Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Sa herë që nis të shkruaj diçka për z. Fatmir Cici, i cili quhet edhe Fotaq, po aq herë më vjen ndot dhe për të vjellë, sepse një njeri i tillë, që mohon dhe rimohon emrin e vet, fenë, atdheun, baltën ku ka lindur, që shpif e sajon lloj-lloj akuzash edhe për njerëz që e kanë përkrahur e ndihmuar në kohë të vështira, që u ngul thikën pas shpine shokëve e miqve, që urren patologjikisht këdo që ecën përpara në jetë, që lufton këdo që gëzon respektin e shoqërisë, që anatematizon këdo që mund të vlejë qoftë edhe një fije më shumë se ai (në fakt, më shumë se ai vlejnë të gjithë), duhet flakur në koshin e plehrave. Por ja që pikërisht këtu fillon problemi. Epidemitë më të rrezikshme dhe ndotjet më të mëdha të mjedisit fillojnë pikërisht nga kazanët e plehrave, atje ku pisllëqet dhe fëlliqësirat organike që kemi flakur, dekompozohen, kthehen në kalbësira, duke u shndërruar në vatra të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe natyrën. Është ky mendim që më jep kurajën e duhur për të vazhduar në rrugën e diskreditimit të tij të plotë, me shpresën se, në kohën që jetojmë, edhe plehrat mund të bëhen të dobishme nëse riciklohen. Për pasojë, diskreditimi i tij nuk duhet parë si një gjest jomiqësor, por si një kontribut dashamirës për një riciklim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë të tij në gjirin e shoqërisë njerëzore.
Përderisa procesi i riciklimit të tij jo vetëm që nuk ka përfunduar, por as nuk ka filluar ende, detyra ime është të vazhdoj të paraqes fakte, argumente dhe dokumente, të cilat ai as që e merr guximin t?i kundërshtojë e t?i hedhë poshtë, ashtu siç nuk ka guxuar edhe në të kaluarën. Në këto raste ai zgjedh heshtjen, si p.sh. në rastin kur ai nuk ka guxuar të thotë nëse është dënuar apo me pesë muaj heqje lirie për plagosje personi me paramendim.
Në postimin e mëparshëm unë pata burrërinë të citoj drejtpërdrejt e me besnikëri të plotë ato që ai vetë ka shkruar për historinë e ndryshimit të emrit të vet në adresën që ai ka në facebook, madje dhashë edhe linkun, në mënyrë që kushdo që lexon atë postim, të ketë mundësinë të krijojë një ide objektivisht të qartë për ato që thuhen këtu me ndershmëri dhe transparencë të plotë. Këtë do bëj edhe tani. Në të njëjtën faqe të facebook-ut (https://www.facebook.com/search/top/…epa=SEARCH_BOX), z, Fatmir Cici, i cili mësuam se quhet Fotaq, ka një postim me titull ?SIMONIA NË KORÇË: Shitblerja e hirit hyjnor?, në të cilin akuzon Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin, se gjoja, këto 20 vitet e fundit, ka futur një risi në jetën kishtare të kësaj Mitropolie, atë të ankandit të ikonave, ku në 6 janar, të Kremten e Ujit të Bekuar, besimtarët marrin ikona të kishës për 40 ditë rresht kundrejt një pagese në të holla. Këtë ai e quan simoni, duke e argumentuar pikërisht kështu:
Kjo risi me ikonat është bërë tashmë pjesë e traditës ortodokse në Korçë për dy dhjetëvjeçarë. Nuk ka nevojë të jesh gjeni apo i shenjtë, që të rrokësh me mendje diçka kaq flagrante: Kur dikush shet dhe blen hirin e Zotit, ai apo ajo kryen simoni!
Dhe vazhdon më poshtë, duke na shpjeguar (si teolog i aftë që është!!!) se çfarë është simonia:
Për parantezë, simonia nuk e mori emrin nga të pafetë apo fetë e tjera, por nga veprimet e një besimtari të pagëzuar, i krishteri Simon Magjistari, i cili iu ofroi para dy apostujve të Krishtit, Pjetrit dhe Joanit, që t?i shisnin hirin e Shpirtit të Shenjtë, në mënyrë që ky pastaj ta shiste tek të tjerët, duke iu vënë duart mbi krye (Veprat e Apostujve 8:9?24).
Sigurisht që ky njeri, siç e kam shkruar edhe në postimet e mëparshme, është krejt analfabet. Nuk di të as të lexojë, por edhe sikur të arrijë ndonjëherë të mësojë të lexojë, s?ka për të arritur kurrë të kuptojë atë që do të lexojë. Simon Magjistari nuk kërkoi të blinte hirin e Shpirtit të Shenjtë, por pushtetin, në mënyrë që të jepte edhe ky Shpirt të Shenjtë nëpërmjet vendosjes së duarve mbi kryet e dikujt (Vepr. 8.19). Ky pushtet ishte pushteti që kishin nxënësit e Krishtit, nxënësit e nxënësve, d.m.th. episkopët e atëhershëm e deri tek episkopët e ditëve të sotme. Me fjalë të tjera, simonia është hirotonisja e dikujt në klerik ose promovimi i një kleriku në një ofiq më të lartë kishtar kundrejt një pagese në para. Këto që shkruan ky njeri i paditur nuk kanë asnjë lidhje me simoninë. Kanë lidhje vetëm me shpirtligësinë e tij, me zilinë patologjike që e ka pushtuar në trup e në shpirt dhe, padyshim, me shkallën e ulët të intelektit.
