web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Maroku tek blerja e makinës në Zvicër/ Cila është deputetja që i "dhuroi burrin" PS?

26 Mars 2019, 10:32, Aktualitet CNA

Sistemi i drejtësisë është kthyer në një sistem nderesh.

Kur kanë kaluar më shumë se një vit në detyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur të rehatojë të gjitha mikeshat e saj dhe familjarët e tyre.

Ndonëse e përkohshme Arta Marku, ka krijuar rrjetin e saj në institucionin e akuzës, madje këtë rrjet dyshohet se e ka shtrirë deri në KLP.

Ndaj zgjedhja e një prokurori tjetër në krye të Prokurorisë së Shtetit, ndoshta do ta zhbënte këtë rrjet.

Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që të emërojë prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, bashkëshortin e deputetes socialiste Ermonela Velaj.

Vendimi erdhi pas vendimit të Gjykatës Administrative. Kujtojmë se e në vitin 2015 ish-Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi bashkëshortin e deputetes socialiste Bledar Valikajn si prokuror.

Megjithëse më vonë në orët e pasdites,  KLP, pasi e kishte bërë mbledhjen në errësirë totale  nxitoi të përgënjeshtronte veten, se vendimi për Bledar Valikajn ishte  për dhënien e statusit të magjistratit.

Tashmë që partia ku bën pjesë bashkëshortja e tij është në pushtet, Gjykata i jep të drejtë dhe KLP po ashtu.

Ermonela Felaj njihet dhe si shoqja e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Felaj dhe PS votuan pro Markut në Kuvend, dhe kjo e fundit i kthen nderin ndonëse jo në mënyrë direkte.

Risjellim në vëmendje se Arta Marku, menjëherë pas emërimit është takuar me deputeten Ermonela Felaj. Në intervistë në një media, Felaj e ka pranuar takimin, por duke u justifikuar se kanë qenë shoqe klase.

Nëse do shkruanim për dashurinë me shoqet e klasës Arta Marku mban rekord se shumë shoqe kishte pasur.

Nga kjo dashuri po përfitojnë dhe familjarët e shoqeve, si në rastin e bashkëshortitë të Felajt, të cilit i shkojnë përshtat vargjet e Çajupit, “burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që su bie se nga gratë rrojnë”.

Mendon gruaja për karrierën, do të bëhesh, prokuror, mjafton një fjalë tek gruaja deputete.

Bledar Valikaj, i cili pritet që të kalojë në Vetting, mund të rezultojë i zoti si prokuror,  por derisa pret të “kërcasë gishtat gruaja e tij deputete” për të hyrë në institucionin e Prokurorisë, lindin një sërë dyshimesh.

CNA.al do të kalojë në filtër deputeten Felaj si nga profesionale ashtu nga ana pasurore.

Nga Tetori 2002- maj 2009 Felaj, ka qenë Prokurore ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.  Nga Shtatori 2001- Tetor 2002 ajo ka qenë praktike si Prokurore Magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Në vitin 2014 ajo ka mbajtur postin e Ministres e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, sot është deputete e Qarkut Berat.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania rezulton se deputetja Felaj, burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Vetëm me paga dhe në vitin 2012 ajo deklaron se ka të kursyera 6 000 euro, të cilat i ka transferuar në depozitën ku kishte 15 000 euro.

Pyetja shtrohet ka jetuar në Shqipëri dhe ka kursyer 6 mijë euro nga paga?

Në vitin 2013, kursimet i kanë shkuar në 7 000 euro, ndërsa në 2014 ka deklaruar se ka në gjendje 10 000 euro.

Nga viti në vit i kanë ndryshuar të ardhurat, sigurisht edhe sipas pozicioneve të punës që kan. mbajtur

Kështu në 2017 ajo deklaron të ardhura si pagesë fature nga Kuvendi i Shqipërisë për qëndrimin në një hotel në Marok, 650 dollarë si dhe shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Mercedes Benz’ në Zvicër më 01.11.2017, vlera 10 000 franga.

