Foto-Protesta e opozitës/ Aleatët thumbojnë Bashën?
Opozita po zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit,...
Deputeti socialist Bashkim Fino, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme tha se sot duhet të flasim për proces zgjedhor të rregullt dhe të parandalojmë prekjen e sistemit nga sjellja politike antisistem.
Sipas tij administrata zgjedhore duhet të jetë si sfidë e shqiptarëve
Fjala e plotë e Finos:
Rezoluta që po shqyrtojmë sot, vjen pas një procesi raportimi në Komisionin e Ligjeve të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe diskutimesh në Komisionin e Ligjeve.
Si relator i çështjes falenderoj kolegët për kontributin në hartimin e një rezolute serioze dhe aktuale për proceset edhe politike në të cilat ndodhet vendi.
Projekt-rezoluta:
– nuk mundet të mos konsideronte problematikat e hasura në procesin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 për Kuvendin;
– nuk mundet të mos evidentonte nevojën për parandalimin e efekteve që prodhuan në zgjedhjet e kaluara, tejkalimi i afateve ligjore të rregjistrimit të subjekteve zgjedhore, listave të kandidatëve dhe të tjera. Jemi në kushtet kur Partia Demokratike dhe disa parti të tjera të pozicionuara momentalisht si spektër opozitar, po demonstrojnë sjellje politike identike me ato të shfaqura në periudhën parazgjedhore të vitit 2017.
Ndaj i takon Kuvendit që të paralajmërojë dhe nxisë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të jetë i gatshëm të përballojë çdo sjellje të tillë dhe ta trajtojë atë me përgjegjshmëri për të evituar dëmet që mund t?i vijnë procesit zgjedhor të pritshëm prej saj.
Projekt rezoluta vjen edhe në kushtet e zëvendësimit masiv të vendeve të mbetura bosh për shkak të bojkotit ndaj Kuvendit të vendosur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të çertifikuara nga deklarimet për heqjen dorë nga mandatet apo vullneti për mosmarrjen e mandateve të deklaruar bosh sipas procedurave të Kodit Zgjedhor nga kandidatët pasues në listat shumëemërore.
Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë që një marrëveshje e orës së fundit, të kthejë në sistem opozitën.
Ne SOT duhet të flasim për proces zgjedhor të rregullt dhe të parandalojmë prekjen e sistemit nga sjellja politike antisistem.
Une vlerësoj maksimalisht daljet publike të nisura prej javësh tashmë, të përfaqësuesve të KQZ për tërheqje të vëmendjes dhe sensibilizim të subjekteve zgjedhore, nëpërmjet njoftimeve publike dhe kujtesave për respektim të afateve dhe kushteve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, për regjistrim dhe dorëzim dokumentacioni pranë KQZ.
Jemi të vetëdijshëm se problemet në lidhje me plotësimin e kërkesave dhe detyrave të lëna nga Kuvendi, me rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2018 vijnë pjesërisht edhe për shkak të bllokimit të procesit bipartizan të miratimit të Kodit të ri Zgjedhor.
Jemi të vetëdijshëm që Komisioni Qendor i Zgjedhjeve dhe vendimmarrja brenda tij, varet shumë nga bashkëpunimi, vullneti personal dhe komunikimi profesional midis anëtarëve të Komisionit.
U vumë në dijeni nga kryetari i KQZ edhe për mungesën e bashkëpunimit të shfaqur në vitin e kaluar midis KQZ dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ndaj përfitoj nga rasti që të bëj thirrje që të gjitha strukturat që ushtrojnë veprimtari të posaçme dhe luajnë rol në procesin zgjedhor, të bashkëpunojnë me KQZ dhe midis tyre, në shërbim të një procesi, i cili për shkak të gjendjes së krijuar duhet të jetë korrekt, transparent dhe jashtë ndikimit emocional apo politik.
Ne duhet të projektojmë të ardhmen e afërt duke konsideruar tashmë si fakt të sigurtë që në vitin 2019, për shkak të bojkotit të deklaruar nga subjekte politike që kanë qenë historikisht subjekte zgjedhore, procesi parazgjedhor, mund të ndodhet në kushte të ngjashme me ato në të cilat u vu gjatë periudhës parazgjadhore, për zgjedhjet për Kuvendin e Vitit 2017.