Kalojmë tani tek helmi që derdh kundër Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, se gjoja ankandi i ikonave është një risi e tij dhe jo një traditë e vjetër, që vjen nga thellësia e shekujve deri në ditët e sotme. Në fakt, tradita e ankandit të ikonave, për arsye të ndryshme, ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e përhapur në zonat lindore fqinje të kësaj Mitropolie, d.m.th. në zonën e Maqedonisë Perëndimore dhe në Thesali të Greqisë, në viset e Manastirit (Bitolia) të Maqedonisë së Veriut, në Bullgari, por edhe në zonën e Janinës. E njëjta traditë ka kaluar edhe në kishat shqiptare të Amerikës nëpërmjet emigrantëve të parë që shkuan atje në fund të shek. të 19-të e në fillimet e shekulli të 20-të, një pjesë e madhe e të cilëve ishin me origjinë nga Korça.
Le të sjellim disa shembuj se si dhe ku zbatohet në Greqi tradita e ankandit. Në fshatin Krane të Elasonës (Thesali) të gjithë besimtarët e zonës mblidhen për të marrë pjesë në të kremten e Dritave, e cila fillon me Liturgjinë Hyjnore të Shën Vasilit dhe me korin e grave, por edhe të të gjithë besimtarëve të tjerë, që psalin përlëshoren e ditës. Pak para përlëshmit të Liturgjisë Hyjnore, sigurisht edhe para Ajazmës së Madhe, prifti shfaqet përpara Portës së Bukur dhe prej andej nxjerr në ankand fillimisht kryqin, pastaj ikonën e Pagëzimit të Krishtit, pastaj ikonën e shën Joan Pararendësit dhe, në vazhdim, dhjetëra ikona të tjera shenjtorësh, duke zbatuar kështu një traditë që, sipas një studiuesi të zonës, ndoshta i ka rrënjët në periudhën e Bizantit. Kush dëshiron të dijë më shumë, mund të hapë linkun përkatës (https://www.elassonanews.gr/%CF%84%C…%CE%AC-%CE%B5/). Në lidhje me vjetërsinë e kësaj tradite në Maqedoninë Perëndimore (Greqi) mund të shikoni këtu: https://www.pemptousia.gr/2016/01/it…on-theofanion/. Në zonën e Grevenasë ankandi i ikonave kryhet pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Kush fiton ankandin, merr ikonën dhe të gjithë së bashku shkojnë përreth kishëzave që rrethojnë fshatin, duke kënduar kalendat e Dritave (http://grevenamedia.gr/to-ethimo-ton…n-fotografies/). Me të njëjtën mënyrë e me po aq nderim ndaj traditës së vjetër realizohet ankandi i ikonave edhe në fshatin Mikrovalto të Kozanit (http://www.mikrovalto.gr/index.php?o…7-36&Itemid=98).
Shembuj të tillë ka shumë edhe nga historia e kohëve më të vjetra. P.sh. në vitet e Ali Pashës, në zonën e Zagorit të Janinës u krye një ankand për ikonën e shenjtorit që kremtonte dhe që ishte mbrojtësi i zonës. Ngjarja bëri bujë të madhe, sepse fituesi i ankandit ishte një kriminel, që quhej Jannis Rentzos, i cili kishte vrarë 42 banorë të zonës, por që në atë kohë ishte i amnistuar dhe donte të tregonte se kishte filluar një jetë të re.
Pra, që të mos zgjatemi shumë, tradita e ankandit në Korçë nuk është ?gjetje? apo ?risi? e Hirësi Joanit. Është një traditë shumëshekullore, e cila jo vetëm që nuk është harruar, por edhe nderohet me madhështi të plotë kudo e kurdoherë, në forma e mënyra të ndryshme. Nuk ka arsye që të ndalohet, përkundrazi, ka shumë arsye që të respektohet, ashtu siç bën edhe Hirësi Joani. Në një rast, në Greqi, kur një prift u përpoq që ta ndalonte këtë traditë, besimtarët reaguan, duke i thënë se kjo ?është një traditë e vjetër, të cilën kështu e gjetëm dhe kështu do t?ua lemë fëmijëve tanë?.
