Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
“Miq! Më rezulton se në proces-verbalin përfundimtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lëshuar për “Conad Albania”, pas denoncimit tim për kompaninë, është ndryshuar (për mendimin tim qëllimisht), përmbajtja e Vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton rregullat e etiketimit të produkteve, duke shtuar në të një reference të paqenë, e cila ka shërbyer për të hedhur poshtë, padrejtësisht, denoncimin e kryer.
Për këtë rast flagrant të abuzimit në detyrë, si dhe duke konstatuar se “Conad Albania” po vazhdon të mashtrojë me informacion çorientues e të padrejtë konsumatorët dhe institucionet shqiptare, ndërkohë që vazhdon të tregtojë të njëjtin produkt në kundërshtim të hapur me kërkesat e legjislacionit shqiptar, sot i jam drejtuar zyrtarisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke kërkuar ndërhyrjen pa vonesë të tyre për ushtrimin e detyrimeve ligjore që u takojnë.
Ju falenderoj për mbështetjen, jemi me të drejtën dhe nuk do tërhiqemi kurrë prej saj”-, shkruan Ilir Ciko në faqen e tij të rrjetit social, duke bashkëlidhur kopjen e kërkesës e provave të paraqitura. Ja teksti i plotë:
” Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në vëmendje të z. Agron Hetoja/ Drejtor i Përgjithshëm
Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve
Pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Tiranë, 29 mars 2019
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Në vijim të një denoncimi publik të kryer rreth fallsifikimit të informacionit të skadencës për një produkt ushqimor të blerë pranë Conad Albania (Food Trade Shpk) ndodhem në një proces gjyqësor të cilin kompania e ka kërkuar me akuzën e shpifjes për këtë rast. Do të vazhdoj të mbroj të drejtën time të plotë të lirisë së të shprehurit, të drejtave të konsumatorit dhe mbrojtjes së një kauze publike me interes të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Arsyeja që po ju drejtohem, është tjetër. Kërkoj ndërhyrjen Tuaj të menjëherëshme dhe me të gjithë fuqinë që ju jep ligji shqiptar pasi krahas fallsifikimit të informacionit të skadencës së produktit në fjalë, nga dokumentacioni dhe provat e disponuara rezulton se:
Lejomëni t?Ju argumentoj sa më sipër, duke qenë plotësisht në dispozicion për çdo pyetje të mëtejshme që mund të keni:
Në deklaratën publike të drejtorit të Conad Albania, datë 4 Shkurt 2019 (bashkëngjitur), për produktin ?kërpudhë? shprehet se ?Legjislacioni?shqiptar?nuk parashikon asnjë obligim ligjor për të vendosur datën e skadencës?. Po kështu, në deklaratën publike të datës 27 Mars, ripublikuar më 28 Mars, kompania përsërit se: “#Conad_Albania tregoi transparencë të plotë ndaj rastit, duke shpjeguar se për produkte të tilla si #kërpudha, për të cilën pretendonte Z.Ciko se bëheshin manipulime në etiketim, apo produkte të tjera si frutat dhe perimet, nuk vendoset në etiketë afat skadence. Për këtë arsye, as ligji shqiptar e as ai europian nuk e kërkojnë një gjë të tillë.”
Fatmirësisht apo fatkeqësisht, këto deklarata nuk janë të vërteta dhe bien ndesh me legjislacionin shqiptar dhe atë europian. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.1344, datë 10.10.2008 ?Për miratimin e rregullave ?Për etiketimin e produkteve ushqimore?, në Nenin 9 ?Deklarimi i afatit të jetëgjatësisë minimale?, detyron operatorët ekonomikë (Në vijim të Nenit 4.5) që të vendosin në etiketën e produktit përkatës informacionin rreth afatit të jetëgjatësisë minimale të tij. Pika 5 e Nenit 9 të këtij vendimi, e cila përfshin produktet ushqimore që përjashtohen nga ky rregull, NUK përfshin kategorinë ?kërpudha?, duke e lënë në fuqi detyrimin e mësipërm. Një qasje e tillë, veç detyrimit ligjor ka sens të plotë logjik dhe është krejtësisht në pajtim me praktikat europiane (foto të produkteve të njëjta me date skadence janë publikuar nga shumë qytetarë në faqen zyrtare të Conad Albania) në zbatim të Direktivës Nr 1169/2011 të BE, pasi për nga rrezikshmëria mikrobiologjike kërpudhat nuk mund të krahasohen me mollët, bananet apo patatet, për të cilat vëzhgimi me sy i mjafton konsumatorit për të kuptuar gjendjen e tyre.
