Kanë filluar të qajnë në ekran, dhe të qajnë shumë. Dhe sidomos kur qajnë politikanatë duket se sa shumë vlen loti i tyre.
Vlen aq shumë sa hipokrizia që i mbulon.
Dje në protestën e opozitës, u përlot Nora Malaj. U përlot për hallet e popullit, u përlot për Monikën.
Ne në CNA.al do të themi ?kush do qajë Monikën? e nderuar zonja Malaj, sepse është e disata herë që ti përlotesh për popullin, por në fakt duhet përlotur Monika, apo duhet përlotur populli për Monikën?
Për atë Monikë, të cilën ti e ke kryetare, e cila është dhe gruaja e presidentit të Republikës.
Ti Nora proteston para parlamentit, demokratët protestojnë para parlamentit. Por në krah ti ke Monën të veshur me Prada, ti ke Monën e LSI-së, që ka qënë tetë vite në pushtet, edhe me Sali Berishën edhe me Edi Ramën.
Ti ke gruan e presidentit në krah, që ka 30 vjet në pushtet, deputet, kryeministër, zv.kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër Ekonomie, kryetar Kuvendi e deri edhe Kreu i shtetit.
Ky është Ilir Meta, burri i Monikës që ti ke në krah, i cili u kap me bllok në dorë, duke vjedhur shqiptarët, kur ishte zv.kryeministër.
Është akuzuar nga opozita se ka vjedhur arin e shqiptarëve. Ka 30 vjet që është paguar qindra e qindra milion lekë nga taksat e shqiptarëve dhe po aq është paguar edhe gruaja e tij Monika.
Nuk kanë bërë asnjë punë në jetën e tyre, vetëm politikë dhe janë paguar nga shqiptarët e papunë dhe të mjerë. Prandaj duhet të qash. Duhet të qash për bllokun e Ilir Metës, duhet të qash për Monikën, duhet të qash për ministrat hajdutë të LSI-së.
Si mund të rrish pa qarë për Edmond Haxhinaston, që nga një pedagog universiteti është kthyer në milioner.
A mund të rrish pa qarë për Nasip Naçon? Po për profesor Edmond Panaritin, si mund të rrish pa qarë?
A mund të rrish pa qarë për luksin e Monikës, e cila vesh një xhaketë sa rroga e një punëtori në vit, syzet e së cilës kushtojnë sa ndihma ekonomike e një të varfëri për tre vite.
Kjo është Mona. Për këtë duhet të qash. Ose hajde ta qajmë bashkë dhe të themi ?kush do ta qajë Monikën?, se kemi 30 vjet që e paguajmë nga taksat tona, atë dhe bashkëshortin e saj.
Sepse në fakt është për ti ?qarë hallin?, sepse i shkollon fëmijët në Londër, sepse merr dhjetarë mijëra euro në muaj, sepse nuk paska bukë të hajë, por ka shumë vila, sepse është e papunë, por ka gjithë jetën në pushtet. Sepse është e ?mjerë? sepse ka aq pasuri sa ti Nora dhe lotët e tu nuk e lajnë dot.
Prandaj, të paktën kur të qani, qani tamam. Ose hajde të qajmë bashkë dhe të themi ?kush të qajë Monikën dhe hallet që ka ajo?, se hallet dhe problemet e shqiptarëve vështirë se ia qan LSI-ja, Rilindja edhe Luli bashkë.
Kursejuani të paktën këto shfaqje të shëmtuara dhe të neveritshme. Protestoni ta rrëzoni kryeministrin e bandës së Rilindjes, por është ai kryeministër që e sollën Mona dhe Iliri, që qeverisën katër vite së bashku dhe rrjepën shqiptarët. Ende nuk kanë ftohur karriget. Është LSI-ja e tepsisë dhe Mona që duhet qarë me lot. Ministrat dhe drejtorët hajdutë të kësaj partie. Bandat e kësaj force politike që nuk është më e mirë se Rilindja, por është njësoj si Rilindja dhe Republika e re e Lulzim Bashës.
Ka ardhur koha t?i qajmë të gjithë një e nga një, por le ta fillojmë me Monikën.
Hajde e themi të gjithë bashkë, ?kush do ta qajë Monikën?./ CNA.al
Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks
Sikur populli të ishte si Mona s?do të kishte më protesta
Sa kushton xhaketa e Kryemadhit dhe veshja sot në Kuvend
Protesta e Opozitës/Kryemadhi: Sot shqiptarët vuajnë njëlloj si unë
Foto-Flet për varfërinë/ Kryemadhi e mbuluar në luks
Foto- Zbulohet çmimi marramendës i syzeve të Monika Kryemadhit
Foto- Qan për varfërinë/ Monika Kryemadhi me garderobë miliona euro?
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, paralajmëron bizneset, ...
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thekson ...
Zv.Shefi në detyrë i Misionit të SHBA, Daniel Koski në Konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur...
Gjatë fjalës së tij në tryezën me titull “Liria e medias në ...
Rajmonda Leka nga Lushnja, nënë e dy fëmijëve, 3 dhe 10 vjeç...
Ish-kryebashkiaku i Leskovikut, kandidat në listat shumëemër...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar italian ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndë...
Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO.Në k...
Të lyesh flokët vetë nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe! Duk...
Deklarata e aktorit të serialit “Friends” Matt LeBlanc këtë...
Aktorit të famshëm të Hollivudit, Nicolas Cage duket se i mb...
Mediat britanike kanë publikuar se Ed Sheeran ka investuar f...
Në Korçë është rikthyer sërish terrori i policisë ndaj qytet...
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 10-vjetorin e anëtarë...
Protestuesi i veçantë, Dilaver Nela, që ka qenë i pranishëm ...
Në Portugali mosha ligjore për të blerë cigare është 18 vjeç...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...