Kjo është e vërteta e ankandit të ikonave, të paktin në aspektin historik. Në aspektin shpirtëror, kjo e vërtetë bëhet akoma më mbresëlënëse e më prekëse, sepse dëshmon për vazhdimësinë e shprehjes së dashurisë dhe solidaritetit të besimtarëve ortodoksë të një komuniteti të caktuar ndaj njerëzve në nevojë. Paratë që grumbullon Kisha janë para që shpenzohen, në radhë të parë, për njerëzit në nevojë. Por edhe kur një pjesë e tyre shpenzohen p.sh. për riparime apo për nevoja të kësaj natyre, përsëri ato shkojnë drejtpërdrejt në familjet e punëtoreve që kryejnë këto punime. Në aspektin teologjik, ankandi i ikonave nuk është kritikuar kurrë, sepse në thelb, nuk ka asnjë ndryshim p.sh. nga qiriri që ndezin në kishë besimtarët, vlera e të cilit është gjithmonë më e vogël sesa ajo që ata hedhin në arkën e kishës.
Dihet se historikisht, në të gjitha kohët, vepra e predikimit të Ungjillit të Krishtit është mbështetur financiarisht nga besimtarët. Madje edhe vetë Krishti me nxënësit e vet ndihmoheshin ekonomikisht nga pasuesit e tyre. Lidhur me këto forma financimi, mund t?i hidhni një sy edhe një shkrimi në faqen zyrtare të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës:https://www.mitropoliaeshenjtekorce….ve-si-nje.html. Në aspektin moral, të hollat që besimtarët e kësaj Mitropolie derdhin në arkën e Kishës me mënyra e forma të ndryshme (një nga ato është edhe ankandi i ikonave), depozitohen, ruhen dhe përdoren me transparencë të plotë. Nuk lihet asnjë shteg për abuzim apo keqpërdorim të tyre.
Gjithsesi, kushdo që viziton Korçën, këtë kopsht me të vërtetë të lulëzuar e të perëndibekuar të ortodoksisë në Shqipëri, me besimtarë të zjarrtë e të devotshëm, besnikë të traditës së mrekullueshme të të parëve të tyre, me një bari shpirtëror të përkushtuar tërësisht ndaj tyre, e kupton që në shikim të parë se, këtu, hiri i Perëndisë derdhet pa kursim. Kishat e qytetit, të gjitha të mirëmbajtura e me sendet e nevojshme, mbushen plot e përplot me besimtarë të të gjitha moshave, mes të cilëve edhe shumë të rinj. Eshtë padyshim Mitropolia më e organizuar në Shqipëri në të gjitha aspektet, që ka përqafuar me zell e përkushtim idetë e veprës misionare të Kryepiskopit Anastas.
Z. Fatmir Cici, i cili sapo na ka thënë se emri i tij i vërtetë është Fotaq, e di shumë mirë këtë, por ja që kocka që i kanë hedhur, si i vetmi mjet mbijetese, e bën këtë njeri të lehë ashtu siç e diktojnë të tjerët. Ky njeri, në gjysmë e kusur shekulli ekzistence biologjike, që nuk ka arritur ende të nxjerrë bukën e gojës me meritat e veta, që ka pritur gjithmonë me gavetë në dorë t?i hedhin ndonjë lugë çorbë për të mbajtur frymën gjallë, na dalka gjykatës i një komuniteti të tërë, i një komuniteti që ai, edhe sikur të zhytet në pështymat e anëtarëve të tij, duhet t?ua dijë për nder të madh e privilegj./ Forumi Shqiptar
Fatmir Cici, mashtruesi i maskuar si prift që u bënte qejfin qarqeve terroriste
Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit
Fenomeni Foti Cici/ Mashtruesi pa moral dhe etikë njerëzore
Fenomeni “Fatmir (Foti) Çiçi”/ Ky shpifës i paguar
Fatmir Cici apo Adhamudhi Vorio-Epiriot kundër kishës dhe shqiptarëve
Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?
Edhe pse jo zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale ka nisur...
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të...
Një vrasje e tipit mafioz, tronditi, para dy ditësh qytetin ...
Gjatë kësaj të diele do të jeni nën një atmosferë miqësore, ...
Vala e nxehtë që ka prekur Gadishullin e Ballkanit do të ush...
Këto janë faqet e parë të shtypit të ditës së sotme, e diel ...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Valdrin Sahit...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ishte stilisti...
Ditën e sotme u organizua Kongresi i Partisë Socialiste, ku ...
Vitin e kaluar bëri bujë lajmi se reperja e njohur Cardi B i...
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot opozitën të ulen ...
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e ...
Sociologu dhe aktivisti, Ergys Mërtiri, në një postim në rrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 22 Marsin si ditën ...
-Nga Mero BazeThelbi i krizës së sotme politike është pafuqi...
Ka dhe raste kur edhe pse dy njerëz duhen shumë, pas disa vi...
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është ri...
Kandidati për Kryetar Bashkie në qytetin e Lezhës, Pjerin Nd...
Në mbrëmjen e sotme një automjet tip “Peugot” me targa AA 87...
Ditën e sotme në qytetin e Tiranës u zhvillua Kongresi i Par...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...