Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Të gjithë akuzojnë të gjithë për korrupsion, por Shqipëria jo vetëm ende nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale, por tashmë as Kontroll të Lartë të Shtetit funksional.
Një shkëmbim letrash publike midis ish kryetarit të KLSH, mandati i të cilit përfundoi më 22 dhjetor 2018 dhe Presidentit të Republikës, si dhe mënyra sesi mazhoranca refuzoi dy propozime të Presidentit, vetëm sa nxorën në pah leximin e personalizuar të Kushtetutës dhe deficitin e madh në kulturën tonë politike e shtetërore.
Në funksion të praktikës kushtetuese, Presidenti dekretoi emrin e gjyqtares Vitore Tusha për postin e kreut të KLSH. Tusha ishte e vetmja gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese me vlerësim pozitiv nga procesi i vettingut. Mazhoranca e rrëzoi kandidaturën e saj, pa ndonjë argument juridik. Më pas Presidenti propozoi një kandidaturë të dytë, këshilltarin e tij Bahri Shaqiri. Ashtu siç pritej, mazhoranca e rrëzoi kandidaturën e tij, kryesisht mbështetur në argumente politike.
Procesi i propozimit të kandidatëve, shqyrtimi dhe rrëzimi i tyre zgjati midis datës 5 nëntor 2018 dhe 31 janar 2019, pra rreth 3 muaj. Megjithatë, kryetari në detyrë Leskaj nuk ka më mandat kushtetues prej datës 22 dhjetor dhe pavarësisht se jashtë dëshirës së tij vijon kompetencën kushtetuese të ushtrimit të detyrës, vendi mbetet pa KLSH funksional. Ligji organik për KLSH nuk parashikon zv/kryetar dhe as nuk përcaktohet se çfarë ndodh nëse vendi mbetet vakant. Një situatë e tillë ndodhi edhe më 2011, kur kandidati i parë i Presidentit u rrëzua nga mazhoranca e djathtë e asaj periudhe.
Referuar të dhënave të mbledhura nga Instituti i Studimeve Politike për zgjedhjen e kryetarëve të KLSH me Kushtetutën e re (1998) dhe sidomos pas miratimit të ligjit të ri më 1997, rezulton se asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje në kohë të kryetarit të KLSH.
Praktikat perëndimore janë të tilla që zyrtarët kushtetues zgjidhen përpara mbarimit të mandatit të zyrtarit që largohet, në mënyrë që rotacioni në drejtim të mos sjellë kriza dhe as boshllëk kushtetues me kosto për vendin dhe për institucionin.
Për shembull, në Shqipëri edhe Presidentët e Republikës në vitet 2002, 2007, 2012 dhe 2017 janë zgjedhur përpara mbarimit të mandatit të Presidentit në detyrë, duke evituar kriza të mundshme kushtetuese ose politike.
Në rastin e KLSH praktika pozitive jo vetëm nuk po zbatohet, por defekti po vijon të thellohet. Nga të dhënat e ISP-së rezulton se nga 20 ditë diferencë midis mandatit të kryetarit që ikën dhe atij të vjen më 1997, u vijua me 36 ditë diferencë më 2004 dhe 52 ditë diferencë më 2011. Ndërkohë aktualisht kanë kaluar 102 ditë dhe ende nuk ka ?dritë në fund të tunelit? për procedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri të KLSH.
Prej janarit 2019 kur u rrëzua edhe kandidatura e dytë. Presidenti nuk ka vijuar më të bëjë propozime dhe mazhoranca parlamentare nuk ka iniciuar ndonjë kërkesë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit organik për kryetarin e KLSH. Pra, secila palë ?në heshtje? konsensuale kanë shkelur Kushtetutën dhe standardet që lidhen me parimet e detyrimet kushtetuese.

Struktura e KLSH është unike në misionin e saj, si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar. Ai monitoron dhe kontrollon mënyrën e përdorimit të Buxhetit të Shtetit dhe administrimin e shpenzimeve publike, si dhe është burimi bazë i referimit për rastet e shkeljes së ligjit, abuzimit financiar apo dëmit ekonomik ndaj shtetit dhe interesave publike. Shqipëria, për vetë nivelin e lartë të korrupsionit, ka pasur probleme të shumta edhe duke pasur KLSH funksionale, por në mungesën edhe formale të KLSH-së funksionale, shqetësimi bëhet më serioz dhe mungesa e mekanizmit kontrollues krijon një situatë jo normale dhe me pasoja për standardet e qeverisjes dhe nivelin e korrupsionit në vend. ISP vlerëson se mungesa e KLSH, mungesa e Prokurorit të Përgjithshëm funksional dhe bashkë me to edhe e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë, ? janë dhe mbeten një shqetësim i madh dhe një pengesë reale në progresin e vendit drejt shtetit të së drejtës dhe luftës reale ndaj korrupsionit dhe çdo forme të abuzimit me pushtetin./ ISP
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot marrëv...
Deputeti Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga PD, pasi nu...
Faqet e humorit në rrjetet sociale vijojnë të ironizojnë kla...
Që prej pasdites së djeshme, vijon zjarri masiv në pyjet e Z...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
27 janë kandidatë, përkatësisht prokurorë, kanë aplikuar për...
Pas njoftimit të ministrit në detyrë për Punët e Jashtme, Ge...
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e bibliotekës digjitale u...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një ta...
Opozita prej disa muajsh dogji mandatet e saj të deputetëve,...
Seanca parlamentare e radhës do të mbahet të mërkurën. Vendi...
Lulzim Basha po përpiqet të duket sikur po hyn në zgjedhje d...
Seanca parlamentare do të mbahet të mërkurën. Informacioni k...
Një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike, ka pra...
Kreu i Partisë Demokratike dhe udhëheqësi i Republikës së Re...
Krahu i djathtë i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik L...
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapu...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme, ka vend...
Charles Leclerc nuk arriti të ruante kryesimin e garës në çm...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...