Prapaskenat e shkarkimeve/ Edi Rama po godet Bushatin
Një ditë më parë, ministri në Detyrë për Punët e Jashtme shk...
Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e Presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, përmes një kërkimi në seksionin e deklarimeve të kompanive lobuese në Depertamentin Amerikan të Drejtësisë, gjeti të gjithë korrespondencën e kompanisë lobuese të PD-së, Sonoran Policy Group, që mban datën 1 Mars 2019. Në këtë dokument është pasqyruar puna lobuese e saj në emër të PD-së përsa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin.
Lobisti i kësaj kompanie, Christian Bourge, ka dërguar për llogari të PD-së 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.
Christian Bourge i ka telefonuar analistes Molly Lazio dhe është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat të përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec.
Top Channel e pyeti PD-në çfarë kishte kërkuar të bënte në emër të saj kompania lobuese në lidhje me të nominuarën për ambasadore. Reagimi zyrtar është ky: ?Lobimi i Partisë Demokratike ka patur si qëllim çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, probleme të cilat ishin ngritur me nota shumë serioze në raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontollit të Narkotrafikut Ndërkombëtar për vitet 2017 dhe 2018. Me senatorët e Komisionit të Jashtëm është diskutuar për ngritjen e këtyre problemeve në seancën dëgjimore me ambasadoren e emëruar dhe nxitjen e saj për të bërë prioritet të punës së saj në Tiranë luftën kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe korrupsioni?.
?Sonoran Policy Group?, në deklarimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë, thotë se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion lobimi në Senat.
Emri Kathleen Ann Kavalec, e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, u rikthye në vëmendjen e medias shqiptare disa ditë më parë, pasi Sarah Carter, gazetare e Fox News, tha se zyrtarja e DASH-it ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016.
Sipas saj, kjo ishte arsyeja përse Senati nuk e shqyrtoi kandidaturën e saj. Kathleen Ann Kavalec është një ndër ekspertet më të mira në Departamentin Amerikan të Shtetit si njohëse e influencës ruse, pasi ka drejtuar në DASH zyrën që mbulonte Rusinë.
Kavalec, që prej 30 vitesh pjesë e diplomacisë amerikane, ka punuar edhe për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, është mbështetëse e ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, dhe ka bërë për fushatat e secilit prej tyre nga një donacion të vogël prej 250 dollarësh.
Një ditë më parë, ministri në Detyrë për Punët e Jashtme shk...
Stilin e jetësKa disa detaje mbi personalitetin tënd, mbi j...
Nëse ke parë një qenushNë një marrëdhënie ti vlerëson dashur...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reagua...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin ...
VirgjëreshaVirgjëreshat janë persona shumë perfeksionistë dh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
BinjakëtNjë person i shenjës së Binjakëve mund të lidhet emo...
Me 8 maj 2018, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta M...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për m...
Me 28 dhjetor 2018, gjatë Asmablesë së Partisë Socialiste, k...
Këngët e Taynës janë kthyer në hite, dhe kanë thyer rekorde ...
‘Nirpal’ ka mbledhur disa dëshmi nga djem të ndryshëm që ai ...
Ky aplikacion deri më tani është shkarkuar 80 milionë herë n...
Ndërsa këngëtarët shpesh shprehin mbështetjen për njëri-tjet...
Vetëm në vitin 2018, në këtë spital kanë ndodhur gafat si më...
Në takimin e radhës me qytetarë, në kuadër të platformës për...
Një 38 vjeçar është vënë në pranga për shpërndarje të lëndës...
Profesori i njohur, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryeminist...
Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe asnj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...