web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha po tallet me shqiptarët

3 Prill 2019, 08:47, Aktualitet CNA

Prej më shumë se një muaj e gjysëm opozita ka vendosur të djegë mandatet e deputetëve dhe ka paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme sa herë që Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seanca plenare.

Opozita e cilëson parlamentin ilegjitim dhe mazhorancën socialiste, të ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Por, ndërkohë që sot në orën 09:30 filloi protesta e radhës para Kuvendit, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në protestë.

Lulzim Basha vijon axhendën e tij sipas interesave personale, duke tradhëtuar kështu demokratët dhe duke u tallur me shqiptarët.

Ndërsa shqiptarët i fton të dalin në rrugë dhe të protestojnë, vetë arratiset nga Shqipëria.

Basha, i cili bën sikur i digjet shumë barku për shqiptarët, nuk është hera e parë që i lë në baltë dhe i tradhëton demokratët.

Ndoshta tashmë liderin e opozitës do ta bëjë Flamur Noka, i cili së fundi ka treguar se di të ?bërtasë? në protestë dhe të ftojë qytetarët ta ndjekin. Me një kryetar opozitë që është më shumë në Hollandë sesa në Shqipëri, i ngelet puna më e “vështirë” Flamur Nokës./CNA.al

Basha tradhëton sërish demokratët/ Braktis për herë të dytë protestën





Lajmet e fundit nga