Deklarimi i pasurisë ndër vite

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 746 634 lekë.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj paga dhe shpërblime si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat në vlerën 624 702 lekë.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj interesa bankare në vlerën 172 dollar.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj interesa bankare në vlerën 37 dollar nga depozita në valutë.

Shuma prej 6 000 euro e kursyer nga paga eshte perfshire ne depoziten prej 15 000 euro, si shumatore e dy viteve te kaluara.

Kursime ne vleren 3 000 euro, kursyer nga paga si deputete.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 467 195 lekë.

Interesa bankare në vlerën 30 dollar.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj paga dhe shpërblime si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe atë të Krimeve të Rënda në vlerën 647 701 lekë.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj interesa bankare në vlerën 37.41 dollar.

Bashkëshorti zoti Bledar Valikaj interesa bankare në vlerën 360 euro nga depozita në valutë

Gjendje cash ne vleren 7 000 euro, te kursyera nga paga.

Te ardhura te perfituara nga interesa bankare ne vleren 30 dollare.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputete nga 01.01.2014 – shtator 2014, në vlerën 2 038 969 lekë.

Të ardhura nga paga si ministre nga shtatori 2014 – 31.12.2014, në vlerën 480 254 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 360 euro, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura nga interesat bankare, personale, 29 dollarë.

Bashkëshorti, të ardhura nga puna si oficer policie i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 1 128 180 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga interesat bankare, 37 dollarë.

Gjendja cash, 10 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 3 261 lekë.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 480 001 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga 1 578 254 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesa bankare 196 euro.

Bashkëshorti zoti Bledar Velikaj, të ardhura nga paga 1 069 635 lekë.

Depozitës bankare të bashkëshortëve i është shtuar vlera plus 10 000 euro, kjo vlerë më parë ishte deklaruar gjendje cash.

Gjendja në llogarinë në emër të bashkëshortit 1 552 737 (një milion e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë) lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, 1 566 456 lekë.

Të ardhura nga interesa depozitë bankare, 30 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga çelje trashëgimi nga nëna e ap. banimi me sip. 50 m2, 1/8 pjesë takuese e cila sipas kontratës së shitjes të datës 04.02.2016 ka një vlerë prej 1 100 000 lekë dhe i është dhuruar babait.

Bashkëshorti Bledar Valikaj, të ardhura nga paga si Oficer Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, 960 743 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga interesa depozitë bankare, 2 340 lekë.

Gjendje llogarisë bankare nga paga e dy bashkëshortëve, 2 450 797 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (për periudhën 01.01.2017 – 13.09.2017), shuma 1 088 624 lekë.

Të ardhura nga paga si deputete dhe bonuse që përfitohen nga statusi i deputetit (për periudhën 13.09.2017 – 31.12.2017.), shuma 753 067 lekë.

Të ardhura si dieta nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, 166 euro.

Të ardhura nga dietat për vizita parlamentare jashtë vendit, 320 dollarë.

Të ardhura si pagesë fature nga Kuvendi i Shqipërisë për qëndrimin në një hotel në Marok, 650 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Bledar Valikaj, të ardhura nga paga si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, 998 328 lekë.

Të ardhura nga shitja më 07.11.2017 i një automjeti, shuma 980 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, Z. Bledar Valikaj, gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, kursime nga paga e deklarueses dhe bashkëshortit, shtesë me kursimet e vitit 2016 në shumën 995 574 lekë. Gendja më 31.12.2017 është 3 446 371 lekë, pjesa takuese 50 %.

Pakësim pasurie pasi pjesa takuese prej 12 % ose shuma 137 500 lekë përfituar nga shitja e apartamentit të prindërve në bashkinë Poliçan, i është dhuruar babait.

Shpenzime për pagesën e doganës së makinës sipas deklaratës doganore dt. 31.10.2017, shuma 217 930 lekë.

Shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Mercedes Benz’ në Zvicër më 01.11.2017, vlera 10 000 franga ose rreth 1 111 900 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga