web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Premtoi bllokimin/ Kullat, suksesi më i madh i Erion Veliajt

25 Mars 2019, 20:08, Aktualitet CNA

Ditën e Shtunë, në Kongresin e PS-së, u shpall zyrtarisht rikandidimi i Erion Veliajt, i etiketuar nga socialistët “si njeriu i punës”, për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Shpesh jemi mësuar në media ta shohim kryebashkiakun duke mbjellë pemë, por krahas kësaj kemi parë edhe punonjës të Bashkisë nëpër media, qoftë sociale apo vizive duke punuar.

Por, realisht, në atë që i serviret publikut kemi të bëjmë me një propagandë të mirëorganizuar nga skenaristi Veliaj, i cili, tre vetave që punojnë u vë 10 të tjerë që fotografojnë.

Një nga premtimet kryesore të fushatës së Veliajt në vitin 2015 ka qenë bllokimi, mosdhënia e lejeve të ndërtimit në Tiranë për shkak të betonizimit pa kriter. Madje një deklaratë të tillë Veliaj e ka bërë zyrtarisht në fushatë, me datë 9 Qershor të 2015-tës në emisionin ?Opinion?, ku u shpreh: ?Nuk do të jap asnjë leje ndërtimi në Tiranë? , ndërkohë që pas fitoi Bashkinë, pothuajse çdo ditë firmos nga një të tillë.

Sa e ka mbajtur Veliaj këtë premtim është parë nga të gjithë nga kullat që mbijnë njëra pas tjetrës në Tiranë. Referuar statistikave zyrtare del se nga viti 2015 deri në Tetor të vitit 2018 janë dhënë 258 leje ndërtimi, numër ky që është rritur sigurisht deri më tani. Rreth 90 prej lejeve janë dhënë për ndërtesa shumë katëshe.

Ndaj në ditët e sotme ndodhemi në të njëjtën gjendje të ndërtimeve pa kriter. Jo më larg se në qendër të Tiranës po mbijnë disa kulla të reja.

Pas 15 katëshit zona është e rrethuar dhe  po bëhet gati të lulëzojë kulla e radhës. Gjithashtu edhe ndërmjet rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës, në pjesën ku, pak kohë më parë ishte ndërtuar një park dhe lulishte, është vendosur projekti i kullës me mbi 20 kate. Por ajo çka e bën më të çuditshëm investimin në këtë zonë është ngushtimi i trotuarit për këmbësorët në zonën që ka më shumë qarkullim. Çka sjell çudinë që, në afërsi të qendrës së Tiranës, njerëzit janë të detyruar të ecin në një trotuar që varion nga 50 cm deri në 1 metër.

Një tjetër zonë e rrethuar, ku pritet lulëzimi i disa kullave, është edhe tek zona e “Sahatit”, ku janë shembur të gjitha bizneset dhe për ti hapur rrugë ngritjes së një tjetër kulle, pak kohë më parë, një lokali në afërsi të tij “rastësisht” i ra një zjarr i pashpjegueshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga