Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dy javë më parë i urova datëlindjen ish-kryeministrit Aleksandër Meksi. Të dy jemi miq të vjetër e gjithashtu miq në rrjetin social Facebook. Hera-herës këmbejmë mesazhe urimi si dhe ndajmë opinione rreth situatave e ngjarjeve të ndryshme.
Ja urova datëlindjen unë, por dhe mijëra qytetarë. E uroi çdokush por jo Sali Berisha!
Ne, që e uronim as nuk kemi punuar, dhe as jemi rritur për shkak të diferencave në moshë, ndërkohë ai që bashkëpunoi me të për një dekadë dhe e zgjodhi si kryeministër, jo vetëm e ka humbur miqësinë por i ka shpallur armiqësinë duke mos i uruar as datëlindjen.
Ata ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, kam patur rastin ti takoj disa here, qoftë Meksin, qoftë Berishën.
Ish kryeministri Meksi ecën rrugëve i lirë dhe pa frikë, Berisha ka mbi 20 vjet që nuk del nga makina e blinduar.
Po a ishte ky Aleksandër Meksi që Berisha bënte be e rrufe se është truri inteligjencës 1990-1997?
Sigurisht që ky është Aleksandër Meksi dhe po ky është Berisha. Asnjë nga të dy ska ndryshuar.
Vetëm Berisha e quante “hero” dikur, dhe sot e liston si ?tradhëtar?.
Thjesht dhe e thënë troç, asnjë ndryshim nga Enver Hoxha, i cili në çdo Kongres përdorte politikën ?e kuajve të lodhur?. Largonte gjysmën e partisë si tradhëtarë dhe e mbushte me kooperativistë, karrocierë, brigadierë, shoferë, duke vrarë kështu elitën intelektuale. Berisha nuk i vret fizikisht të gjithë por i vret politikisht.
Kështu vrau Azem Hajdarin, kështu vrau Eduard Selamin, Gramoz Pashkon, Abdi Baletën, Besnik Mustafain, Petrit Kalakullën, Tomor Dostin, Arben Meçen, Ridvan Peshkopinë, Uran Butkën, Tomor Malasin, Preç Zogajn, Jozefina Topallin,…. deri tek Rudina Hajdari. Numri i drejtuesve që nuk përmenda arrin afro 5900, të gjithë jo anëtarë, por titullar në PD.
I ka larguar në periudha të ndryshme dhe gjithmonë me një motiv si ?tradhëtarë? të partisë. Nuk ka ruajtur as bashkëpunimin dhe as komunikimin njerëzor. Është në hasmëri me ata sepse u ka vrarë karrierën dhe i ka flakur rrugëve. Ka krijuar partinë e mllefeve të tij personale por edhe Partinë e Mllefeve të Argitës. Aq armiqsor janë ?atë dhee bijë? me njerëzit sa njeriu më i ngushtë i tij, Bazhkim Gazidede, vdiq pa e takuar sepse nuk e priste në zyrë, ndonëse ai i kishte kërkuar takim mbi 10 herë. Gazidede nuk mundi ta takonte sepse Berisha i mbante inat që kërkoi azil politik në Turqi. As kur u shtrua në spital nga kanceri nuk pati asnjë telefontatë njerëzore nga Berisha.
Pyetja është pse vetëm Berishës i dalin tradhëtar me mijra dhe majtas nuk ndodh ky proçes?
Kështu ka armiqsuar me mijëra drejtues të djathtë ku secili prej tyre ka një mini-armatë simpatizantët. Kur i sheh veç e veç numrat e simpatizantëve mund të duken të parëndësishme por së bashku janë së paku gjysëm milion. Shumë demokrat kokë-bosh kur të lexojnë këto rreshta e di që do thonë ç?na duhen këto emra, por kanë aq mendje të shkurtër sa nuk do ta kuptojnë dhe kujtojnë që dikur ata krenoheshin me këta emra që sot janë kthyer në armiq.
Dikur e shikonin aq të fort Bamir Topin sa thonin: ?Bamiri me një telefonatë i ka heq 30.000 vota Sokol Olldashit për kryetar Bashkie?.
Ja pra, disa vota Jozefina, disa Patozi , disa Meksi, disa Bamiri, disa Hajdari, disa Ruli, disa Bode, disa ballistët, disa legalistët, disa kuqezinjtë … në fund ju doli bilanci me 300.000 vota më pak.
Berisha nuk i largoi, por ai i shpalli armiq dhe këtë e bëri me qëllim që ata të humbnin mbështetjen. Tashmë ka mbetur i vetëm me shokët dhe shoqet e vajzës që nuk u dhimbset as partia dhe as nuk gjenerojnë dot mendim politik.
E di që shumë nga ju do i shani hajdutë dhe të korruptuar. Ndoshta keni të drejtë por të gjithë ?tradhëtarët? së bashku kanë më pak pak para sesa Sali Berisha i vetëm.
Të gjithë bashkë kanë vrarë aspak dhe kanë vjedhur shumë pak nëse i ktahason me Berishën.
E njoh atë parti që nga dita e themelimit. Njoh çdo ?tradhëtarë? dhe çdo familjar. Jam i lumtur që kurrë në jetë nuk mora teserën e Partisë Demokratike. Më besoni që lista e ?tradhëtarëve? është më e gjatë, më elitare, më e djathtë, më profesionale, më besnike dhe më fisnike, sesa këllirat e servilëve që vërtiten tek rrugica e Salës për ti thënë mirëmëngjes Doktorit kur futet me vrap në makinën e tij të blinduar apo që ti shohi familja se po i bëjnë roje poshtë pallatit.
Ah më ndjeni se për pak harrova Lul Bashën, por ai nuk hyn më në asnjë listë sepse qoftë tradhëtarët apo trutharët, i ka larguar apo afruar Sali Berisha. Basha s?mund jetë më lider i opozitës pasi misioni politik i një lideri opozitar është të bashkojë dhe jo të përçajë, është të afrojë dhe jo të largoj.
Të dashur demokratë, lëreni Berishën të shkojë se i ka mbyllur llogaritë politike, dhe punon vetëm për skemën familjare. Ju keni një mision dhe ëndrra të tjera nga Berisha. Ai është herë në qiell dhe herë 10 pash nën tokë, kurse ju jeni me këmbë në tokë!
Askush nuk e tradhëtoi ?Enver Hoxhën? por ai preu në besë shokët e tij.
Të largosh Berishizmin është patriotizëm.
Edi Rama është me fat që kundërshtar ka Berishën dhe shokët e së bijës. E në këto kushte qeverisja e tij autoritare s?ka opozitë.
Për këto arsye, Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. Është koha tu bëjmë thirrje: ?Tradhëtarë, të 28 viteve bashkohuni?
Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me student...
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Geno...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit që po zhvillon...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Gjirit ...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ko...
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në një fshat t...
Policia Kufitare e Kapshticës gjatë një kontrolli të imtësis...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kokë...
Ndërsa po luanin në fshat, dy fëmijë janë plagosur.Sipas inf...
Kryeministri Rama ka qenë në një takim me qytetarët e Kukësi...
Kryeministri Rama është ndalur sot në qytetin e Kukësit, ku ...
Sëmundja e Sklerozës është një sëmundje progresive e trurit,...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në një takim që po zhv...
Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me banorë të qyt...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim m...
Në vijim të turit të tij për “Bashkinë që duam”, kryeministr...
Një shqiptar me banim në SHBA, është arrestuar nga policia a...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...