Arrestohen në Itali për trafik droge/ Zbulohet identiteti i shqiptarëve
Policia italiane ka arrestuar 9 persona në qytetin Mesina të...
Në spitalin e Mirditës fëmijëve të shtruar në repartin e pediatrisë u jepet për mëngjes çaj, gjalpë, djathë dhe reçel; në drekë fasule dhe në darkë makarona.
Menyja nuk ndryshon për ditë të tëra dhe përveç kësaj, këtij spitali në shumicën e rasteve i ikin dritat. Në dimër situata vështirësohet dhe më shumë ku shërbimi u jepet pacientëve më qiri.
Fiks Fare solli mbrëmjen e së martës menynë që u servilet fëmijëve në spitalin e Mirditës ku u ofrohen për mëngjes të njëjtat gjëra si të rriturve, bukë me gjalpë dhe çaj. Gazetarët e Fiksit treguan me anë të pamjeve dhe dëshmive të shumta se menyja në këtë spital është e njëjtë për të gjithë pacientët, pa patur parasysh moshën e tyre. E ëma e një fëmije 5 muajsh tregoi se për fëmijën e saj kishin çuar çaj dhe bukë me gjalpë. Ndërkohë një tjetër nënë që kishte fëmijën e shtruar, tregoi se në drekë ka fasule dhe darkë makarona. Edhe pse në fillim infermieret e pediatrisë i pohojnë gazetarit të Fiks Fare se fëmijëve të moshës nga 0-1 vjeç u jepnin në mëngjes qumësht, biskota, muhalebi. Por infermieret demaskohen shumë lehtë kur gazetarja kërkon të shoh këto ushqime dhe kryeinfermierja përgjigjet ? sot nuk e kanë patur në menu?. Gazetarja e Fiks Fare për të vërtetuar se ankesën e nënave shikon dhe në magazinën e kuzhinës së spitalit, ku magazinieri për tre ditë rresht ka bërë dalje vetëm gjalpë, reçel e djathë. Ai justifikohet ? këto kanë mbetur se është në përfundim kontrata me furnizuesin?.
Shqetësim tjetër për prindërit ishin edhe energjia elektrike në spital. Ata thanë se dritat ikin shumë shpesh duke u kthyer në një problem të madh i ftohti.
Të njëjtat shqetësime me prindërit ndau edhe shefi i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Mirditës , i cili tregoi se çdo ditë gjen mbi komodinat në dhomat e fëmijëve, djathë dhe reçel ose çaj dhe gjalpë. ?Nëse një fëmijë nuk ushqehet mirë as ilaçet që unë i jap nuk i bëjnë efekt, kot ja jap antibiotikët? thotë mjeku Gjovalin Valça. Ai tregon se problemet në këtë spital janë të mëdha, një problem sipas tij janë edhe dritat të cilat ikin shpesh dhe ai është i detyruar të japë shërbimin nën dritën e qiriut.
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe tek drejtori i institucionit Edmond Karrica i cili tha se kuota për fëmijët është vetëm 150 lekë, kjo e miratuar prej vitesh nga Ministria e Shëndetësisë. ?Unë nuk jam në dijeni që kanë munguar të gjitha produktet për fëmijët nga 0-1 vjeç, ndaj për këtë do pyes kryeinfermieren dhe do e verifikoj? shprehet z. Karrica. Për sa i përket ikjes së energjisë ai tha se ka bërë të gjitha përpjekjet me OSHEE-në dhe Drejtorinë e Tensionit të Mesëm, por akoma nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare.
Bisedë e zhvilluar në Repartin e Pediatrisë
Gazetarja: Sa muajsh është?
Prindi 1: 5 muajsh.
Gazetarja: Për këtë fëmijën ty të kanë sjellë atë bukën?
Prindi 2: Bukë e çaji e asgjë tjetër, grosh në drekë, asgjë fare.
Prindi 3: Ja kështu është këtu.
Prindi 2: As ka nxemje as , asgjë fare. Problemi është kështu, bukë çaji, në drekë grosh, në darkë makarona ato nuk futen në bark, a i sjellin a nuk i sjellin.
Gazetarja: Po ndonjë frutë ? Ndonjë gjë?
Prindi 3: Jo, jo, jo
Gazetarja: Po dritat ikin ndonjëherë?
Prindi 2: Ikin dimrit më shumë, dimrit fik -ndiz, fik -ndiz, dimrit është më katastrofë,
Kryeinfermierja: 0-1 vjeç ka edhe qumësht me biskota, bëjmë edhe muhalebi.
Gazetarja: Ku janë këto që më tregon? Ku është qumështi, biskota dhe muhalebia? Mund të na i tregoni?
Kryeinfermierja: Jo sot nuk ka për shembull.
Gazetarja: Po përse, aty ishte një fëmijë 5 muajsh.
Kryeinfermierja: PO, një bebe.
Prindi : Jo qumësht fare këtu tek ne, vetëm çaj sollën.
Gazetarja: Sot në mëngjes për shembull çfarë ka patur? Çfarë është shpërndarë sot në mëngjes?
Magazinieri: Po , sot në mëngjes ke patur gjalpë edhe çaj, ja ku është edhe gjalpi.
Gazetarja: Po dje?
Magazinieri: Po ja shikoje dhe dje, gjalpë ka patur dhe dje se është përfundimi i kontratës.
Gazetarja: Dhe çaj
Magazinieri: Po, po
Gazetarja: Dakord, pardje, ka qenë mëngjesi çaj, gjalpë, 3 ditë u bënë
Magazinieri: Po edhe ashtu vazhdojnë të gjitha. Është përfundimi i kontratës, vetëm gjalpë, reçel ka.
Policia italiane ka arrestuar 9 persona në qytetin Mesina të...
Njëqind vendime të dhena nga Komisioni i Pavarur i Kualifiki...
Ish-gazetari i Tv Klan, Lazion Cini, 30 vjeç, është zhdukur ...
Policia e Korçës së bashku me Forcat Operacionale ka zhvillu...
I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, kyretari i LZHK-së ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deklaroi s...
Policia e Gjermanisë ka arrestuar një shqiptar, i cili u arr...
Dogjën mandatet, por kjo nuk do të thotë se heqin dorë nga b...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se p...
Prokuroria e Shkodrës ka nisur të tërhiqet nga akuzat e rënd...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të ...
Nëpërmjet një njoftimi Zyra e Shtypit të Partisë Demokratike...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqë...
Kryeministri Alexis Tsipras shkoi të martën në Shkup, vizita...
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin E...
Në takimin që kryeministri Rama ka pasur në qytetin e Elbasa...
Një pedagog nga Lushnja ka shkuar në polici për të denoncuar...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar ve...
Nga Besar Likmeta– Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të R...
Ngjyrat dhe pikturat janë të preferuarat e tij edhe pse spek...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...