Conad Albania nuk ndalet së mashtruari duke shpërndarë këtë informacion të rremë ndaj publikut. Kompania shkon edhe më tej, duke deklaruar se “Në rastin e kërpudhave të freskëta?operatorët tanë kanë parashikuar 7 ditë si afat për konsumimin e tyre? (Deklarata e z. Pietro Tafuni, Administrator i Conad Albania, 4.2.2019). Lutem, gjeni bashkëlidhur pamje të produktit të paketuar më datë 28 Nëntor në Itali, dhe të ripaketuar e hedhur në tregun shqiptar më datë 7 dhjetor, pra 9 ditë më pas, kohë kur edhe sipas të nderuarit Tafuni, produkti duhet të konsiderohej i skaduar nga vetë kompania.
Conad Albania ka publikuar Proces Verbal Inspektimin e datës 5 shkurt 2019, të kryer fill pas denoncimit tim, nënshkruar nga tre inspektorët e Degës Rajonale Tiranë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Proces verbali na tregon për një situate pa kurrëfarë problemi pranë kompanisë, dhe inspektorët e AKU përfundimisht kanë hedhur poshtë denoncimin tim (pa më kontaktuar) duke nënshkruar dhe vendosur referencën ligjore (bashkëngjitur) si më poshtë:
?Në lidhje me etiketën në gjuhën shqipe, referuar VKM Nr.1344, datë 10.10.2008 ?Për miratimin e rregullave ?Për etiketimin e produkteve ushqimore?, Neni 9 pika 5, ku shprehimisht thuhet:
deklarimi i datës së skadencës nuk kërkohet për fruta perime të freskëta kategori të tilla që hyjnë dhe kërpudhat?.
Por, lutem lexoni përmbajtjen e VKM Nr.1344, datë 10.10.2008, Neni 9, pika 5:
“deklarimi i datës së skadencës nuk kërkohet për: fruta të freskëta dhe perime, përfshirë patatet, që nuk janë qëruar, prerë ose trajtuar.”
Siç shihet, kërpudhat, që nuk janë as fruta dhe as perime, nuk përfshihen në këtë përjashtim. Por për më tepër, inspektorët e AKU kanë marrë guximin ta shtojnë me inisiativën e tyre këtë kategori, duke e cituar atë si të tillë në vendimin e qeverisë.
I nderuar zoti Hetoja,
Jeni emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AKU pas këtij rasti dhe natyrisht nuk keni përgjegjësi për sa ka ndodhur. Por keni përgjegjësi të jashtëzakonëshme për të ndaluar abuzime të tilla në të ardhmen. Në plot vite përvojë, kam parë jo pak raste se si individët shpërfytyrohen me abuzimet në detyrë në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar duke e keqpërdorur ligjin e duke shfrytëzuar hapësirat që ai jep. Por sinqerisht, kurrë, kurrë nuk kam parë që një funksionar, përfaqësues i shtetit e në mbrojtje të qytetarit, të citojë në mënyrë të vullnetshme, jo gabim, por duke shtuar e ndryshuar sipas interesit përmbajtjen e akteve ligjore e më pas, t?i zbatojë ato pikërisht në përmbajtje të gabuar, për të goditur qytetarin.
Kjo është tepër e rëndë. Maksimalisht flagrante, e rrezikshme dhe në kufijtë e një skandali shtetëror. Fatkeqësisht tregon nivelin që Ju rrethon në institucionin ku punoni, i cili nuk ngurroj t?Jua them fare hapur, nuk gëzon aspak besimin e shoqërisë shqiptare.
