web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seancë dhe protestë/ Çfarë pritet të ndodhë sot

3 Prill 2019, 06:48, Aktualitet CNA

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një senacë plenare, në orën 10:00.

Por, krahas punimeve të parlamentit, opozita ka vendosur sërish të protestojë përpara Kuvendit.

Protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.

Nga ana tjetër forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.

Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 7 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.





Lajmet e fundit nga