Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Në ditën e sotme njëzet vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t?i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë.
I dërguari amerikan atëbotë Richard Holebrooke, kishte bërë përpjekje deri në çastet e fundit, para se t’i raportonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se misioni i tij kishte dështuar.
“Procesi tash u kthehet simbolikisht dhe formalisht juve. Tash është çështje e NATO-s. Dua të them se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura. Por, misioni ynë, ai që e përmbyllëm disa orë më parë, nuk duket të prodhojë ndonjë lëvizje, prandaj presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Albright na kërkuan të kthehemi“.
?Dështimi diplomatik nuk la rrugëdalje tjetër për NATO-n
“Sapo e udhëzova komandantin e lartë, gjeneralin Ëesley Clark të fillojë operacionet në Republikën Federale të Jugosllavisë. E mora vendimin pas këshillimeve të ngjeshura të ditëve të fundit dhe pasi u bë e qartë se përpjekjet e fundit diplomatike të ambasadori Holbrooke në Beograd, nuk patën sukses. Të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar politike për krizën e Kosovës dështuan dhe nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç veprimit ushtarak. Po ndërmarrim veprimet pasi që qeveria e Republikës Federale Jugosllave, refuzoi kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare“, tha atëbotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.
Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha atëbotë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.
“Forcat serbe po shkojnë nga fshati në fshat duke bombarduar civilët dhe duke djegur shtëpitë e tyre. Kemi parë njerëz të pafajshëm që janë nxjerrë nga shtëpitë, janë detyruar të ulen në gjunjë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Burrat ne Kosovë janë ndarë nga familjet, etër dhe bij janë vënë në radhë dhe janë vrarë me gjakftohtësi. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Ky është një sulm me tanke e artileri mbi njerëzit e pambrojtur udhëheqësit e të cilëve tashmë janë pajtuar për paqen“, tha presidenti Clinton.
Sulmet ajrore pasuan dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për një marrëveshje të paqes në konferencën e Rambouilletit. Një dokumentet i hartuar nga Grupi i Kontaktit që përbëhej nga pesë vende perëndimore dhe Rusia, që parashihte vetëqeverisje thelbësore për Kosovën dhe vendosjen e forcave të NATO-s në terren për të siguruar paqen dhe zbatimin e marrëveshjes, u miratua nga delegacioni i Kosovës, por u refuzua nga Beogradi.
Në terren, vëzhguesit e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë u larguan nga Kosova para fillimit të bombardimeve.
Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.
Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.
Paqeruajtësit e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara u përballën me pasojat e rënda të luftës, varrezat masive dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë.
Njëzet vjet më vonë mbi 4 mijë e 500 trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë, ndryshe nga 50 mijë sa ishin në vitin 1999.
Shënimi i 24 marsit në Kosovë bëhet sipas përkatësisë etnike. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën gjatë një manifestimi në rajonin e Dukagjinit se beteja e 24 marsit të vitit 1998 shënoi “një kthesë për liri dhe se madhështi kësaj date i dha intervenimi i NATO-s, 20 vite më parë. Kjo aleancë nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës. Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit?, tha presidenti Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën thekson se “populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”./voa/
Nga Hajro Limaj*– Politika e gjenocidit millosheviçian për s...
Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë ...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu i qenë prezent në...
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu në një postim në rrjetet so...
Duhet ta themi qysh në fillim: arsimi parauniversitar falas...
Presidenti ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka për...
-Nga Luan LazeCdo te shtune ne mbremje ulem para ekranit per...
AkrepiKjo shenjë është një ndër dashnorët më të mirë të zodi...
Ditën e djeshme gjatë kongresit të PS-së u shpall zyrtarisht...
Ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama vizitoi i vetëm Par...
Avokat Altin Goxhaj, i qenë prezent në studion e lajmeve në ...
Jemi duke jetuar periudhën e ripërjetësimit të modës. Pas r...
Çim Peka, drejtuesi i portalit “Syri…”, sot, me një letër pu...
Ylli Dylgjeri, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga posti ...
Një ngjarje e rëndë tronditi, dje mbarë opinionin publik. 3...
Gazetari Edmond Arizaj, në një postim në rrjetet sociale, ka...
Demi është kurioz nga natyra. Kur ai është i interesuar për ...
AkrepiAto janë të freskëta dhe të sigurta. U pëlqejnë shumë ...
Analisti, Artur Zheji, ka komentuar deklaratën e kryeministr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...