web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foti Cici, mashtruesi që ndryshon emrin sipas padronit që i shërben

26 Mars 2019, 09:44, Aktualitet CNA

Postimi i djeshëm zbuloi publikisht lakuriqësinë e z. Fatmir Cici (i cili quhet edhe Fotaq), analfabetizmin e tij legjendar, paditurinë dhe mungesën e theksuar të kulturës, cilësi këto që, të ndërthurura edhe me shpirtligësinë, smirën dhe mizantropinë që e karakterizojnë, plotësojnë me të dhëna të mjaftueshme kartelën e tij mjekësore, që i kemi hapur 15 vite më parë në këtë Forum.

Sigurisht që postimi i djeshëm ishte vetëm një pjesë shumë e vogël e atyre që do të vijojnë. Gjithsesi, duhet të pranojmë se ky njeri, edhe pse i zhytur në llumin e analfabetizmit e të ligësisë, edhe pse nuk e ka kulturën e duhur për të analizuar tekste si postimi në fjalë, u detyrua të bëjë faqen shollë e të nxjerrë në faqen e tij në facebook një version të korrigjuar të postimit të mëparshëm (që e kishte titulluar ?SIMONI NË KORÇË ? Shitblerja e hirit hyjnor?, me një titull të ri: ?SAKRILEGJI I ANKANDIT TË IKONAVE?.

Jam në dijeni se dje kanë shkuar me dhjetëra mesazhe me komente ironike e batuta pikante në adresën e tij të facebook-ut (të cilat i fshin menjëherë). Me sa duket, besimtarët ortodoksë, të cilëve nuk u mungon humori, sidomos atyre nga Korça, gjetën një rast të mirë për t?u argëtuar me këtë gaztor cirku.

Si të mos qeshësh me këtë njeri, kur ngul këmbë me kompetencë të plotë se ankandi i ikonave është ?simoni?, por sapo merr shuplakën e radhës, i ndërron emrin duke e quajtur ?sakrilegj??!!! Si mund të ndërrohen emrat kështu? Ndoshta ngaqë ia ka marrë dorën kësaj pune. Siç ndryshon edhe emrin e vet. Në fillim ?Fatmir?, pastaj ?Fotaq?, pastaj ?Foti?, pastaj ?Foti-Fatmir?, pastaj vetëm ?Fatmir?, pastaj prapë Foti dhe, tani së fundi, përsëri ?Fotaq?.

Por nuk është vetëm ndërrimi i emrit. Janë edhe nuancat që i jep emrit sipas padronit që i shërben: Fotaq, Fotis, Fotios, Foti?

Deri tani e dinim mirë se ky njeri i lëpin mirë sahanët. Vini re tani se si e mësuam të lëpijë edhe pështymat e veta!

Në postimin e parë akuzon Hirësi Joanin se është ai që ka imponuar tek besimtarët praktikën e ankandit të ikonave dhe se nuk ka qenë kurrë pjesë e traditës ortodokse të Korçës, fragment të cilin e kemi cituar tekstualisht edhe në postimin e djeshëm:

Kjo risi me ikonat është bërë tashmë pjesë e traditës ortodokse në Korçë për dy dhjetëvjeçarë.

Në postimin e dytë e gëlltit të plotë të gjithë fjalinë duke e zëvendësuar me një të re:

Në të kaluarën, paratë që mblidheshin nga besimtarët i jepeshin dhimojerondisë, dhe jo Mitropolitit, siç ndodh sot. Ato para përdoreshin për bursa studimi dhe për qëllime bamirësie, për të ndihmuar jetimët, etj.

Po mirë, ky Fotaqi nuk thoshte se është risi e Hirësi Joanit ankandi i ikonave? Nuk shkruante se është aplikuar në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit? I thoshte dhe i shkruante, por ja që fuqia e të vërtetës dhe reagimet e opinionit ortodoks e detyruan t?i gëlltisë këto shpifje me një frymë. Fakti që nuk ka ende kërkuar falje lë për të dëshiruar, por gjithsesi, mund të konsiderohet si një përpjekje fillestare, si hap i parë i këtij njeriu drejt procesit të riciklimit të plehrave që përmenda në postimin e djeshëm. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk është punë e lehtë të shndërrosh një plehrë në send të dobishëm, pavarësisht se nuk ka gjë që nuk arrihet me punë e përpjekje të vazhdueshme e këmbëngulëse. Unë dëshiroj ta siguroj këtë njeri se ka për të gëlltitur shumë e shumë të tjera. Rruga që hapet përpara nuk ka kthim prapa. Nuk ka prehje, nuk ka paqe, nuk ka qetësi pa i shkuar asaj deri në fund.

Vazhdojmë përsëri atje ku e lamë. Duke dashur të anashkalojë me marifet gëlltitjet e shpifjeve të veta, të paktën të atyre shpifjeje që e kanë shndërruar këto ditët e fundit në hero barsoletash, intensifikon ato shpifje që me të vërtetë nuk meritojnë përgjigje në nivel mediesh sociale (por që gjithsesi do të marrin përgjigjen e duhur shumë shpejt ? ky është një premtim solemn nga ana ime), duke dashur të fshehë turpin prej zhburrërimit publik të tij në këtë forum e në mjaft media të tjera. Madje për të mbuluar disi lakuriqësinë e injorancës së vet, të cilën tërthorazi e ka pranuar edhe vetë, përpiqet t?i japë mësime drejtshkrimi të gjuhës shqipe artikujshkruesve të faqes zyrtare të Mitropolisë së Korçës. Përpara se ta këshilloj të mos i futet kësaj rruge, se do t?i nxjerr bojën për çdo tekst që ka postuar ose do të postojë në të ardhmen, dua ta pyes se ku e ka mësuar ai shqipen e pastër? Në shkollën fillore të Nivicë Bubarit? Në stallat e Shkollës së Mesme Bujqësore ?Namik Delvina? në Gjizarat kur milte lopët, apo kur mbillte domate në bahçet e kësaj shkolle në Beqir Efend? Mos vallë në burgjet e kriminelëve ordinerë, apo në pllajat e fshatit, kur ushqente bletët me sheqer Maliqi? Mos vallë në Greqi, kur bënte sikur nuk dinte asnjë fjalë shqip, apo në Amerikë, kur bënte përkthyesin e greqishtes?

Ndoshta është momenti për të kujtuar batutën e famshme të Brahushit:/ Forumi Shqiptar

Bishti i Qenit është i shtrembër. Atë sado që ta tërheqësh, prapë i shtrembur do ngelet“!!

Kush nuk e mban mend, ky është linku:

Fatmir Cici, njeriu që mohoi emrin dhe vendin e tij





Lajmet e fundit nga