Çfarë përmban raporti i Prokurorit Mueller?
Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokuror...
Ishte mbrëmje e së shtunës në Moskë dhe pothuajse 24 orë nga njoftimi se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller kishte dorëzuar raportin e tij të shumëpritur në Departamentin e Drejtësisë. Por si Kremlini ashtu edhe Ministria e Jashtme e vendit ishin të qeta.
Ndërsa asnjë detaj i hetimit nuk u bë publik, një koment i vetëm nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë mund të shihet në Moskë si një fitore paraprake që zoti Mueller dhe ekipi i tij nuk rekomanduan ngritjen e akuzave të mëtejshme.
Për muaj me radhë zyrtarët rusë kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, pavarësisht dhjetëra akuzave të ngritura nga prokurori Mueller dhe ekipi i tij kundër 25 shtetasve rusë, kryesisht oficerë ushtarakë dhe agjentë, lidhur me rolin e tyre në ndërhyrjet e dyshuara gjatë fushatën presidenciale të vitit 2016.
Disa persona që ?Zëri i Amerikës? intervistoi në rrugët e Moskës dukej se nuk ishin të interesuar për prokurorin Mueller dhe punën e tij.
Disa, të cilët ishin njohur me hetimin që ai kishte udhëhequr, përkrahën qëndrimin e qeverisë së tyre, duke mohuar ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e SHBA-së apo ndonjë aktivitet tjetër të dëmshëm jashtë vendit.
“Nuk kishim nevojë për ndonjë ndërhyrje të tillë dhe nuk ndodhi kurrë“, tha një qytetar i Moskës që nuk pranoi të paidentifikohet për ?Zërin e Amerikës?.
“Rusia nuk kishte as dëshirë, as burime për të ndikuar në vullnetin e popullit amerikan“, përsëriti një tjetër.
Ekspertët e pavarur rusë nuk janë të befasuar nga një reagim i tillë nga bashkatdhetarët.
“Shumica do t?ju thonë se ju duhet të mohoni gjithçka. Ne jemi në gjendje lufte për sa i takon informacionit dhe kjo është taktika e duhur“, thotë Denis Volkov i qendrës Levada, një organizatë e pavarur ruse që kryen anketime.
Denis Volkovi ka studiuar opinionin publik në Rusi për më shumë se 10 vjet. Ai thotë se zakonisht, në fillim të sondazheve, rusët shmangin t’u përgjigjen pyetjeve rreth sjelljes keqdashëse të Moskës jashtë vendit, duke thënë vetëm se “mund të ketë qenë kushdo”.
?Është sikurse atëherë kur ne (rusët) refuzonim idenë se trupat ruse ishin në Krime derisa zoti Putin të thoshte: “Po, janë ushtarët tanë. Por më parë, ai e mohonte këtë gjë”, kujton analisti Volkov.
Ekspertët besojnë se shumë rusë kanë prirjen të pranojnë interpretimin e qeverisë për ngjarjet botërore për shkak të disa grindjeve socio-historike për lavdinë e humbur.
Konflikti në vazhdim mes Moskës dhe Perëndimit gjithashtu nuk ndihmon.
“Do të thosha se është pothuajse një lloj zilie ndaj një vendi që është i pari. Për shkak se kohët e fundit kishte një barazi dhe 30 vjet më parë përfundoi e gjitha“, thotë analisti Volkov.
Kreu i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë Andrey Kortunov nuk pajtohet me Denis Volkovin. Duke iu bashkuar qëndrimit të qeverisë për çështje të tilla, sot rusët thjesht kërkojnë afirmimin e vendit të tyre të ri në botë.
“Mendoj për një rus të nivelit mesatar është një mekanizëm për tërheqjen e vëmendjes amerikane. Rusi do të thotë diçka dhe nuk mund ta shpërfillësh“, thotë analisti Kortunov.
Por studimet tregojnë se rusët nuk janë të vetmit njerëz që pranojnë pozitën e përgjithshme si të vërtetën përfundimtare.
Në një sërë anketash të koordinuara të kryera nga Këshilli i Çikagos mbi Çështjet Globale dhe Qendra Levada në Moskë, sociologët u bënë amerikanëve dhe rusëve një sërë pyetjesh mbi politikën e jashtme. Rezultatet i kanë befasuar disi.
“Përgjigjet ishin imazhe pasqyruese të njëri-tjetrit. Rusët thanë: “Nuk jemi ne, janë ata që ndërhyjnë në punët tona. E kundërta ishte e vërtetë për amerikanët… “, thotë Denis Volkov./VOA
Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokuror...
Këshilltari special Robert Mueller nuk ka gjetur asnjë të dh...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale ish ...
Dita e sotme përkon me 50 vjetorin e lindjes së presidentit ...
-Cilët janë ata xhaxhat atje lart mbi Muzeun Kombëtar o babi...
Protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e sotme ashtu sikurs...
Një grup xhirimi i televizionit shtetëror italian “RAI 2” mb...
Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit...
G-Bani, reperi i cili u bë i famshëm disa vite më parë me kë...
Mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës është gjetur një trup i ...
Ai erdhi nga Australia për të prezantuar projektin e tij tek...
Ditën e djeshme u mbajt Kongresi i PS-së në sheshin ‘Nënë Te...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Një histori aspak e zakontë është transmetuar pasditen e sot...
Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi në një shkrim ka...
Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare e cila sëfun...
Ai është përfolur shpesh për varësinë ndaj pijeve, madje ka ...
Ky është padyshim një nga rreth-rrotullimet më të çuditshme ...
Në ditën e sotme njëzet vjet më parë, NATO-ja filloi fushatë...
Nga Hajro Limaj*– Politika e gjenocidit millosheviçian për s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...