Dhe së fundi diçka mbi këtë çështje, uroj të jetë lapsus, por që meriton verifikim. Proceverbali i nënshkruar tregon se inspektimi ka nisur në ora 00:00 të datës 4.2.2019. Nëse kjo është e vërtetë, fakti që inspektorët e AKU shkojnë për inspektim tek kompania në mesnatën e një dite të dielë, pa më kontaktuar aspak mua si denoncues, lë shije tepër të hidhur për transparencën si dhe ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si funksionojnë institucionet inspektuese në vend.
Kam besim se do të veproni. Pa vonesë.
Ju lutem, Jua kërkoj publikisht, bëni detyrën.
Që në publikimin e parë të denoncimit janë përmendur praktikat e riambalazhimit dhe rietiketimit të disa produkteve ushqimorë në dyqanet e Conad Albania dhe operatorëve të tjerë të ngjashëm, që ngjajnë tepër të dyshimta dhe të rrezikshme për konsumatorin. Produkte si djathi apo mishi shiten te paketuara në vaska të vogla apo të mbështjella me qese dhe konsumatori nuk ka asnjë informacion që data e skadencës vendosur nga shitësit në etiketën e këtyre produkteve i përket ose jo realitetit dhe nuk është ndërruar një apo disa herë.
Jam njohur me shumë dëshmi të këtyre ditëve, një pjesë të të cilave janë të hapur publikisht, që tregojnë se ndryshimi i datës së skadencës në këto produkte deri në prishjen e tyre, apo përdorimi i produkteve të skaduara si lëndë e parë për të prodhuar të tjera, fatkeqësisht është praktikë gjerësisht e përdorur nga shumë operatorë. Praktika të tilla edhe në vendin fqinj, Itali, siç janë denoncuar publikisht në televizionet italiane, ndodhin po ashtu në shumë prej supermarketeve.
Shqipëria është pré dhe tepër e ekspozuar ndaj praktikave të tilla. Sjellja e inspektorëve të AKU-së, sikurse në këtë rast flagrant, tregon se kompanitë i kanë lirshëm hapësirat që të abuzojnë me konsumatorin përmes metodave që mund të jenë deri në vdekjeprurëse për të.
Praktika të tilla duhet sa më parë të marrin fund njëherë e mire dhe kjo nuk mund të ndodhë pa angazhimin e plotë të institucioneve të mbikqyrjes së tregut.
Ndonëse është detyra Juaj për t?a arritur këtë gjë, mbetem tërësisht i përkushtuar për të kontribuar sado mundem në këtë çështje tejet të rëndësishme për publikun shqiptar, sikurse pres me shpresë për një reagim energjik në zbatim të ligjit nga ana Juaj për trajtimin e të gjitha shkeljeve flagrante të legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe ushqimin në këtë rast, duke kërkuar, dhe pa u kufizuar në sa më poshtë:
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe punë të mbarë në dobi të shoqërisë shqiptare.”/ Ilir Ciko
Kur jemi gati 90 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale ka n...
Qelizat më të mëdha në trupin e njeriut janë vezët, ndërsa q...
Gratë mbajnë me vete ADN-në e çdo burri me të cilin kanë pas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka, në një postim në rrjetet s...
Prokurori i çështjes “Dajti”, Ardian Nezha, i cili ka qenë m...
Një zjarr ka përfshirë katër banesa në fshatin Vreshtas të K...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Dashi është një nga shenjat më ekspersive të zodiakut. Nës...
Lodhje fizike dhe humbje energjieNdjesia e raskapitjes mendo...
Ditën e sotme në qytetin e Vlorës disa të shtëna arme terror...
Një mësues i një shkolle fillore në Los Angeles, ka pasur n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, n...
Ato janë shumë kreative dhe shumë bujare dhe të dashura, kë...
Qindra hektarë të mbjella me pisha janë djegur me shpejtësi ...
Flokë të thatëVitamina C zbut flokët dhe ndikon në shëndetin...
Vala e shkarkimeve në kabinetin qeverisës në muajin dhjetor ...
Të lindurit e kësaj shenje digjen në flakë për partnerin e t...
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka shkarkuar nga detyra S...
Kanë filluar të qajnë në ekran, dhe të qajnë shumë. Dhe sido...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...