë gjasë të jetë pjellë e këtyre “historikeve” që, në të vërtetë, dolën nga mitra e përgjakur e ish Partisë Komuniste, me të vetmin qëllim të katandisjes së vendit në këtë ditë.
Prandaj edhe krijimi i një partie të re politike nuk na e heq stresin, nuk na e ngjall shpresën për të rilindur me të vërtetë… Po atëherë, nga kush duhet të shpresojmë për përmbysjen e situtës krizuale trishtuese?
Nën qiellin e zymtë të politikës shpresëvrarë e vetmja “parti”, që do të mund të na rikthejë në shinat e demokratizimit, është Drejtësia e re. Drejtësia e dalë nga pasReforma. Drejtësia që pritet të dalë pas përmbysjes së homologes së vjetër, që për rreth tre dekada me rradhë dëshmoi se nuk ishte veçse zgjatim i kolonës vertebrale të politikës së korruptuar. Ndaj të cilës kurrë nuk ngriti një proces ndëshkimi edhe kur shkeljet e ligjit, madje edhe të Kushtetutës, ishin evidente.
Reforma në Drejtësisë pra, shpesohet të lindë “partinë” e re që pritet të përmbys situatën alarmante të sundimit të antiligjit, duke konfirmuar ligj dhe ndëshkim për gjithë shtresën e imunizuar deri më sot, ndonëse rezulton se është e përfshirë në veprimtari kriminale dhe përgjegjëse për degjenerimin total të gjithë jetës së vendit.
E nisur me procesin e shumënjohur të vettingut, një vit pas fillimit, institucionet e këtij të fundit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), vazhdojnë punën për shqyrtimin e pastërtisë së figurave më të larta të Drejtësisë së re, që pritet të dalë pas këtij procesi.
Referuar të dhenave zyrtare rezulton se gjatë këtij viti të parë të vettingut, kanë kaluar dhe janë dhënë 100 vendime nga KPK, 50 prej të cilave janë vendime shkarkimi për 32 gjyqtarë dhe 18 prokurorë. Nga ana tjetër janë konfirmuar në detyrë 49 subjekte të drejtësisë, sikurse dhe një vendim neutral për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrllari, e cila as nuk u shkarkua dhe as nuk u konfirmua në detyrë.
Shumica e vendimeve është apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili ka ndryshuar vetëm dy prej tyre: atë për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i shkarkuar nga shkalla e dytë e vettingut, ndërsa ishte konfirmuar nga KPK, sikurse u shkarkua edhe anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari, e cila, po ashtu, ishte konfirmuar nga KPK-ja.
Po brenda një viti të ikur kemi parë gjithashtu zbrazjen nga personeli shërbyes të gjykatave të vjetra të gjithë vendit, përfshi Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur me vetëm një anëtar; Gjykatën e Lartë, e cila ka mbetur me vetëm 3 anëtarë dhe, po të njejtin fat kanë patur edhe shumica e drejtuesve të gjykatave e prokurorive, së paku nga shkalla e parë e vettingut.
Ndërkohë, më shumë se 700 persona të tjerë punonjës të drejtësisë pritet të dalin, në ditët vijuese, para trupës së vettingut, mbyllja e të cilit lajmëron dhe fundin e turbullirës që zotëronte sistemin problematik të emërtuar masivisht si i “padrejtësisë”.
Prodhimi i SPAK-ut, i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve që pritet të dalin më tej do të jënë më pas?ruspat?, që do ta shëmbin tërësisht themelet e godinës së kalbur të drejtësisë së brejtur nga korrupsioni e degjenerimi social-politik. Të drejtësisë që, nga pushtet më vete, për dekadat e ikura shërbeu si të ishte zgjatim i kolonës vertebrale të pushtet-politikës, të cilës i shërbeu me besnikëri të hatashme edhe atëherë kur duhej ta ndëshkonte.
Ndaj edhe për këtë arsye, duhet besuar tek “partia” e Drejtësisë së re. Jo vetëm se këto politike tradicionale rreth tre dekadëshe mbollën e ritën veç farën e bimës së hidhur të padrejtësisë që kemi, por sepse kjo rrugë është e vetmja që vjen nga përvoja e ish vëndeve komuniste, me situatë të ngjashme me tonën.
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në zo...
Kuvendi shpalli të enjten listën me 9 kandidatë të rinj për ...
Lulzim Basha gjatë takimit që po zhvillon me studentët tek U...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij nën siglën “Bas...
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, në një postim në rrj...
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin e Kukësit, në ku...
Ish kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në nj...
EUROPOL ka zhvilluar një operacion në 5 shtete europiane, ko...
Dy javë më parë i urova datëlindjen ish-kryeministrit Aleksa...
Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me student...
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Geno...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit që po zhvillon...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Gjirit ...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ko...
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në një fshat t...
Policia Kufitare e Kapshticës gjatë një kontrolli të imtësis...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kokë...
Ndërsa po luanin në fshat, dy fëmijë janë plagosur.Sipas inf...
Kryeministri Rama ka qenë në një takim me qytetarët e Kukësi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...