Ndaj sot në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare mund të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ dhe t?i kërkojme KQZ që programi i punës për vitin në vazhdim midis të tjerave:
– të garantojë funksionimin e rregullt të administrates zgjedhore, duke shfrytëzuar hapësirat që kuadri ligjor i fushës jep për plotësimin e kësaj administrate me persona që vetëofrohen në KQZ në emër të ndërgjegjes së tyre QYTETARE dhe jo për shkak të thirrjes partiake.
Partia Socialiste, i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së bërë nga KQZ dhe ka depozituar në kohë listën e komisionerëve. Kodi Zgjedhor parashikon qe listat e komisionerëve dorëzohen nga partitë parlamentare.
Megjithë diskutimin teorik që mund të bënim paraprakisht nëse, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është apo jo sot parti parlamentare, në frymën e respektimit të rezultatit të dalë nga Zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duhet të dorëzonin edhe ato listat e tyre për komisioner.
Fakti tashmë publik dhe deklarimet e përforcuara te PD dhe LSI për mospjesmmarrjen në zgjedhje, duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi këtë vendim të marrë për dorëzimin e atyre listave.
Duhet të konsiderojme dhe të vendosim rradhën e prioriteteve SOT.
Unë jam i bindur që për PS, ky proces zgjedhor është sfida jonë më e madhe, jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga i cili do dalë ai rezultat.
Ne jemi koshient që ndryshimet dhe perspektiva e proceseve zgjedhore po shkojnë drejt krijimit të administratës zgjedhore jopartiake, profesionale, të përgjegjshme dhe të barazlarguar nga palët politike. Ndaj nëse KQZ arrin të plotësojë numrin e domosdoshëm me komisionerë, unë do i propozoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisioner të dorëzuara në KQZ.
SOT ashtu si NESER, por SOT më shumë se kurrë administrata zgjedhore, mund dhe duhet të jetë e përbërë e gjitha nga individë të lirë, të përgjegjshëm dhe të barazlarguar edhe nga PS.
Ky do ish një sinjal i pastër për partitë e spektrit opozitar që NE E KEMI SERIOZISHT.
QE ATA NUK MUND TE NA TERHEQIN ZVARRE NE RRUGEN E TYRE TE BRAKTISJES SE SISTEMIT. Duhet të jetë e qartë që sulmi i tyre nuk bëhet ndaj nesh, por ndaj sistemit. Ndaj ne SOT duhet të mbrojmë sistemin.
Të dashur kolegë, të Partisë Socialiste dhe deputetë të rinj të mandatuar rishtazi!
Administrata zgjedhore sot duhet të bëhet sfida e shqiptarëve për Shqipërinë.
Sfidat tona sot janë të tjera dhe ato lidhen me kushtet dhe kriteret ligjore për financimin publik e privat të fushatave zgjedhore e të subjekteve pjesemarrëse në zgjedhje.
Sfida e politikës sot është cilësia e kandidatëve që i propozohen shqiptarëve
Sfida e secilit prej nesh sot ka lidhje me votën dhe me vullnetin e shqiptarëve.
Ka lidhje me leximin e qartë të çdo vote dhe refuzimi për pjesmarrje në atë proces.
Ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. /CNA.al
Opozita po zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit,...
Opozita po zhvillon ditën e sotme protestën e tetë të saj, p...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ditën e sotme po zhvillohet protesta e opozitës. Deri më tan...
Deputetja Rudina Hajdari në emër të Opozitës së re iu është ...
Prej më shumë se një muaj e gjysëm opozita ka vendosur të dj...
Ndryshe nga protestat e tjera, duket se drejtimin e protestë...
Lobimet e PD por edhe financat e partive të tjera politike, ...
Seanca parlamentare ka nisur me raportimin e kreut të KQZ, K...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha e ka bërë “rrugë” ...
Ka filluar sërish me tensione sot protesta e opozitës para p...
Me një kryetar opozite, i cili më shumë rri në Hollandë sesa...
Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi lëndë narkotike e d...
Të dhënat e siguruar nga “Gazeta Shqip”, nëpërmjet bilanceve...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Në kuadër të një turi që do të zhvillojë në të gjithë Ballka...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një senacë plenar...
Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të m...
Një 40-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...