web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtronte duke marrë kapar për apartamente/ Në pranga 40-vjeçari

3 Prill 2019, 06:24, Aktualitet CNA

Një 40-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se përmes një agjencie mashtrimi iu merrte qytetarëve shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale Sh. M., 40 vjeç.

Për kapjen e tij u angazhuan seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga