Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Nesër më datë 05.04.2019 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me fond limit prej 66 milion lekë të reja (pa tvsh),ose 79.2 milion lekë të reja (me tvsh), zhvillon procedurën e tenderit për Blerje Pajisje Didaktike fizike, kimie e biologjie për arsimin bazë e të mesëm për 8 shkolla pilot në shkallë vendi.
Nesër më datë 5, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për të 5-tën herë do të shpallë fitues të njëjtin operator, emrin e të cilit do t?jua tregojmë më poshtë.
Nesër më datë 5, katër ditë pas ditës së ?rrenave? dhe një ditë para fillimit të dasmës së ministers, e cila u trashëgoftë, MASH do të vjedhë nga buxheti i shtetit për të 5-ën herë rreth 300 mijë euro, ose vlerën e një shkolle të re fillore në një nga qindra fshatrat ku mungojnë shkollat.
Procedura të tilla zhvillohen me dhjetra në ditë, të sasive e vlerave të ndryshme. Por procedura e mësipërme 79 milionë lekëshe, ose ndryshe rreth 640.000 euro, është shumë ?speciale?.
Nesër, fitues i kësaj gare është bashkimi i operatorëve ekonomik Didaktalba dhe Almedikal me vlere 78.999.999 lekë, aq sa fondi limit.
Ju mund të thoni se nga e dimë. Prisni një natë dhe do të shikoni se ky bashkim operatorësh është fituesi i kësaj gare. Për të 5-tën herë.
E themi këtë me siguri absolute. Në këto 5 vite kjo procedurë është zhvilluar 4 herë deri më sot dhe të 4 herët ky bashkim operatoresh ekonomik e ka fituar me vlere 99.99 % te fondit limit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër.
Ja pse. Autoriteti Kontraktor Blerës MASH ka vendosur kushte të cuditshme, teorikisht të pamundshme për asnjë operator tjetër.
Ja një prej këtyre kushteve (shih pika 7, me poshte):
Kërkohen mostra për të gjithë artikujt. Janë 700 artikuj laboratori, ose aq sa duhen për të kompletuar një shkollë nga 8 shkolla që janë gjithsej.
Përpjestimisht, duhet 1/8 e fondit limit për të blerë mostra, që një operator ekonomik të futet në konkurim.
Njësoj sikur në tenderin për ndërtimin e një pallati të pranohet në konkurim vetëm ai që vjen me katin e parë të ndërtuar.
Për hir të së vërtetës, duhet të ngremë edhe supozimin e arsyeshëm, që edhe ky operator ?special? nuk e dërgon 1/8 e furnizimit 640 mijë eurosh në koridoret e MASH si mostra, pasi ato 700 artikuj të paketuar nuk i nxënë të gjitha koridoret e MASH dhe lokali përballë, por meqë është i vetmi operator, kush mund ta verifikojë nëse nëpër kutitë e mostrave ishin 700, 70, apo 7 artikuj?
Duhet të sqarojmë, që në këtë pikë, në bazë të ligjit dhe rregulloreve përkatëse, Autoriteti blerës kërkon katalogje, jo mostra, por po të kërkojë katalogje, hapet loja, pra bëhet konkurim i vërtetë, gjë që MASH në këtë rast duket haptas që nuk e dëshiron.
Përveç imponimit të mungesës së konkurencës, e cila është një shkelje e rëndë penale, problemi më i madh, pra vjedhja qëndron tek fondi limit i llogaritur e i shpallur për tender.
Ky fond limit, pra 78 milion lekë të reja është të paktën sa 2-fishi i fondit që nevojitet për të gjitha pajisjet e kërkuara.
Blerja e të njëjtave pajisjeve, në vitet 2011 dhe 2012 është bërë me tender ndërkombëtar dhe po të shihen çmimet e këtyre kontratave, dallohet lehtë që çmimet e 4 viteve të fundit janë të paktën 2 herë më të larta.
Më shumë se 2-fish, pra 39 milionë lekë më shumë i bie të fitojë bashkimi i operatorëve që përmendëm më lart. Megjithatë, kjo nuk është kurrsesi e vërtetë, pasi bashkimi real padyshim që ka brenda edhe ?specialistët spektakolarë? të MASH
Do të ndalojmë tek kjo shifër, sa për të qenë konciz me investigimin, jo se këta ?specialistë spektakolarë? ndalojnë aty me vjedhjen, pasi cilësia e pajisjeve të furnizuara është e tillë, që e dyfishon edhe njëherë fitimin dhe kjo është lehtësisht e konstatueshme nga materialet që shkojnë nëpër shkolla.
Zinxhiri i shkeljeve fillon nga Ministria, KVO-ja, titullaret e shkollave, firma fituese dhe në fund taksapaguesi paguan rreth 4 herë me shumë.
Duhet theksuar, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë procedurë e zhvillon edhe në kundershtim me VKM-në 82/2018 të ndryshuar dhe në kundërshtim të Njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 20.03.2019, cili është i detyrueshëm për Autoritetet Kontraktore.
Kjo pasi procedura e blerjes së materialeve të këtij tenderi, në zbatim të VKM-së mësipërme (e dhjetor 2018) duhet të zhvillohet nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe këta ?specialistët? mendojnë se e kanë shmangur duke bërë lojra fjalësh në emërtim, por ?
Duket sikur ky tender, që nesër bën 5 vjeç, është në kundërshtim me të gjithë, pasi me mendjen time po përfshij këtu edhe Kryeministrin Rama, se shkoi gjatë pa ia përmendë emrin.
Shpresojmë, që kur të shkojë në dasëm të ministers, bashkë me lulet t?i japë edhe urdhër, që të auditojë këtë hajni në Ministri, sapo të kthehet nga muaji i mjaltit.
E ku i dihet?..edhe mund të dalë ndonjë përgjegjësi. Megjithatë nuk është e sigurt.
E sigurt është që tenderin nesër në MASH e fiton bashkimi i operatorëve ekonomikë Didaktalba dhe Almedikal , me vlerë 78.999.999 lekë të reja?dhe pastaj, se me kë e ndajnë ata fitimin, është punë e tyre./ CNA.al
Ava Max dhe prindërit e saj kanë emigruar drejt Amerikës par...
Anthony Çako, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos pak kohë më...
Një sondazh i IPR Marketing, një kompani italiane dhe një te...
Ish-prokurorja Rovena Gashi ka dalë sot para Kolegjit të Pos...
Një sasi eksplozivi është vënë në depon e Ujësjellësit në fs...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar sot një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 37 mjete të bli...
Nga Zef Zefi* Në komisionin e Kuvendit monist, Spartaku i di...
Sipas një sondazhi të realizuar ne nivel kombëtar, Partia So...
Në disa zona të Tiranës, sot dhe nesër përgjatë orarit nga o...
Besimi i shqiptarëve ndaj klasës aktuale politike në vend du...
Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rr...
Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Që nga koha e kaluar në kafene deri te sporti, përdorimi i i...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë g...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do bëjnë çdo gjë ...
IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...