web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"A nuk më ha munë!"/ Nazarko: Ja thash Nanos, ja them dhe Ramës nëse..

25 Mars 2019, 20:55, Aktualitet CNA

” Kryeministri, dërrat e mediave dhe seksi”, është tema e diskutimit në emisionin “360 gradë”, ku prezent është edhe analisti Shpëtim Nazarko.

Gjatë fjalës së tij lidhur me fjalorin e papërshtatshëm për një kryeministër, që përdor Edi Rama, Nazarko nuk ngurroi të thotë se do t’ja kthejë me të njejtën monedhë nëse do ti adresoj atij fjalë të tilla si “kazan”, “derr”, etj. Madje për ta ilustruar ai solli një ndodhi të ngjashme të sjelljes së tij ndaj ish kryeministrit Fatos Nano.

” Po të më thotë mua unë i them më ha munë. Ja kam bërë Nanos në sy të rojeve, smë kujtohet seç më tha dhe i thashë:A më ha munë dhe iku. Edhe Çim Peka nëse Edi e ka sulmuar do ti kthejë përgjigje, individualisht por edhe në publik. I ka folur militantëve të vet jo popullit. Rama nuk është budalla, mund ti thoni maskara. Rama e di shumë mirë me kë po flet, po flet para një turme që do të dëgjojë ato që do të dëgjojë. Edhe Berisha e përdor. Njëherë po e kritikonim dhe tha unë ndjek taktikën e Berluskonit, u flas militantëve të mi, ata që e pëlqejnë këtë lloj gjuhe”,- është shprehur Nazarko./CNA.al





Lajmet e fundit nga